Author: Hamdi Kumanova

Nëse refuzohet një takim për të dalë nga katastrofa kombëtare në të cilën jeton Maqedonia, do të pasojnë hapa seriozë të OBRM-PDUKM-së, ka shkruar në “Twitter” lideri i opozitës. “Njerëzit do të duhet të vijnë me dëshirën e tyre, por edhe një mesazh për miqtë ndërkombëtarë, alarmi ka kohë që është ndezur në të kuqe”, shtoi ai. Përndryshe kryeministri, Dimitar Kocaçevski ka refuzuar kërkesën e Mickoskit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti në profilin e tij në facebook ka shpërndarë foto të rektorit të sapozgjedhur të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Izet Zeqiri. Ky i fundit i shoqëruar nga persona tjerë shihet në ambientet e kazermës “Ilinden” në Shkup, lokacion që pritet të shfrytëzohet si objekt për këtë universitet, dhe ku pikërisht aty afër gjendet edhe Universiteti Ballkanik, përcjell INA. Mexhiti ka lartësuar rektorin e sapozgjedhur Zeqiri, duke theksuar se ai është gjetur në këtë lokacion për të ideuar objektin e ri universitar, i cili siç ka shkruar “ky vend shumë shpejt do të mirëpret ajkën e…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq, ka vlerësuar që në Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, edhe sikur të ketë hapje të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, transmeton Portalb.mk. “Zgjedhjet e shpejta nuk janë opsion për qeverisje edhe nëse zhbllokohet procesi eurointegrues i vendit në qershor”, deklaroi Mariçiq për “360 shkallë”, duke theksuar që çfarëdo rezultati i zgjedhjeve, nuk do të krijojë një shumicë me 2/3 e Kuvendit, si një kusht për ndryshime kushtetuese. Ai vlerësoi që asnjë parti nuk do të mund të fitojë 2/3 e Kuvendit nga zgjedhjet parlamentare…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje lokale shiu. Pasditja në disa vende pritet mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe vranësira. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura mamksimale pritet të arrijë 21 gradë Celisus, ndërsa minimalja pritet të bie në 4 gradë Celsius. Në Shkup pritet mot i ngjashëm me reshje lokale të shiut, temperatura maksimale do të arrijë 20 gradë Celsius ndërsa minimalja do të bie në 9 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

LSDM thotë se njëqind ditët e para të mandatit të Qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski i kaloi në punë të përgjegjshme dhe tejkalimin e pasojave të krizës ekonomike dhe energjetike. “Janë marrë masa në kohë dhe efikase për mbrojtjen e standardit të qytetarëve. Në javët e para e kemi rritur pagën minimale në 18.000 denarë dhe sipas afateve ligjore do të ketë rritje të pagave në të gjithë sektorët. Përmes dialogut social u dakorduam për një metodologji të re me të cilën pensionet nga shtatori do të rriten me përqindje rekord. Për t’u përballur…

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës këtë mandate po qeveriset nga VMRO e Hristijan Mickoskit dhe këtë po e dëshmon pozitat e fituara nga kjo parti ose thënë më thjeshtë të dhëna peshqesh nga ana e Bilall Kasamit dhe Lëvizjes Besa. Ndoshta nga paaftësia e partisë së Kasamit për të menaxhuar me komunën ka bërë që pozita të rëndësishme në kuadër të komunës dhe ndërmarjeve në kuadër të saj të menaxhohen pikërisht nga kuadro të VMRO-së. Po a ia ngul thikën pas shpine pikërisht VMRO partisë së Bilall Kasamit? Moskalimi i Llogarisë përfundimtare nga Këshilli i komunës dhe mosvotimi nga ana e këshilltarëve…

Lexo më Shumë

Dhjetëra mijëra trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vende të tjera të Atlantikut të Veriut do të marrin pjesë në disa stërvitje ushtarake në të gjithë Evropën, gjatë javëve të ardhshme, për të penguar Rusinë nga një sulm i mundshëm. Stërvitjet, duke përdorur avionë, tanke, artileri dhe mjete sulmi të blinduara, do të zhvillohen në Finlandë, Poloni, Maqedoninë e Veriut dhe përgjatë kufirit Estono-Letonez, raportoi AP. Trupat e NATO-s do të marrin pjesë në stërvitje, si dhe Forca e Përbashkët Ekspeditare, e cila përfshin Finlandën dhe Suedinë, dy vende që janë afër anëtarësimit në aleancë pas pushtimit rus të…

Lexo më Shumë

Duke theksuar se vendi po përballet me krizë socio-ekonomike dhe energjetike, kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski theksoi se Maqedonia është ndoshta një nga vendet e pakta në botë ku pagat në arsim janë shumë më të ulëta se pagat e policisë. Sipas tij, kjo është e papranueshme. “Nuk dua të them se pagat e policëve janë të larta, ata i meritojnë ato paga, por në çdo shoqëri demokratike që ka ambicie të zhvillojë në radhë të parë paga e atyre në segmentin e arsimit duhet të jetë mbi nivelin e pagave mesatare dhe shtesë. “Paguani në sektorin e…

Lexo më Shumë

Më datë 29.04.2022 nga zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale – Sektori për tregti të kundërligjshme me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme – Njësiti për trafikim të paligjshëm të drogave në koordinim me Njësinë për trafikim të drogave në kuadër të SPB Shkup është privuar nga liria. M. (38) nga Shkupi. Pas marrjes së informacionit se blen drogë në sasi të mëdha, të cilën e ripaketon dhe e shet, pas marrjes së urdhëresës nga Gjykata Themelore Shkup, është kontrolluar në banesën ku ai jeton dhe një dhomë ndihmëse-garazh, gjatë së cilës 13 pako me kokainë. u gjetën dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Butelit, Darko Kostovski mbrëmë ka shtruar një iftar. Iftar ky i ndodhur dhe organizuar për herë të parë nga institucioni ose një kryetar komune prej që kur është themeluar komuna e Butelit, transmeton Almakos. “ Mbrëmë me rastin e Ramazanit organizova një iftar për të punësuarit në komunën e Butelit si dhe miqtë e mi. Sidomos më gëzon momenti që për herë të parë prej kur është themeluar komuna e Butelit është duke u organizuar iftar. Qasja e ndershme, qëllimi i sinqertë dhe respekti i ndërsjell na bënë njerëz më të pasur. Bashkëjetesa nuk guxon që të paraqitet…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror për Statistika publikoi të dhëna në lidhje me rezultatet e fundit të regjistrimit të popullsisë. Sipas të dhënave të fundit, gjithsej 19.645 qytetarë janë deklaruar se krahas shtetësisë së Maqedonisë kanë edhe shtetësi bullgare. Po ashtu 10.909 qytetarë janë deklaruar se kanë edhe shtetësisë të Serbisë, ndërsa shtetësi të Kosovës kanë 2.393 qytetarë të regjistruar. Shtetësinë kroate e kanë 3.819 persona, të Gjermanisë e kanë 804, ndërsa të italisë e kanë 1.406. Po ashtu ka edhe shtetësi holandeze, 349 janë me shtetësi polake, 103 të Norvegjisë, 269 të Rusisë dhe 1.040 të Sllovenisë.

Lexo më Shumë

Qeveria e RMV-së për Portalb.mk konfirmoi se deri më sot Ministria e Vetëqeverisjes Lokale nuk ka pranuar njoftim zyrtar nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami për rastin e shpërbërjes së këshillit të Komunës së Tetovës, ndërkaq dje Kasami tha se e ka njoftuar Ministrinë e Pushtetit Lokal për rastin në fjalë. “Ministria e Vetëqeverisjes Lokale deri më sot nuk ka pranuar njoftim zyrtar nga kryetari i komunës së Tetovës për plotësimin e kushtit për shpërbërjen e Këshillit. Me marrjen e njoftimit, në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, ministria në afat prej 7 ditësh e njofton Qeverinë me…

Lexo më Shumë