Të premten rreth orës 15 e 45, 81 vjeçari K.P nga Shkupi, ka denoncuar policinë se gjatë natës paraprake është rrahur në rrethinën e Karposhit, shkruan raporti policor. “Më 22 prill rreth orës 15 e 45, 81 vjeçari K.P nga Shkupi, ka denoncuar policinë se gjatë natës paraprake është rrahur në rrethinën e Karposhit. Momentin kur doli nga marketi dy nga të punësuarit i kanë thënë ta kthej shportën që e ka mbajtur ai, e kur denocnuesi ka thënë se dëshiron ti dërgojë produketet deri në shtëpi, pasi jetonte afër, njëri prej tyre e ka sulmuar. Po punohet në zbardhjen…
Author: Hamdi Kumanova
Kreu i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkov në konferencës e sotme për shtyp njoftoi se aktualisht ende nuk ka marrëveshje me Qeverinë me çka do të ndërpritej greva në arsim. Nedellkov theksoi se jozyrtarisht pritet që sot të ketë takim mes SAShK-ut dhe Qeverisë për të diskutuar kërkesat për rritje të pagave në arsim. “Ndryshe dua të theksoj për publikun se deri në këtë moment nuk kemi marrëveshje të përbashkët me ministrat në resorët përkatës, presim konfirmim për takim pune në orët e pasdites ka një sinjal të tillë se pasdite do të takohemi në Qeveri. Mirëpo…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme një 20-vjeçar nga Shkupi dhe një fëmijë janë kapur duke kryer vjedhje në një “objekt në qendër të Shkupit. “Më 24.04.2022, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Qendër kanë arrestuar Sh.Ll.(20) dhe një të mitur, të dy nga Shkupi. Ata janë kapur duke kryer “vjedhje të rëndë” në një objekt të personit juridik në rrugën “Maqedonia” Sendet e konfiskuara janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit”, thonë nga MPB. Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas zbardhjes së plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës sipas…
Nga LSDM theksojnë se gjykimet ku dënohet funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së janë vërtetim se kjo parti, sipas LSDM-së, është parti kriminale. “Me vendime gjyqësore u vërtetua se janë organizatë kriminale, organizatë e larjes së parave, pasurimit ilegal përmes skemave të ndryshme, mashtrime zgjedhore dhe kriminalizim të procesit zgjedhor”, thonë nga kjo parti. Ata shtojnë se shefi i Mickoskit, Nikolla Gruevski është dënuar me 11 vite në vetëm 3 lëndë gjyqësore. “As Mickoski dhe as partia e tij nuk u distancuan nga krimi dhe nuk kërkuan falje”, thonë nga LSDM duke theksuar se në periudhën deri sa kanë ndodhur krimet,…
Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie mes Bashkësive Fetare dhe Grupeve Fetare, Darijan Storiovski u shpreh se zvogëlimi i numrit të ortodoksëve në Maqedoni në regjistrimin e fundit është gabimi në grafa, ndërsa përqindja mund të përmirësohet vetëm me regjistrim të ri. “Kam kuptim për reagimet që kishim edhe në pjesën e deklarimit të fesë”, tha Sotirovski. Ai shtoi se përqindja nuk upasqyron gjendjen faktike që është në terren, ndërsa si faktorë përmend bojkotimin, të regjistruarit administrativ si dhe disa prej tyre janë paraqitur të krishterë, por jo edhe ortodoksë për shkak të grafave të ndryshme. “Vlerësoj se në terrem, sipas…
Tërmetet nuk janë ndalur prej 3 ditësh në rajon. Mëngjesin e sotëm janë regjistruar lëkundje të tokës në territorin e Maqedonisë së Veriut. Obserbatori Seizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyrorë në Shkup njofton se rreth orës 06:36 është regjistruar tërmet me intensitet prej 2,8 ballëve sipas shkallës Riter. Tërmeti ka qenë me epiqendër në Kresnë të Pehçevës. Dridhjet e tokës janë ndjerë në Delçevë, Berovë dhe Pehçevë. Dje Greqia është zgjuar këtë mëngjes nga një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter. Edhe sot në shtetin fqinj janë ndjerë lëkundje por në shkallë më të ulët. Ndërsa 2 ditë më parë…
Aleanca për Shqiptarët ka zgjedhur dje 23 anëtarët e parë të Kryesisë së partisë, ndërsa gjatë periudhën në vijim pritet të zgjidhen edhe anëtarë të tjerë, njofton in7 Përpos deputetëve të dëshmuar në përgaditje dhe të suksesshëm në punën e grupit parlamentar, si dhe kryetarëve të komunave të cilët u dalluan për transparencë dhe suksese në menaxhim, që sipas statutit të partisë janë anëtarë me automatizëm, pjesa tjetër dërmuese janë kuadro të rinj, profesionist dhe të suksesshëm në karierën e tyre personale. Pjesë e kryesisë së ASH-së do të jetë Flakron Bexheti, doktor i shkencave politike i cili deri më tani…
SUBJEKTET E VOGLA POLITIKE SHQIPTARE TË LARGOHEN NGA SKENA Kreu i PDSH Menduh Thaçi në një iftar me sipatizantët e kësaj partie theksoi se kjo parti qëndronë përkrah aleatëve të saj BE dhe Natos, sipas tij pengesat e vogla që ekzistojnë për momentin do të zgjidhen. Thaçi kërkoi nga subjektet e vogla politike shqiptare që të largohen nga skena politike njëkohësisht u shpreh i bindur se edhe BFI të largohet nga shteti dhe pushteti. /KlanMacedonia/ https://youtu.be/Ti0Sm-o8ciQ
NXËNËSIT DO T’I RIKTHEHEN MËSIMIT NË OBJEKTET FETARE Koka Nxënësit e fshatit Jabollçisht i poshtëm në komunë e Çashkës mësimin pas grevës do duhet ta vazhdojnë në objekt fetar. Kjo pasi shkolla e nisur tashmë prej disa vitesh në këtë fshat akoma nuk është përfunduar. Jemi në fshatin Jabollcisht i poshtëm, komunë e Çashkës, shkolla të cilen e shihni në prapavi ende nuk është përfunduar, ndërsa nxënësit do t’i rikthehen mësimit pas grevave në dy objekte të improvizuara. Pas përfundimit të grevës nxënësit e shkollës “Liria” mësimin do ta ndjekin në këtë objekt fetar. “shkolla është në këtë gjendje para…
Dyer të amortizuara, dritare të thyera dhe një fasadë e jashtme, e cila më tepër i ngjan një objekti të braktisur se sa një shtëpie kulture. Kjo është gjendja e Pallatit për Kulturë në qytetin e Tetovës. Drejtori Arlind Huseini thotë së objekti është rinovuar brenda por nuk kanë fonde për ndërrimin e dyerve dhe dritareve. “Fasada nuk mbahet mend kur është bë për së fundi herë, apo më mirë të them, vetëm atëherë kur është ndërtuar. Kemi probleme të mëdha edhe me dritaret. Dritaret janë vërtetë të amortizuara qind për qind. Për momentin kemi këta tri projekte si prioritet,…
MICKOSKI: TË PRANOHEN KËRKESAT E SASHK-UT Nuk ka asnjë shenjë pozitive se SASHK-u dhe Qeveria mund të merren vesh. Paralajmërimet nga Sindikata e Arsimit janë se greva do të vazhdojë, por thonë se bisedimet do të vazhdojnë prej të hënës. Kreu i opozitës, Hristijan Mickoski, i bëri thirrje pushtetit që ti pranojë kushtet e Sindikatës që nxënësit më në fund të kthehen në bankat shkollore. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË ”Apeloj që sa më shpejtë të arrihet marrëveshje dhe që nga dita e martë, të gjithë nxënësit të kthehen aty ku e kanë vendin, në banka shkollore. Qeveria duhet…
Përmes një komunikate nga LSDM thonë se Micokski në vendrojë pas qëndrimeve shtetërore, ai frikëson opinionin. “Në vend që të qëndrojë pas interesave të shtetit, Mickoski edhe në festë fetare shpërndan të pavërteta, frikëson opnionin dhe rrezikon qëndrimet e shtetit”, thonë nga LSDM. Sipas LSDM-së, nuk ka asimilim për popullin maqedonas dhe se këtë nuk e lejon as LSDM dhe as qytetarët. “Asgjë nuk ka ndryshuar në OBRM-PDUKM. Kjo sjellje identike e Mickoskit i cili gënjente se shteti do të shkatërrohet/ I njëjti Mickoski dhe e njëjta OBRM-PDUKM që gënjyen se do të emigrojnë 1 milion emigrantë dhe se me…

