Kryetari i Butelit, Darko Kostovski mbrëmë ka shtruar një iftar. Iftar ky i ndodhur dhe organizuar për herë të parë nga institucioni ose një kryetar komune prej që kur është themeluar komuna e Butelit, transmeton Almakos.
“ Mbrëmë me rastin e Ramazanit organizova një iftar për të punësuarit në komunën e Butelit si dhe miqtë e mi.
Sidomos më gëzon momenti që për herë të parë prej kur është themeluar komuna e Butelit është duke u organizuar iftar. Qasja e ndershme, qëllimi i sinqertë dhe respekti i ndërsjell na bënë njerëz më të pasur.
Bashkëjetesa nuk guxon që të paraqitet si parullë, por realitet që manifestohet në realizimin e projekteve që do ta përmirësojnë jetën për të gjithë.
Kujdesi ndaj bashkëjetesës është zhvillim i drejtë i komunës tonë dhe prioritet për ne. I dëshiroj agjërim të këndshëm dhe shënim të festës pas Ramazanit. I falënderohem të gjithëve të cilët mbrëmë morën pjesë në këtë iftar, të jeni shëndosh e gjallë”, shkroi kryetar i komunës së Butelit, Darko Kostovski.





