Drejtoria e Policisë Financiare vepron me urdhër të prokurorit publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe të gjitha ato inspektime përfundimisht do të japin një rezultat që do të tregojë se cili është shpjegimi pse Prona e “Transmetit” nuk mund të konfiskohet, ka thënë në një intervistë për portalin “Llokallno” drejtori i UFP-së, Arafat Muaremi, transmeton 360 Shkallë. Ai në intervistë tha se me kërkesë të Policisë Financiare, Gjykata Themelore Civile ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e çështjes së falimentimit, si dhe disa nga çështjet pranë po kësaj gjykate, ku si palë…
Author: Hamdi Kumanova
Gezuar Pashket! Krishti është ringjallur me të vërtetë! Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë G.G. Stefan, i uroj anëtarët e Sinodit, klerin dhe murgjit e nderuar, si dhe të gjithë besimtarët ortodoksë në vendin tonë për festën e madhe të Ngjalljes së Krishtit – Pashkët. Gëzuar festën e madhe të krishterë – Pashkët!
MPB-ja gjatë ditës së djeshme (23.04.2022) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuari, me 154 vozitës të sanksionuar. Prej tyre, 14 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuar dhe dy automjete me shpejtësi deri në 70 kilometra në orë. Kështu, 76 drejtues mjetesh e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, kurse 78 në vend të banuar. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje…
Inflacioni në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e parë të vitit 2022 ka arritur në 7.7 për qind, por drejtuesit e Bankës Popullore dhe të Ministrisë së Financave presin përkeqësim të mëtejmë të parametrave ekonomikë, që mund të çojnë në inflacion edhe më të lartë deri në fund të vitit. Në këtë, sipas tyre, ka ndikuar kriza globale si pasojë e luftës në Ukrainë, që më së shumti ka goditur burimet e energjisë, pastaj bujqësinë duke çuar në rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut thonë se prioritet mbetet ruajtja e stabilitetit monetar dhe…
Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe krishtere Ringjallja e Krishtit – Pashkët, ka uruar kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvin e Ohrit, mitropolitin e Shkupit, kryepeshkopin e Ohrit z.z. Stefan dhe të gjithë besimtarët ortodoksë, dhe kryetarin e përfaqësisë kishtare të Kishës Ungjillore-metodiste, Emil Zaev dhe anëtarët e Kishës ungjillore-metodiste në vend. “Sinqerisht ju uroj që festat t’i kaloni, mbi të gjitha, me shëndet, gëzim dhe lumturi të pamasë, të mbushura me qetësi shpirtërore. Në këtë Pashkë le të mendojmë për të gjithë ata që vuajnë në konfliktet e luftës, të prekur nga fatkeqësitë natyrore, që…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në emër të tij dhe në emër të deputetëve, ua uron besimtarëve ortodoks në vend festën e madhe krishtere – Pashkët. “Le të jetë kjo festë një rast i mirë për t’u mbledhur familjet, për të ndarë lajmin e mirë, për të ndarë atë që po ndodh me ata që ju bëjnë të lumtur dhe të përmbushur. Përveç kësaj, le të jetë një mundësi për të qenë një ngushëllim për ata më pak me fat dhe më të dobët se ju. Materiali nuk është gjithmonë zgjidhja dhe zgjidhja e…
Më datë 23.04.2022, në ora 16.00 është arrestuar një fëmijë nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”. “Të njëjtën ditë, rreth orës 15:30 në stacion autobusi në rajonin e Karposhit fëmija i denoncuar, të dëmtuarës ia ka marrë qaforen e arit”, qëndron mes tjerash në njoftimin e MPB-së. Me fëmijën është kryer bisedë zyrtare dhe pas dokumentimit të rastit do të shqiptohet kallëzim përkatës.
Më datë 24.04.2022 policia, në bashkëpunim me Drejtorinë për të Ardhura Publike dhe Inspektorati i Tregut kanë realizuar kontroll të përbashkët në një klub të natës në Vinicës, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme. Në këtë aksion, nga ana e DAP-it është konstatuar se nuk janë lëshuar fatura fiskale, kurse nga IT-ja është konstatuar se nuk lokali nuk posedon licencë. Nga ana e policisë, është konstatuar se pas orës 24:00 janë legjitimuar 19 fëmijë dhe një person që kryen punën e sigurimit, por që nuk posedon licencë për sigurim. Për të gjitha këto shkelje do të parashtrohen…
Kryetari I Komunës së Strugës, Ramiz Merko, në një deklaratë për Klan Maqedoni, tha se zjarri që shpërtheu në rajonin e Strugës është lokalizuar dhe se nuk ka asnjë rrezik për shtëpitë dhe pronat. “Shqetësime nuk duhet të ketë. Ka qenë një zjarr në pjesën e epërme mbi Gurin e Drerit dhe ekipet si të zjarrfikësve poashtu edhe të Pyjeve të Maqedonisë kanë qenë në terren edhe dje edhe sot. Vazhdojnë të jenë në terren për cdo rast të kontrollojnë që të mos përhapet zjarri. Zjarri është lokalizuar që ditën e djeshme dhe nuk ka rrezik në pjesën ku janë…
Retorika e nxehtë e politikanëve, por edhe e opinionit në të dyja vendet mund ta kthejë mbrapsht procesin e integrimeve evropiane të vendit, shkruan Alsat. Ish ambasadori Tihomir Ilievski pret që vendi të fillojë së shpejti bisedimet për anëtarësim, por megjithatë shpreh dyshime për, siç thotë ai, mentalitetin e një pjese të pushtetit aktual bullgar. Ilievski tha se është koha e fundit që vendet e Ballkanit të ndjekin shembullin e procesit të integrimit evropian të shteteve baltike, ku fqinjët ofronin mbështetje materiale dhe politike për anëtarësimin sa më të shpejt në NATO dhe BE. “Përvoja më e mirë nga një…
Ministri i Financave Fatmir Besimi, po finalizon marrëveshjet rreth shfrytëzimit të instrumentit. Përkrahje makrofinanciare nga Komisioni Evropian, si dhe përkrahje financiare nga FMN-ja, të cilat do të japin një sinjal të fortë për vazhdimin e mëtutjeshëm me politikat e mira makroekonomike, bëjnë të ditur nga kjo minsitri, duke njoftuar për takimin e Besimit me përfaqësues të Bankës Botërore. “Konflikti në Ukrainë, kohëzgjatja e tij, pasiguria që imponoi, ndikon në ekonominë e vendit tonë, si dhe mbi çmimet e produkteve ushqimore bazë dhe energjensave, të cilat edhe paraprakisht shënuan rritje. Qeveria reagoi në kohë përmes pakos së masave prej 400 milionë…
Për shkak të mos pagesës së obligimeve nga komuna e Gostivarit, Zhelinës, e Jegunocit, Ndërmarrja e përbashkët e Pollogut, që menaxhon me deponinë rajonale Rusino, vazhdon të punojë me humbje. Drejtuesi i Ndërmarrjes thotë se për funksionimin normal nevojiten të paktën 25 mijë euro. “Situata e pagesës së subvencioneve nga komunat është e njëjtë, sikurse në bisedën e fundit që e bëmë. Pra ende mungojnë disa nga komunat që nuk kanë bë pagesën shkaku i bllokimit të xhirollogarive, obligimeve të tyre”, pohoi Besim Dogani, drejtor i Ndërmarrjes “Rusino Pollog”. Krerët e Gostivarit dhe Zhelinës thanë se pjesën më të madhe…

