MARIJA PËR HERË TË PARË MERR PJESË NË IFTAR
Po e bëjnë gati ushqimin për ta servuar.
Në këtë mënyrë u shtrua iftari në lagjen e Dizhonit të Komunës së Çairit. Fëmijët të cilët u mblodhën në parkun me padurim prisinin fillimin e iftarit.
Në krye të tavolinës u ul Sabedin Shkreta i cili 70 vite po agjëron.
“Shumë mirë po agjëroj, asnjëherë nuk më lodh Ramazani. Që 70 vjet agjëroj dhe mirë jam”.
Në iftar morrën pjesë banorë nga të gjitha etnitetet.
“Po kam ardhur këtu në iftar. Më pëlqen kur ka mbledhime të tilla, është shumë bukur”.
“Gjithçka është bukur, kur hahet dhe pijet dhe ka paqe ëshhtë bukur”.
Marija Taseva po i shërben banorët të cilët kishin agjëruar. Për herë të parë po merrë pjesë në iftar.
SINKRON MARIJA TASEV
“Me të vërtetë jemi të emocionuar. Kjo është hera e parë që marrë pjesë në iftar. Të gjithë besimtarëve u dëshiroj agjërim të lehtë dhe u dëshiroj shëndet dhe prosperitet”.
SINKRON NINA
“Ndjenja është e mrekullueshme pas gjithë kësaj që ishte me Kovid 19. Kompania jonë ka shtuar iftare por jo në këtë mënyrë. Idjea ishte t’i afrojmë njerëzit pa marrë parasysh prej ku vinë, të ulen dhe të hanë iftar.
Hoxha xhamisë të lagjes Dizhon tha se iftari i bashkon të gjithë qytetarët.
METUSH MEMEDI HOXHË
“Iftari afron njërëzit. Iftari nuk bëhet për njerëzit që kanë apo s’kanë. Iftari bëhet për njerëzit që agjërojnë. Ai që agjëron ha iftar ai që nuk agjëron ska nevojë për iftar”.
Banorët e komunës së Çairit kanë traditë të organizojnë iftare të tilla në ambientë të hapura në lagje. Por përshkak të pandemisë dhe orës policore kjo traditë u ndërpre dy vite me rradhë. /KlanMacedonia/



