Author: Hamdi Kumanova

Shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Anima mundi” i bën thirrje Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari që të veprojnë në lidhje me rastin, siç thonë ata, e maltretimit dhe traumatizmit të fëmijëve në Dellçevë. “Punonjësit në çerdhen “Veseli cvetovi” në Dellçevë, ata që duhet t’i mësojnë fëmijët për dashuri dhe ndjeshmërinë, janë të ekspozuar ndaj një akti të pamëshirshëm dhe këtë nuk e hasim në asnjë shoqëri normale dhe të zhvilluar”, thuhet në reagimin e shoqatës. Ata shtojnë se akti i therjes nuk është i përshtatshëm për punonjësit e një institucioni edukues. Sipas tyre, nëse therja e qingjve në çerdhe është…

Lexo më Shumë

Përfundimisht demasokohet manipulimi që kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe zyrtarët e tjerë të kësaj partie kanë bërë, në lidhje me gjoja hetimin ndërkombëtarë të rasteve të montuara gjyqsore, gjatë qeverisjes së kësaj partie, herë me VMRO-në dhe herë me LSDM-në. Në një paraqitje televizive, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pati deklaruar se ka kërkuar nga SHBA-të, që CIA dhe FBI të përfshihen në hetimin e rastin e 9-10 majit në Kumanovë. Ahmeti dhe eksponentë të BDI-së në vazhdimësi kanë dhënë deklarata të tilla për rastet e dyshimta si të montuara politike. Ligjërisht, kërkesat për hetim ndërkombëtar të proceseve gjyqsore…

Lexo më Shumë

Kryetari i SAShk-ut Jakim Nedelkov theksoi se greva në arsim do të vazhdoj, por siç potencoi për momentin është në pezullim me kërkesë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. “Dje Këshilli i SaShK-ut solli vendim që greva të jetë në pezullim përkohësisht e cila është produkt i një detyrimi ligjor të cilën duhet që ta rrespektojmë”, tha Nedelkov. Situata e tillë u sqarua edhe nga avokatët përfaqësues të SAShK-ut., për të cilën siç tha Nedelkov ka pasur polemika se nuk janë transparent dhe dëshirojnë të manipulojnë situatën.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave të moshës 24 dhe 22 vjeçare, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepër penale “vepra të rënda kundër sigurisë publike”, me të cilat është shkaktuar rrezik i madh për jetën ose trupin e njerëzve.” “Dy bashkëpunëtorët e dyshuar, më 9 mars, kanë shkaktuar një zjarr të konsiderueshëm për jetën apo trupin e njerëzve. I dyshuari i parë ka thirrur një taksi në Gjorçe Petrov dhe ka hyrë në sediljen e bashkë-shoferit, me një tub plastik me lëng të verdhë. Ai…

Lexo më Shumë

Është mirë që sot nxënësit u rikthyen në mësime pas një mungese gati trejavore. Gjëja më e rëndësishme është që mësimi vazhdoi. Për fëmijët është më e rëndësishme që nxënësit të ndjekin mësimin, të zhvillohet procesi arsimor, thuhet në kumtesën e LSDM-së. “Ndërprerja e grevës së SASHK-ut dhe procesi i pajtimit janë një shans i mirë për vazhdimin e dialogut.Kjo mundësi duhet të përdoret për të arritur një zgjidhje në interes të mësuesve dhe nxënësve.Tashmë ka një propozim për rritje të pagave me 12 për qind, por edhe gatishmëri për një Kontratë të re të Përgjithshme Kolektive që do të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot në një konferencë për media, pas vizitës së tij në Ukrainë, tha se vendi do të marrë lloje të ndryshme të ndihmës nga Maqedonia, varësisht nga nevojat që do të përcaktohen dhe nëse është e nevojshme edhe ushtarake. “Pra, mbështetim përpjekjet e institucioneve dhe të shtetit të Ukrainës për të rivendosur paqen dhe kontrollin mbi të gjithë territorin. Sigurisht, në kuadrin e detyrimeve dhe mundësive ndërshtetërore, kjo mbështetje është më e rëndësishme, por kjo varet nga institucionet këtu për sa i përket nevojës për t’u shprehur nga vetë institucionet ukrainase. Konkretisht mund të flasim…

Lexo më Shumë

Në territorin e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, dje nga ora 13:00 deri në ora 19:00 është kryer aksion kontrollues ndaj motoçikletave, në kuadër të të cilit janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 25 kundërvajtje (TE-15 dhe GV-10). Shumica e shkeljeve (15) i referohen mospërdorimit të helmetës mbrojtëse (TE-7 dhe GV-8) dhe drejtimit të automjetit pa kaluar testin e drejtimit dhe patentën e vlefshme për të (TE-5 dhe GV-1). Të gjithë kundërvajtësve u janë përgatitur parashtresat e parashikuara me ligj dhe do të përballen me gjobë prej 45 euro për mos mbajtje të helmetës mbrojtëse ose 250 euro në kundërvlerë…

Lexo më Shumë

Kongresmenja amerikane Klaudia Teni thotë se po mendon të formojë një koalicion në Kapitol Hill për të punuar në sanksionet e mundshme kundër Bullgarisë, pasi nuk heq veton për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ajo tha se letra zyrtare e dërguar nga një grup kongresmenësh për ambasadorin bullgar në Uashington, Tihomir Stojçev, nuk ka funksionuar dhe se qëllimi i një koalicioni të tillë me anëtarët e Dhomës përfaqësuese dhe Senatit, do të ishte inkurajimi i Bullgarisë për dialog. “Nëse do të gjenim një lloj sanksionesh që…

Lexo më Shumë

Dialogu me Bullgarinë duhet të bazohet në vlerat evropiane, respekt dhe bisedë dinjitoze, kështu tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke theksuar se qeveritë e të dyja vendeve, të cilat janë të orientuara drejt Evropës, kanë një detyrimi për të imponuar një narrativë që do të jetë pozitiv dhe largpamës, i cili do të mundësojë fillimin e negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Lexo më Shumë

Pas qetësimit të situatës me Covid-19 dhe largimit të masave restiktive në vend, lidhur me organizimet publike, Panairi i Librit rikthehet sërish në qytetin e Shkupit. Nga data 3 deri më 9 maj të gjithë dashamirët e librit mund të drejtohen në sallën Boris Trajkovski për tu bërë pjesëmarrës të këtij panairi. Organizatorja e Panairit të Librit, Daniela Gligorovska ka dhënë detaje shtesë lidhur me këtë eveniment. “Pasi tanimë jemi në nje atmosferë më të qetë nga ndalesat dhe lejohen organizimet në ambiente të mbyllura, Panairi i Librit rikthehet serish për lexuesit dhe ata që janë vizitues të rregullt në…

Lexo më Shumë

Magazinat e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë furnizuar së fundmi me paisje të reja për pjesëtarët e policisë së shtetit dhe jo vetëm. Njesia për Shpërndarje të Shpejtë është pajisur me 55o çizme për pjesëtarët e saj si dhe 8000 çizme dedikuar pjesëtarëve të tjerë të policisë. Produktet në fjalë janë të një cilësie të lartë dhe vlera e përgjithshme e tyre është 46 milionë denarë pa TVSH. Nga MPB thonë se ky investim është një ndër investimet më të mëdha drejt përmirësimit të kushteve të pjesëtarëve të MPB-së. Në periudhën e kaluar janë shpërndarë mbi 16.000 funde dhe…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme në një fshat të Tetovës është sulmuar fizikisht një grua 57 vjeçe, nga djali dhe nusja e saj. “Një 57-vjeçare, banore e një fshati të Tetovës, dje (28-prill) në ora 15:40 në SPB Tetovë, ka raportuar se rreth orës 11:30 në shtëpinë e tyre familjare ka qenë e sulmuar fizikisht nga djali dhe nusja e saj. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë