Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave të moshës 24 dhe 22 vjeçare, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepër penale “vepra të rënda kundër sigurisë publike”, me të cilat është shkaktuar rrezik i madh për jetën ose trupin e njerëzve.”
“Dy bashkëpunëtorët e dyshuar, më 9 mars, kanë shkaktuar një zjarr të konsiderueshëm për jetën apo trupin e njerëzve. I dyshuari i parë ka thirrur një taksi në Gjorçe Petrov dhe ka hyrë në sediljen e bashkë-shoferit, me një tub plastik me lëng të verdhë. Ai i tha taksistit që të shkonte në rrugën Kozle, ku i dyshuari i dytë hipi në automjet. Gjatë rrugës, të dy ranë dakord për mënyrën se si do të kryenin krimin. Ata kanë zbritur nga taksia në bulevardin “Partizanski Odredi” dhe kanë vazhduar të lëvizin në këmbë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.
Ata shtojnë se me të mbërritur në rrugën “Meksiçka”, dy të dyshuarit kanë derdhur lëng në një makinë Audi Q5 të parkuar dhe i kanë vënë flakën. Flakët janë përhapur, kështu që përveç makinës Audi është djegur plotësisht edhe vetura Volksvagen Pasat, ndërsa janë prekur dhe dëmtuar pjesërisht dy makina të tjera dhe një objekt. Të dyshuarit kanë shkaktuar më shumë dëme materiale.
Siç informojnë nga Prokuroria Publike, në kallëzim penal për të njëjtën ngjarje është përfshirë edhe një person tjetër për të cilin prokurori publik kompetent ka nxjerrë aktvendim për refuzimin e akuzës, sepse për të nuk ndiqet sipas detyrës zyrtare asnjë element i veprës penale.
Исчистете ги крвните садови и регулирајте го крвниот притисок со природни капки кои потрошиле милијарди долари
“Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim që të caktohet masa e paraburgimit për dy të dyshuarit, sepse ekzistojnë rrethana që tregojnë se ata mund të arratisen, të ndikojnë mbi dëshmitarët ose ta përsërisin veprën penale. Gjykatësi e ka pranuar propozimin dhe për të dyshuarit caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, njoftojnë nga PP.
Të dyshuarit akuzohen për vepër penale nga neni 292 paragrafi 1 në lidhje me nenin 288 paragrafi 1 dhe në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal.



