Author: Hamdi Kumanova

“Biznesmeni Orce Kamçev e pranoi fajësinë për rastin “Perandoria” dhe u dënua me një vit burg”, tha kryetarja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska. Në intervistën për Top Temën që do të transmetohet sonte në Tv Telma, ajo sqaron se Kamçev ka paraqitur kërkesë për marrëveshje rreth 15 ditë më parë dhe dy ditë më parë marrëveshja ka kaluar në gjykatë. Krahas dënimit me burg, Kamçev do t’i paguajë buxhetit të shtetit edhe 5,1 milionë euro (rreth 320 milionë denarë) përmes Drejtorisë së të Hyrave Publike (DHP). “Të mërkurën (para dy ditësh) është pranuar…

Lexo më Shumë

Në këtë periudhë kjo qeveri u përball edhe me protesta dhe greva të ndryshme. Zv/kryeministri Fatmir Bytyqi tha se si qeveri është marrur vendim që të nivelizohen pagat në sektorin publik por në afat gjashtë-mujor. Këtë afat kohor sipas tij nuk e respektuan një pjesë e sindikatave. “Pas miratimit të Ligjit për pagën minimale morëm vendim që të gjitha pagat në sektorin publik të nivelizohen në nivelin e pagës minimale dhe duke pasur parasysh nenin 8 të ligjit për pagën minimale thamë se periudha e harmonizimit do të jetë gjashtë muaj. Fatkeqësisht, disa njerëz e keqpërdorën dhe para se të…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 137 raste të reja Covid-19, nga 2.303 testime të bëra, përcjell TV21. Janë regjistruar 85 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar anjë viktimë, ndërsa sipas sistemit “Termini im”, me diagnozë Covid-19 janë regjistruar dy viktima, që kanë ndërruar jetë në perudhën 09.04-17.04.2022. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 309.571, numri i të shëruarve është 299.738, numri i të vdekurve është 9.280 dhe numri i rasteve aktive është 553.

Lexo më Shumë

“Një nga prioritetet e kësaj Qeverie, të cilin e kemi shënuar në Programin e Punës 2022-2024, ka qenë pikërisht rritja e pensioneve. Nëpërmjet dialogut social me të gjithë aktorët, arritëm në një zgjidhje të përbashkët dhe më të qëndrueshme, që është krijimi i një metodologjie të re për rregullimin e pensioneve, pra përshtatja në 50 për qind të rritjes së kostos së jetesës dhe 50 për qind të rritjes së mesatares. paga, dy herë në vit”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në Forumin e organizuar me rastin e 100 ditëve të Qeverisë. E pyetur për investimet…

Lexo më Shumë

Pagat e drejtorëve apo anëtarëve të bordeve drejtuese në disa prej ndërmarrjeve publike që janë nën ombrellë shtetërore sillen nga 1000 deri në 3000 euro. Nga informacionet publike të kompanive është thuajse e pamundur të zbulohet saktësisht se sa është paga e disa prej drejtorëve. Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëroi ndryshime në Ligjin për Paga, sepse në disa raste pagat apo shtesat e këtyre zyrtarëve janë më të larta se paga e presidentit. “Ka kompani publike në të cilat anëtarët e bordit kanë paga më të larta se presidenti dhe janë kompani që krijojnë humbje”, tha Dimitar Kovacevski- kryeministër. Në gjashtë…

Lexo më Shumë

– Gjykata Supreme hodhi poshtë kërkesën që ka parashtruar ish-kryeministri Nikolla Gruevski i dënuar për rastin “Dhuna në Qendër”. Gjykata Themelore Penale në Shkup njoftoi se Gjykata Supreme ka dorëzuar një vendim me të cilin kërkesa e Gruevskit, e paraqitur përmes avokatit të tij, “refuzohet si e papranueshme”. Kujtojmë se për këtë rast Gruevski u dënua me një vjet e 6 muaj për shkak të protestave para objektit të Komunës Qendër, në vitin 2013, që për pak nuk u shndërruan në dhunë serioze. Me të njëjtin aktgjykim janë shpallur fajtorë edhe ministri i atëhershëm i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski…

Lexo më Shumë

Rreth tre për qind e totalit të popullsisë rezidente në vend kanë shtetësi të dyfishtë. Shumica prej tyre, rreth 37 për qind, përveç asaj maqedonase, kanë edhe shtetësi bullgare, ndërsa gjysma e personave me dyshtetësi janë të rinj të moshës 20 deri në 34 vjeç dhe popullatë aktive nga 35 deri në 49 vjeç, sipas të dhënave nga Regjistrimi 2021, të publikuara sot nga Enti Shtetëror për Statistika. Nga popullsia e përgjithshme rezidente, 1.778.725 persona janë shtetas të Republikës së Maqedonisë Veriore, 53.201 janë shtetas të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe të një shteti tjetër, 4.203 janë shtetas vetëm të…

Lexo më Shumë

Për shkak të Ditës Ndërkombëtare të Punës -1Maji dhe festa fetare Fitër bajrami, transporti publik në Shkup të hënën do të zhvillohet sipas itinerarit të së dielës, ndërsa teleferiku do të punojë normalisht, kanë njoftuar nga NQP Shkup. Nesër të gjitha biletaritë dhe qendrat e personalizimit do të punojnë normalisht, ndërsa e diela është ditë jopune për të gjitha pikat e shitjes.

Lexo më Shumë

Sot u dhanë donacion 40 drunj në komunën e Sarajit nga ProCredit Bank në kuadër të kampanjës “Kujdesem, ndikoj, ndryshoj”. “Në kuadër të kampanjës “Kujdesem, ndikoj, ndryshoj” – ProCredit Bank donon 40 drunj për vendbanimin Bojanë. Për mbjelljen dhe mirëmbajtjen e drunjëve do të kujdeset Komuna e Sarajit, gjegjësisht Ndërmarja Publike Komunale. Falenderojmë ProCredit Bank për kontributin е tyre për një ambient të pastërt dhe të shëndoshë”, shkruajnë nga komuna e Sarajit.

Lexo më Shumë

Në Shkup vazhdon takimi joformal i drejtorëve për çështje politike dhe siguri të Ministrive të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s. Takimi drejtohet nga Ndihmës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë, Betina Kadenbach. Në takim marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian. Në seancën e parë të takimit kushtuar Ballkanit Perëndimor, foli dje ministri i Jashtëm Bujar Osmani, i cili tha se mungesa e një perspektive të besueshme evropiane dhe euroatlantike në Ballkanin Perëndimor mund të ketë shumë pasoja negative, veçanërisht në aspektin e stabilitetit rajonal. “Përshpejtimi i proceseve integruese evropiane të…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar gjykimi për rastin “TNT” për shembjen e kompleksit “Cosmos”. Gjykata Penale do ta shpallë vendimin e saj më 20 maj, nëse të pandehurit janë fajtorë ose jo, shkruan Alsat. Të akuzuar kryesorë në këtë rast janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-ministri i Transportit Mile Janakieski për shkak të rrënimit të urdhëruar të kompleksit “Cosmos” për hakmarrje politike ndaj biznesmenit Fiat Canoski. Për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen edhe ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, si dhe punonjës të komunës. Prokuroria në fjalët e saj përfundimtare kërkoi dënime me burg për ta, por ata kërkuan aktgjykim me…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja njoftoi se nëse Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk ëhstë I gatshëm ta pranojë ofertën e liderit Hristijan Mickoski për një takim ku do të dakordohet data për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kjo parti është e gatshme të negociojë me ish-Kryetari dhe Nënkryetarin e LSDM-së, Zoran Zaevin dhe Radmila Sheqerinska. VMRO – DPMNE “Kovaçevski le të mendohet mirë deri më 10 Maj dhe të prononcohet për ofertën, kurse ndërkohë le t`i konsultojë organet e partisë ose të paktën mentorët e tij politik në LSDM. Nëse Kovaçevski nuk është i gatshëm ta pranojë ofertën e VMRO-DPMNE-së, jemi të gatshëm të bisedojmë me…

Lexo më Shumë