Nëpërmjet një ekspozite para Kuvendit, nga ASH theksojnë se sot mbushen 5 vite nga dita e betejës kundër një regjimi demokrature në vepër, me qëllim për të kthyer Maqedoninë e Veriut drejt normalizimit institucional dhe rrugës drejt një demokracie më të zhvilluar. “Një betejë në të cilën u derdh gjak, u rrezikuan jetë dhe u sulmua tempulli i demokracisë. Por, sot pas 5 viteve, kjo betejë u shit nga një regjim i ri që tanimë ka marr përmasat e atij të kaluarit”, thonë nga ASH. Sipas tyre, më 27 prill 2017 rrëzuam gjysmën e regjimit, Nikolla Gruevskin me klanin e…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Arsimit dhe Shkencës në intervistë për “Makfaks” u shpreh se është i gatshëm sërish me vazhdimin e bisedimeve me SASHK. “Nga SASHK dje u tha se greva vazhdon, por nuk thanë se si do të vazhdojë mësimi. Kështu humbin fëmijët”, tha ministri Shaqiri. Ai tha se në kohë krize ekonomike kanë dhënë përqindjen më të madhe të rritjes së pagave dhe se asnjëherë nuk është thënë përqindja përfundimtare dhe se po mendohet për pasojat. Shaqiri shtoi se shqyrtohet mundësia për vazhdimin e mësimit edhe pas 10 qershorit për të kompensuar orët e humbura.
Duke thënë se “mësuesit po e teprojnë dhe nuk i mësojnë fëmijët asgjë”, prindërit dhe gjyshërit e anketuar nga indeks.mk kërkojnë që fëmijët dhe nipërit e tyre të kthehen në bankat shkollore. Ata thonë se greva e mësuesve është e politizuar dhe fëmijët po humbin shumë. Prindërit dhe gjyshërit i thonë portalit Indeks se për nxënësit është shumë nëse e humbin edhe një ditë e jo më shumë. Ndryshe, Ministria e Arsimit dhe Shkencës i propozoi SASHK-ut rritje për 12% të rrogave por këta të fundit si dorë e zgjatur e VMRO-së nuk pranuan këtë rritje dhe thanë se greva…
Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në mbledhjen e sotme rekomandoi heqjen e të gjitha masave kufizuese, përveç mbajtjes së maskave në spitale, barnatore, transport publik dhe në shtëpi për të moshuar. Komisioni u bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje personale dhe higjienë siç është larja e shpeshtë e duarve, dezinfektimi dhe mbajtja e distancës. Ata shtojnë se vaksinimi vazhdon të jetë masa më e mirë dhe më efikase për mbrojtjen nga COVID-19. “KSI në bazë ditore ndjek gjendje me COVID-19 dhe nëse ka nevojë, do të rekomandohen masa të reja”, thuhet në njoftimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.
Furnizimi me gaz nuk është ndërprerë.Ne kemi furnizim të vazhdueshëm me gaz nga Gazprom nëpërmjet tubacionit për në Bullgari, pavarësisht se Rusia ka ndërprerë furnizimin me gaz për Bullgarinë. Të gjitha obligimet nga ana jonë janë shlyer, por situata është komplekse dhe nuk dihet se çfarë vendimi mund të merret në ditët në vijim, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme ku informoi për sigurinë e furnizimit me gaz të Maqedonisë së Veriut pasi Rusia ndërpreu furnizimet për Bullgarinë. Ministri Bekteshi potencoi se Maqedonia e Veriut ka alternativa nëse furnizimi me gaz nga Gazprom ndërpritet, objektet industriale…
Në përputhje me detyrimet e vendimit të fundit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore UNESCO-s (Fuzhou, Kinë korrik 2021) dhe hapat dhe detyrimet e dakorduara të Deklaratës së Përbashkët të Komisioneve Kombëtare për UNESCO-n e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë (korrik 2021), sot në Pogradec u zhvillua takim i përbashkët pune në nivel politik mes dy vendeve ku morën pjesë ministrat e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, si dhe kryetarët e katër komunave: Pogradec, Korçë, Ohër dhe Strugë dhe ekspertë që punojnë drejtëpërdrejtë në procesin e mbrojtjes së…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, u takua me Komisionarin Evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Oliver Varhelyi. Në takim u bisedua për çështjet aktuale lidhur me sfidat e luftës në Ukrainë dhe perspektivat evropiane të rajonit. Bashkërisht u konstatua se integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut dhe rajonit është nevojë e vendeve në kuadër rajonal, por edhe e vetë Bashkimit Evropian. Gjithashtu ekziston pajtueshmëri se tani është momenti për zhbllokimin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që në të kundërtën mund të mbetet një çështje e hapur për një kohë…
Emrat e aktorëve të shkëlqyer Nikolla Ristanovski dhe Jelena Jovanova, top modelja Katarina Ivanovska, Drita Islami – atlete, olimpiste dhe rekordere kombëtare, si dhe muzicientët tanë të shquar Karolina Goçeva dhe Vllatko Llozanovski u mblodhën në një vend në TV spotin e ri të yjeve të kafesë më të mirë në tregun maqedonas – “Paskalin”. Këmbëngulja, guximi dhe palodhshmëria janë cilësitë që i bashkojnë këta gjashtë emra të dëshmuar, të cilët për shumë vite qëndrojnë në krye, secili në fushën e tij. I tillë është “Paskalin”, brend i njohur nga dashamirët e kafesë për cilësinë, shijen dhe stilin e tij.…
Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme ka rekomanduar heqjen e të gjitha masave për mbrojtje nga pandemia Covid-19, përveç detyrimit për mbajtje të maskës në institucione shëndetësore, barnatore, transport publik dhe në shtëpitë për përkujdesje të të moshuarve, përcjell TV21. Njëkohësisht, Komisioni apelon tek qytetarët që të respektojnë rekomandimet për mbrojtje dhe higjienë personale, si larja e shpeshtë e duarve, dezinfektimi dhe mbajtja e distancës.
Partia opozitare maqedonase ”Levica” së fundmi ka reaguar se pse në Forinë të Gostivaret është vendosur flamur gjigand 10 metra, e afër tij asnjë i Maqedonisë së Veriut, raporton KlanMacedonia. Ja reagimi i plotë: Në fshatin Forinë të Gostivarit, ku është edhe vendlindja e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, në sheshin e fshatit është vendosur një flamur shqiptar prej së paku 10 metra – në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin për përdorimin e flamujve të komuniteteve në Republikën e Maqedonisë. Gjegjësisht, bëhet fjalë për një flamur shqiptar të ekspozuar në mënyrë të pavarur në qendër të fshatit. Forinë, pa u…
Qyteti i Shkupit realizon projektin “Oxhakpastrues për stufa të pastra dhe ajër të pastër në Shkup”, i cili financohet nga Ministria për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim e Republikës Federale të Gjermanisë dhe realizohet në bashkëpunim me qytetin e binjakëzuar të Nirnbergut, Republika Federale e Gjermanisë. Për këtë qëllim, Qyteti i Shkupit shpalli thirrje publike për shprehjen e interesit për ndjekjen e mësimit dhe trajnimit falas për oxhakpastrues. Personat e interesuar duhet të kenë përfunduar së paku arsimin e mesëm, dhe mund të aplikojnë me depozitimin e letrës për shprehjen e interesit, në të cilën detyrimisht duhet të shënojnë: Emrin dhe…
Janë 14 aktvendime të Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut të cilat kanë të bëjnë me maqedonasit në Bullgari dhe deri më tani asnjë prej tyre nuk është zbatuar nga Bullgaria. Në kushte të luftës në Ukrainë, kur nuk respektohen të drejtat e njeriut, në Evropë nuk nevojiten shembuj jo të mirë, deklaroi deputeti i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski, i cili në Strasburg po merr pjesë në sesionin e rregullt të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës. Ai përkujtoi se në analizën e Sekretariatit për ekzekutim të aktvendimeve shprehet shqetësim i thellë se në procedurat e fundit për regjistrim të…

