Rektori i Universiteti të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qahili, sot priti në një vizitë pune Ambasadorin e Austrisë në vendin tonë, ekselencën e tij Dr. Georg Woutsas. Në këtë takim ku morën pjesë edhe Prof. Dr. Shefik Shehu, prorektor për Bashkëpunim ndërkombëtar i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Faton Shabani, Shef i Kabinetit të Rektorit të Universiteti i Tetovës, Doc. Dr. Hatibe Deari Zeqiri, shefe e Zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof. Dr. Berton Sulejmani, dekan i Fakultetit Filologjik, Mr. Sc. Osman Ismaili, shef i Programit studimor – Gjuhë dhe Letërsi Gjermane dhe Lazim Ahmedi nga Këndi austriak, u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit…
Author: Hamdi Kumanova
Afër 44 mijë të punësuarve në çerdhe, shkolla fillore dhe të mesme pritet t’u rriten pagat. Për momentin, Qeveria nuk zbardh se sa para saktësisht do të ndahen nga arka e shtetit për rritjen prej 12 për qind të pagave, shkruan Alsat. Sipas llogaritjeve të Alsat, në buxhetin e këtij viti janë ndarë 78 milionë euro për pagesën e pagave në arsim dhe me rritjen prej 12 për qind, do të duhet të ndahen 9,1 milionë euro shtesë në vit. Përveç punonjësve arsimorë, paga më të larta kërkojnë edhe punonjësit e tjerë në administratë. Lidhja e Sindikatave tashmë ka…
Ministria e Brendshme njofton qytetarët se në datat 27 dhe 28.04.2022 (e mërkurë dhe e enjte), për shkak të vizitës zyrtare të vendit tonë nga ana e Presidentit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë, N.E. Mustafa Shenton do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët qendrore të qytetit të Shkupit. Për këto arsye, SPB Shkup apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’u binden urdhrave të dhëna nga punonjësit e uniformuar policor./KlanMacedonia/
Prokuroria akoma nuk ka zbardhur motivin e vrasjes së një nate më parë në afërsi të shkollës “Imri Elezi” në Shkup. Hetimi në vendin e ngjarjes ka përfunduar, ndërsa brenda dhe jashtë lokalit ku është gjuajtur me breshëri plumbash ka akoma gjurmë gjaku dhe rrënoja të shkaktuara nga plumbat e shkrepur. Si pasojë e kësaj përleshjeje ka mbetur i vrarë një 47 vjeçar, i njohur për organet e rendit, ndërsa janë plagosur tre të tjerë mes moshës 30 dhe 43, shkruan Alsat. Dëshmitarët okularë i kanë thënë grupit hetimor se në momentin kur është gjuajtur me armë në lokal kanë…
Universiteti i Tetovës, më 22 prill 2022 mori pjesë në punimet e panairit mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor, i cili u mbajt në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Në këtë panair, ku ishin të pranishëm institucione shkencore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e më gjerë, kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akad. Skënder Gjinushi tha se ky panair jep mundësinë për të parë se cili është produkti shkencor i shqiptarëve, cili është raporti midis nënsistemeve të veprimtarisë shkencore, si qëndrojnë raportet midis brezave të studiuesve, në cilat disiplina ka më shumë progres e ku ka prapambetje, a…
Të nderuar qytetarë, të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar të pranishëm, Sot – kur janë bërë 100 ditë nga çasti kur ne iu bashkuam shumicës parlamentare dhe qeverisë – jemi këtu që, bashkë me drejtuesit e partisë dhe përfaqësuesit tanë në ekzekutiv, të ballafaqohemi me opinionin publik, të japim llogari për atë që e kemi përmbushur gjatë kësaj kohe dhe t’ju informojmë për punën tonë në këtë përbërje qeveritare. Siç tashmë e dini të gjithë, ne iu bashkuam kësaj qeverie në një moment kur shteti ishte në ngërç dhe kur rrezikohej stabiliteti i tij. Pamundësia e krijimit…
Pas ndërprerjes njëjavore të punimeve në rrugën “Strasho Pinxhur” , kanë vazhduar punët për rekonstruimin e saj. Edhe pse prerja e pemëve në këtë rrugë u bë mollë sherri mes këshilltarëve të listës “Më mirë për Tetovën” dhe drejtuesve të komunës, shefi i sektorit për veprimtari publike, thotë se punimet do të vazhdojnë sipas projektit, ndërsa do të priten dhe zëvendësohen edhe tetë pemët e mbetura në këtë rrugë. Autoritetet komunale thonë se kanë tentuar që të zhvillojnë takim me grupin e këshilltarëve, por nuk kanë pranuar. Të kontaktuar nga Alsat, grupi i këshilltarëve “Më mirë për Tetovën”, janë shprehur…
Prokuroria Publike në Gostivar po bën këqyrjen e vendit të ngjarjes në një shtëpi në Gostivar ku gjatë ditës së djeshme u gjet trup i pajetë i një grua me më shumë plaga në trup me thikë. Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për grua nga Shqipëria e lindur më 1967 e cila ka qenë e martuar në fshatin Vërtok. Sipas informacioneve të para, vdekja e gruas ka ndodhur 24-48 orë para zbulimit të trupit. Prokurori Publik dha urdhër për mbledhjen e dëshmive të gjetura në vendngjarje, kurse trupin për autopsi. Prokuroria sqaron se sipas informacioneve të para, vdekja ka qenë e…
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut publikoi të dhënat për virusin korona në vend brenda 24 orëve të fundit, transmeton Portalb.mk. Të dhënat janë si vijon: Raste të reja: 21 Riinfektime: 0 Të vdekur në 24 orët e fundit: 1 Të vdekur të raportuar nga Termini im: 0 Të shëruar: 89 Testime: 893 Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 561. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri dhe Prilepi. Nga fillimi i pandemisë: Të infektuar: 309.229 Të shëruar: 299.391 Të vdekur: 9.277 Testime: 2.012.168
Nga sot fillon pagesa e pensioneve të prillit, e cila do të jetë më e lartë për 1.000 denarë për mbi 330.000 pensionistë, përmes ndihmës së dakorduar direkte financiare për tre muaj. Marrja e pensioneve nëpërmjet filaleve të bankave për pensionistët që nuk përdorin karta do të realizohet në katër grupe, sipas masës së pensionit: Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa të bëhet më 26.04.2022 (e martë); Për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa të bëhet më 27.04.2022 (e mërkurë); Për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 28.04.2022 (e enjte); Për pensionet në…
Eurokomisioneri Oliver Varhelyi sot në Sofje tha se është jashtëzakonisht i zhgënjyer që ende po diskutohet çështja se kur Maqedonia e Veriut do t’i fillojë negociatat me Bashkimin Evropian, e cila, siç tha ai, besonte se është zgjidhur para dy vitesh. Duke theksuar se ndodhet në Sofje për herë të dytë në një periudhë të shkurtër kohore, ai tha se është i gatshëm të vijë për aq kohë sa të duhet për të zgjidhur çështjen deri në qershor. “BE nuk ka as kohë për të humbur dhe as interes për të shtyrë konferencën e parë ndërqeveritare me të dy vendet”,…
Me datë 25.04.2022 në ora 18:15 në SPB Strumicë është raportuar se në fshatin Gabrovë të Strumicës, traktori “IMT 533” pa targa i drejtuar nga B.V.(54) nga fshati Gabrovë ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është konstatuar në Qendrën mjekësore Strumicë, i lënduar rëndë BV. Në vendin e ngjarjes është bërë mbikqyrje nga ekipi i SPB Strumicë.

