Author: Hamdi Kumanova

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,39% në raport me vendimin e datës 26.4.2022. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri ( EL-1) nuk ndryshojnë. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,041 den/kg dhe do të jetë 51,784 den/kg. Nga data 29.4.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të…

Lexo më Shumë

“DATA kur u themelua Partia ma e madhe e shqiptarëve te Maqedonisë PPD me 26 deputetë me kryetar NEVZAT HALILIN legjendar…e sot pa asnje deputet… shumë keq na ka mallku, krye s’jemi duke çue…”! Kështu diplomati Daim Ilazi dhe njëri nga ish-aktivistët e shquar të Partisë së Prosperitetit Demokratik, një psotim në facebook e ka përkujtuar me zemër të plasur, ditën e themelimit të partisë së parë dhe më të madhe të shqiptarëve në fillim të pluralizmit. Partia për Prosperitet Demokratik ishte themeluar në vitin 1990 dhe qëndroi në pushtet për dy mandate të para dhe në qeverinë gjithëpërfshirëse të…

Lexo më Shumë

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti sot në debatin parlamentarë të komisioneve ka theksuar se “mësimdhënësit kishin të drejtë dihej me kohë, prandaj para dy muajsh kur u soll Ligji për pagë minimale ua argumentuam që kriteret që u morrën parasysh për pagën minimale janë të njejtat që mësimdhënësve ju japin të drejtë. Prandaj sot duhet të jepni llogari për mospranimin e amandamenteve tona”, tha deputetja Dauti, përcjellë Top24.

Lexo më Shumë

Më vjen keq që tragjedia e madhe në spitalin e Tetovës përdoret për qëllime politike. Kjo pjesë e procedurës është në përfundim dhe këto ditë për një kohë të shkurtër pres që Prokuroria e Tetovës të marrë vendim lidhur me këtë ngjarje, tha sot prokurori publik shtetëror Ljubomir Joveski. Joveski tha se Prokuroria i është qasur këtij rasti me përgjegjësi që në fillim dhe se ka vënë në dispozicion të gjitha resurset. “Në këtë rast në këtë pjesë të procedurës nuk janë marrë vetëm këto ekspertiza, por janë dëgjuar disa persona, janë kryer ekspertiza të tjera nga Fakulteti Teknologjik, ekspertiza…

Lexo më Shumë

“Ne nuk lejuam çmime shokuese, siç është kudo në Evropë. Nëse i shohim të gjitha krahasimet në rajon dhe më gjerë, Republika e Maqedonisë së Veriut ka çmimet më të ulëta të energjisë dhe çmimin më të ulët të produkteve ushqimore bazë, krahasuar me të gjitha”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ai shtoi se Qeveria i është përgjigjur në kohë të duhur krizës më të keqe ekonomike në të gjithë Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore. “Qeveria, në përputhje me situatën, përgatiti në kohë një paketë masash, në shumën totale prej 615 milionë eurosh, për të zbutur goditjen e çmimeve,…

Lexo më Shumë

Mundet të bëhen transakcione në rubla për pagesën e gazit natyrorë rus nëse ajo është e nevojshme, konfirmoi sot guvernatorja e Bankës Pupullore, Anita Angellovska Bezhoska, përcjellë TOP24 Të gjitha parakushtet janë krijuar dhe nuk shohë që ndonjë pengesë për pagesë në mënyrën që është e nevojshme, tha Angellovska Bezhoska në pyetjen e parashtruar në press konferencën e sotme së bashku me nënkryetaren e EIB, Liljana Pavllova nëse janë të gatshëm institucionet vendase të paguajnë gazin natyrorë rus me rubla. Guvernatorja theksoi se apsolutisht nuk egzistojnë asnjë llëj mase regullatore për dërgesën e regullt dhepagesën e regullt. Gjithëçka që ishte…

Lexo më Shumë

“I ZHGËNJYER NGA BULLGARIA PËR EMËRIMIN E QENDRËS ME VANÇO MIHAJLOV” Kryeministri Dimitar Kovacevski sot në Kuvend, pas pyetjes së Deputetes së VMRO-DPMNE-së, Rashela Mizrahi, ka theksuar se është I zhgënjyer që Bullgaria fqinje ka vendosur që ta emërojë qendrën kulturore në RMV me Vanço Mihajlov. Ai paralajmëroi hapjen e qendrës së kulturës në Bllagoevgrad të Bullgarisë. Me njëherë pas hapjes së Qendrës, për cka thash se nuk pajtohem, kam dhënë urdhëra për resorët kompetent, të bëjnë analiza se përse nuk ka një rregullativë ligjore që do të parandalonte një gjë të këtillë dhe të përgatisin bazë ligjore për trajtim…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Alternativa, Afrim Gashi ka bërë thirrje qytetarët e Bujanocit që të votojnë për Shaip Kamberin. Ai shkruan se tani është mundësia që shqiptarët të mobilizohen me qëllim që Kamberi të bëhet deputet në kuvendin e Serbisë. “Votoni për Shaip Kamberin! Votoni për deputetin e shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Votoni nr. 16 Të dashur shqiptarë të Bujanocit, tash kur është krijuar mundësia e rivotimit në një vendvotim në qytetin tuaj, ju lutem të gjithëve që votoni në atë pikë, të mobilizoheni dhe të mos lejoni as edhe një votë pa shkuar në adresë të deputetit të vetëm…

Lexo më Shumë

Digjitalizimi i gjykatave, qasja e shpejtë dhe e thjeshtë e qytetarëve për marrjen e dokumenteve, sigurimi i kushteve optimale për kryerjen e funksionit gjyqësor dhe prokurorial. 📌Në 100 ditët e para vazhduam aktivitetet për qeverisje efikase, të ndershme dhe të përgjegjshme! ✅U instalua dhe u lëshua në përdorim pajisje informatike kompjuterike në sallat e 5 gjykatave me çka do të rritet transparenca dhe barazia e palëve në procedurë. Janë nënshkruar edhe memorandume për interoperabilitet dhe për shkëmbim më të shpejtë të të dhënave me institucionet. ✅Janë siguruar shërbime digjitale për qytetarët, me çka mundësohet mënyrë e shpejtë, e lehtë dhe…

Lexo më Shumë

Sonte (28-prill), njëzet minuta pas mesnate, në rrugën lokale në Pallçisht të Epërm të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 22-vjeçarin A.B. nga Reçica e Madhe e Tetovës, pasi që gjatë kontrollit të veturës “Opel Vectra” me targa të tetovës, të cilën e drejtonte janë gjetur dy thika, të cilat i janë konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Një 23 vjeçare, banore e një fshati të Tetovës,mbrëmë njëzet minuta pas mesnate, në SPB-Tetovë ka raportuar se më pak se një orë më parë në shtëpinë e tyre familjare ka qenë e sulmuar fizikisht nga vjehrri dhe vjehrra e saj. Nga SPB Tetovë theksojnë se po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Lexo më Shumë

Qëndrimi shantazhues dhe agjenda politike e zbatuar nga kryesia e SAShK-ut janë në dëm të nxënësve dhe procesit mësimor, thuhet në kumtesën e LSDM-së. “Fëmijët, nxënësit janë vënë në pezull.Me disa javë ndërprerje të mësimit, rrezikohet e ardhmja e mbi 16 mijë maturantëve dhe studimi i tyre i mëtejshëm.Për dëmet e ndërprerjes së mësimit paralajmëruan edhe Avokati i Popullit dhe UNICEF, duke apeluar që procesi mësimor të vazhdojë.Përmes dialogut social u arrit propozimi konkret për rritje të pagave prej 12%, Marrëveshja e re e Përgjithshme Kolektive dhe metodologji e re për rritje të vazhdueshme të pagave. E gjithë kjo në…

Lexo më Shumë