Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka iniciuar procedurë kundër 55-vjeçarit, banor nga fshati Meseishtë, komuna e Debërcës, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Rrezikimi i sigurisë nga neni 144 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. I dyshuari, më 14 prill ka thirrur në numrin zyrtar të telefonit të Ambasadës britanike në Shkup, ku është kyçur operatori automatik i qendrës. Në aparatin folës, i dyshuari ka lënë një mesazh me përmbajtje kërcënuese: “Ambasadorja britanik në Shkup do të sulmohet me armë zjarri. Këtë nuk e raportoj në polici, pasi…
Author: Hamdi Kumanova
Përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë është një kusht që duhet përmbushur përpara se vendi të fillojë negociatat e anëtarësimit në BE. Këtë qëndrim e ka konfirmuar ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska, për media para fillimit të forumit “BE dhe Ballkani”. Gençovska sqaroi se ky kusht për Maqedoninë është vendosur në deklaratën e Kuvendit Popullor dhe në vendimet e Këshillit Konsultativ për Siguri Kombëtare. “Në këtë fazë fillimisht duhet ta zbatojnë dhe më pas të fillojnë negociatat me ta. Nuk e di se çfarë sinjalesh ka dhënë kryeministri (Kiril Petkov), por ky është qëndrimi…
Nesër do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë me erë të dobët deri në mesatare jugore, ndërsa nga dita e enjte në orët e pasdites do të ketë shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Do të fryjë erë mesatare në disa vende erë veriore e përforcuar. Kushte për shi lokal do të ketë të premten dhe gjatë ditëve të fundjavës së vazhduar festive, ndërsa temperaturat dukshëm do të bien.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska shpreson se prejse përfaqësuesit e SASHK-ut do ta njoftojnë anëtarësinë se është arritur marrëveshje me Qeverinë, mësimdhënësit, profesorët, edukatoret dhe përkëdhelëset do të kthehen në vendet e punës nga nesër pas së cilës, tha, procesi arsimor dhe kujdestar do të vazhdojë të zhvillohet normalisht. “Dje, pas tre orësh e gjysmë bisedë, dialog me përfaqësuesit e SASHK-ut, sot është rënë dakord që kryetari dhe Bordi i SASHK-ut t’i njoftojnë anëtarët e SASHK-ut dhe të gjithë ata të punësuar në institucionet arsimore dhe kopshtet që janë në grevë se është arritur marrëveshja me Qeverinë…
Me një ceremoni solemne, dhe në prani të të gjithë të punësuarve në Universitetin Nënë Tereza në Shkup, sot në orën 13.00 Akademik Izet Zeqiri merr zyrtarsiht detyrën rektori i ri UNT-së. Akademik Zeqiri është rektor i dytë i UNT-së, dhe i pari i zgjedhur në mënyrë demokratike, drejtpërdrejtë nga 98 për qind e profesorëve të këtij institucioni të lartë arsimor në gjuhën shqipe. Para tij qëndrojnë projekte të mëdha për ti realizuar, siç janë ndërtimi i Kampusit universitar, krijimi i kushteve optimale për punë për të punësuarit, dhe për studime për studentët, decentralizimin e univerzitetit dhe angazhimin e mësimdhënësve…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme është shqiptuar gjobë ndaj 68-vjeçarit nga Gostivari, i cili para disa dite u fotografua derisa po lëvizte me veturë në Urën e Gurit në Shkup. Gostivarasi është dënuar për tre shkelje në komunikacion. “Gjatë ditës së djeshme (25.04.2022) është sanksionuar I.A. (68) nga fshati Çegran i Gostivarit, i cili lëvizte me veturë pasagjerësh në Urën e Gurit në Shkup. Masat janë shqiptuar për shkak të lëvizjes kundër shenjës së komunikacionit, parkimit në zonë për këmbësorë dhe skadimit të lejes së komunikacionit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Prisja që SASHK-u do të qëndronte më fortë se 2 për qind nëse ndërpret grevën, pyetja është se a shpërbleu gjithë kjo pritje? Është dashur të veprojnë pak më me guxim, thotë “Utrinski Brifing”, kryetar i Konfederatës së Sindikatave, Marjan Risteski. “E them publikisht që nuk është mirë të ndalet greva në arsim vetëm për ato 2% diferencë, nuk është mirë për punëtorët. Nuk do të fajësoja vetëm SASHK-un por edhe Qeverinë që duhet ta marrë më seriozisht grevën. Ne kemi protestuar dhe kemi bërë thirrje edhe anëtarëve tanë që të mbështesin protestat e sindikatave të tjera. Punëtorët janë unikë.…
Zv ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu në emisionin Klan Debat tha se: ”Gjitha ligjet si pako e reformave në gjyqësorë flasin për seriozitetin e kësaj qeverie për funksionimin e institucionit të Drejtësisë, sepse ligjet janë në konform me BE-në. Sigurisht që po punojmë e një ngritje edukate, kulture që drejtësia të jetë e kapshme për të gjithë. Shqiptarët nuk janë fajtor që s’ka drejtësi në vend, por ka problem me metodat e shtetit.”
Dje në Saraj ka qëndruar z. Brunno Kauffman nga Fondacioni Zviceran për Demokraci me qëllim njoftimin me kryetarin e Komunës së Sarajit z. Bleri Bexheti dhe dorëzimin e ftesës për pjesmarrje në Forumin Globa të Demokracisë së Drejtpërdrejtë, takimi më i madh në botë kushtuar demokracisë pjesëmarrëse dhe të drejtpërdrejtë, I cili do të mbahet nga 21 deri më 25 shtator 2022, në qytetin e bukur buzë liqenit të Lucernit, Zvicër. Konferenca Botërore e këtij viti organizohet nga Fondacioni Zviceran për Demokraci në bashkëpunim me Democracy International dhe Qytetin e Lucernit. Me këtë rast, z.Kauffman simbolikisht i dhuroi kryetarit Bexheti…
Në tre ditët e fundit, nga 22 deri më 24 prill, nga 3.722 analiza të kryera janë regjistruar 147 raste të reja me KOVID-19, janë raportuar gjithsej pesë të vdekur dhe 238 të shëruar, njofton Ministria e Shëndetësisë, duke cituar të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik. Numri i rasteve aktive është 630, dhe në tetë qytete aktualisht nuk ka asnjë rast të vetëm me Covid-19. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.011.275 testime të KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 309.208, numri i të…
Qeveria e Kovaçevskit të ketë kujdes se çfarë pranon në bisedimet me Bullgarinë, pozicionet e Bullgarisë çojnë drejt asimilimit të popullit maqedonas. Kështu porosisin nga partia opozitare VMRO-DPMNE. Derisa Kovaçevski dhe Osmani fshihen dhe ikin të japin përgjegjësinë për bisedimet me Bullgarinë në Kuvend, para qytetarëve, thonë ata përsëri opinioni zbulon detaje nga bisedimet nga Bullgaria dhe Petkovi. VMRO-DPMNE “Nëse Qeveria e Kovaçevskit lë nënshkrim në dokument në të cilin do të jenë të përfshira të gjitha kërkesat e Sofjes, ndoshta do të ndodh konferenca e parë ndërqeveritare, por asnjëherë nuk do të fillojnë bisedimet mes Maqedonisë dhe BE-së, derisa…
Komisioneri për Zgjerim I BE-së, Oliver Varhelji, nga sot deri më 28 Prill do t`I vizitojë Kroacinë, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në kalendarin e aktiviteteve të tij, në ueb-faqen e Komisionit Evropian thuhet se Varhelji gjatë qëndrimit në Zagreb, Sofje, Shkup dhe Tiranë do të ketë bisedime dypalëshe, kurse në Sofje do të merr pjesë në Samitin BE-Ballkan. Në të njëjtën kohë me Varheljin, nesër në Sofje do të qëndrojë edhe Ministri I Jashtëm Bujar Osmani. Ministri Osmani, sot ka qëndruar në Berlin ku me zyrtarë gjerman ka biseduar për dosjen evropiane të RMV-së dhe nevojën për zhbllokimin…

