Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska u takua me Joaneke Balfort, drejtoreshë për siguri dhe politikën mbrojtëse e Shërbimit evropian për veprim të jashtëm, e cila ndodhet për vizitë në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk. Në takim, ministrja Petrovska iu referua nevojës për një perspektivë të dukshme dhe të shpejtë evropiane të vendeve të rajonit, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme sidomos në këto kohë të sfidave të sigurisë në kontinent. Ajo shtoi se ky proces ndikon edhe në besueshmërinë e Unionit. “Ballkani Perëndimor duhet të jetë në krye të agjendës së Bashkimit Evropian. BE-ja duhet të jetë e vendosur dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Pjesëtaret e policisë të SPB-Tetovë, mbrëmë (28-prill) në ora 20:00 kanë privuar nga liria personat Sh.M.(52), M.M. (35) dhe M.M. (34) nga Tetova, të cilët gjysmë ore më parë para objektit banesorë në rrugën “Kiro Ristevski” në Tetovë janë përleshur fizikisht me personat B.B. (21) dhe H.A. (42), po ashtu nga Tetova. Në konfrontimin e ndërsjellë, sipas denoncimit, të cilës i ka paraprirë një debat verbal mes Sh.M. dhe B.B., H.A. kishte përdorë edhe një pistoletë me gaz. Të tre personat e privuar nga liria janë mbajtur në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme, pas së cilës të gjithë…
Të gjithë fëmijët janë kthyer sot në shkolla pas tre javësh të humbur mësim. Kreu i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov në konferencën e djeshme njoftoi se greva në arsim do të pezullohet. Nedellkov tha se këtë veprim e kanë ndërmarrë pas konsultimit me juristë dhe se një vendim i tillë duhet të ndërmerret sepse kështu e parasheh ligji. Vendimi i Sindikatës së Arsimit për të pezulluar grevën nëpër shkolla ka shkaktuar polemika në mesin e disa grevistëve të cilët dje në shenjë revolte u mblodhën para selisë së SASHK-ut për të shprehur pakënaqësinë me vendimin e…
Nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare, e aq më pak pranojë shantazhet. Kjo është përgjigja e kryeministrit DImitar Kovaçevskit, ndaj ofertës së liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski. Ai ka deklaruare se nuk pranon shantazhe dhe se kjo është hera e dytë që shantazhohet nga numri një i OBRM-PDUKM-së. Kovaçevski ka thënë se ambiciet vetjake të Mickoskit nuk i interesojnë, por i intereson gjendja e qytetarëve dhe shtetit. “Si Qeveri kemi punë të përgjegjshme ndërsa kjo është menaxhimi me krizën më të madhe ekonomike pas Luftës së Dytë Botërore. Nuk janë të nevojshme as takime për zgjedhje dhe as…
Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se me datë 29.04.2021 do të fillojë dezinsektimi me aeroplan në territorin e qytetit të Shkupit kundër larvave të mushkonjave, gjegjësisht: 1. Dezinsektimi me aeroplan (faza e parë) në territorin e qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave, do të realizohet më 29.04.2022 (e premte), në orët e hershme të mëngjesit. Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimit, i njëjti do të kryhet në të njëjtin termin ditën e parë të ardhshme, kur kushtet atmosferike do të jenë të favorshme. Njoftohen bletarët që në kohë të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e…
Komisioni i Ekspertëve të shëndetësisë në Greqi këtë të enjte kanë vendosur heqjen e certifikatës së vaksinimit anti Covid për hyrjen e qytetarëve në vend duke filluar nga 1 maji. Sipas ekspertëve të shëndetësisë përdorimi i certifikatës së vaksinimit anti Covid do të hiqet nga 1 Maji deri në muajin gusht. Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se përdorimi i maskave në ambientet e mbyllura është një masë që do të vijojë që të ngelet në fuqi gjatë muajit maj, mbase mund të këtë ndryshim në muajt në vijim. “Nuk e dimë…
Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në pyetje të gazetarëve në lidhje me propozimin e tij për formim të grupeve për ekonomik, politikë të jashtme, shëndetësi dhe arsim me qeverinë dhe opozitnë e që do të punonin deri në zgjedhjet e ardhshme, u shpreh se partia e tij është e gatshme t’i ndihmojë kësaj qeverie. “OBRM-PDUKM është parti shtetformuese dhe mos harroni se kjo parti ekziston për Maqedoninë. Qëllimi im është të unifikohet populli”, u shpreh Mickoski. Ai theksoi se nuk është normale që kryeministri të mos ketë komunikim me liderin e partisë më të madhe politike. “Nuk është e shëndetshme…
Muajin e ardhshëm do të dihet nëse do të ketë edhe një rritje të normës së kamatës, nga e cila varen kamatat e kredive të qytetarëve. Në konferencën e tetë hulumtuese, guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Bezhovska, theksoi se në periudhën e ardhshme do të bëhet skanimi i politikës monetare, pas së cilës do të vendoset nëse dhe çfarë masash do të ndërmerren për zbutjen e inflacionit, shkruan Alsat.
SASHK-u sot ka marrë vendim që ta ndërpresë grevën, tha kryetari i sindikatës, Jakim Nedellkov, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ne jemi legalistë dhe respektojmë ligjet. Për këtë, gjatë periudhës së pajtimit dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjes mes dy kampeve, greva do të ndërpritet. Kemi bërë një konsultim të detajuar me disa avokatë, gjyqtarë dhe do të duhet të veprojmë në përputhje me ligjin. Nga sot deri sa nuk zgjidhen mosmarrëveshjet. Jemi të bindur se në periudhën në vijim do të gjejmë zgjidhje të përshtatshme të përbashkëta dhe se nuk do të ketë nevojë për aktivizim të grevës. Nëse nuk jemi dakord me…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, vlerëson se dalja nga kriza është e mundur vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, shkruan gazeta LAJM. “Kur krizat janë të shumta, kur kemi qeveri e cila nuk ka aftësi se si t’i menaxhoj dhe në vend që t’i menaxhoj çdo ditë del një krizë tjetër shtesë, natyrisht gjëja e parë që duhet të ndodhë është që kjo qeveri të largohet dhe të krijohet një shumicë e re e cila pastaj vendin do ta dërgoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Vetëm në këtë formë do të nis që kriza gradualisht të gjejë…
Stopanska Banka (Banka Ekonomike) ka arritur fitime 11 milionë euro për 3 muaj, edhe ate nga rritja e të ardhurave neto nga interesi, të ardhurat neto nga komisionet, diferencat e kursit të këmbimit dhe të ardhurat e tjera nga aktiviteti. Stopanska Banka Shkup për 11 milionë euro fitim për tre muajt e parë të këtij viti. Fitimi i kësaj banke të madhe (sistematike) këtë vit është më i lartë për 30 për qind krahasuar me tre muajt e parë të vitit të kaluar. Këtë vit për herë të parë ka ndryshuar trendi i uljes së të ardhurave neto nga interesi,…
MARIJA PËR HERË TË PARË MERR PJESË NË IFTAR Po e bëjnë gati ushqimin për ta servuar. Në këtë mënyrë u shtrua iftari në lagjen e Dizhonit të Komunës së Çairit. Fëmijët të cilët u mblodhën në parkun me padurim prisinin fillimin e iftarit. Në krye të tavolinës u ul Sabedin Shkreta i cili 70 vite po agjëron. “Shumë mirë po agjëroj, asnjëherë nuk më lodh Ramazani. Që 70 vjet agjëroj dhe mirë jam”. Në iftar morrën pjesë banorë nga të gjitha etnitetet. “Po kam ardhur këtu në iftar. Më pëlqen kur ka mbledhime të tilla, është shumë bukur”. “Gjithçka…

