Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Admirim Aliti, ka bërë publike disa prej synimeve të tij si ministër si dhe prioriteteve të cilat janë nisur të realizohen gjatë këtyre 100 ditëve sa është në krye të MSHIA. Në formë integrale po e përcjellim kumtesën e tij: Me propozim Ligjin për shërbimin e lartë udhëheqës propozohet që të vendoset një procedurë më e drejt për emërimet në pozita udhëheqëse, profesionalizim të pozitave udhëheqëse- të ndaraë prej menaxhimit politik, me përgjegjësi politike. Sistemi i shërbimit të lartë udhëheqës, i cili si risi propozohet me këtë ligj, duhet që të siguroje dy qëllime…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti Stevo Pendarovski ka uruar festën e punëtorëve 1 majin. Në mesazh thuhet se 1 Maji është një mundësi reale për të kujtuar aspiratat tona për një shoqëri më të mirë dhe me të drejtë evropiane. Si shtet, tha presidenti, duhet të bëjmë përpjekje të vazhdueshme për të promovuar të drejtat e të gjithë punëtorëve. Mesazhi për 1 Majin, thekson ai, është për të gjithë qytetarët, punëtorët dhe luftëtarët për një të nesërme më të mirë. “Të luftojmë për valorizimin real të çdo punëtori në vend, të çdo individi që me veprimtarinë e tij, me mundin dhe sakrificën e tij…
Për Qeverinë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, promovimi i të drejtave të punëtorëve mbetet i lartë në agjendën e synimeve prioritare, tha sot ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Jovanka Trançevska, në Ditën ndërkombëtare të punëtorëve. “Ne po punojmë për zgjidhje që do të jetë sistematike dhe solidare për të gjithë. Rritje lineare prej 2806 denarë, për të gjithë të punësuarit në sektorin publik. Në kuadër të negociatave, për Marrëveshjen e re të Përgjithshme Kolektive, është kthimi i pagesës së pushimeve për të gjithë sektorin publik në vitin 2023. Si dhe një metodologji e re për përllogaritjen e…
Lidhja e sindikatave të Maqedonisë sot do ta shënojë Ditën ndërkombëtare të punës me protestë të sindikatave duke kërkuar harmonizim të rrogave të tjera me rritjen e rrogës minimale. Sindikata kërkon rritje lineare prej 2.806 denarëve të të gjitha rrogave në shtet, duke filluar nga punëtori i përgjithshëm deri te presidenti i shtetit. Protesta do të fillojë në orën 12:30 para ndërtesës së LSM-së, pas çka do të vazhdojë para Kuvendit, ndërtesës së Organizatës së punëdhënësve dhe Odës ekonomike dhe do të përfundojë para Qeverisë, ku do të bëhen kërkesat. Nga LSM u bënë thirrje organizatave të tjera sindikaliste dhe…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski ua ka uruar ditën e punëtorëve – 1 majin të gjithë punëtorëve në vend. Në mesazhin e tij për festën, kryeministri theksoi se punëtorët në të dhe në Qeveri kanë aleat për çdo çështje dhe se të gjithë së bashku, Qeveria, punëtorët dhe sindikatat do t’i kalojmë të gjitha sfidat. “Punëtorët janë forca lëvizëse e ekonomisë dhe zhvillimit shoqëror. Prandaj kjo Qeveri dhe unë si Kryeministër e njohim dhe vlerësojmë punën e tyre. Këtë vit ne festojmë Ditën Ndërkombëtare të Punës në kushtet e krizës globale ekonomike dhe energjetike. Përkundër të gjitha sfidave, ne mbetemi të përkushtuar…
Fundjava e zgjatur e festës së fitër Bajramit ka bërë që qytetarët e Strugës… Fundjava e zgjatur e festës së fitër Bajramit ka bërë që qytetarët e Strugës të vërshojnë sot marketet dhe tregjet. Për shkak se e diela dhe e hëna janë ditë jo pune, të gjithë qytetarët dolën sot për të bërë pazarin. Ata thonë se kanë blerë vetëm gjërat elementare që janë traditë e tryezës së Bajramit, sepse çmimet e larta të produkteve nuk lejojnë për më shumë. Thonë se çmimet në markete dhe tregje janë të papërballueshme për standartin e jetesës sonë. “Shumë lartë janë çmimet,…
Qytetarët e Maqedonisë e kanë merituar prej kohësh fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, kjo është diçka që Maqedonia e meriton. “Fatkeqësisht, bllokada nga Bullgaria qëndron, një veto joparimore dhe një veto që cenon themelet e shtetit maqedonas, identitetin kombëtar maqedonas dhe gjuhën maqedonase”, tha nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski. Nikolloski theksoi se Bashkimi Evropian duhet të bëjë presion të fortë ndaj Bullgarisë, në mënyrë që në qershor të hiqet vetoja dhe Maqedonia të marrë përfundimisht datën për fillimin e negociatave. “Kërkesat që ka Bullgaria janë nën çdo dinjitet kombëtar dhe nuk mendoj se duhet të diskutohet për ndarjen e…
Kryeprokurori, Ljubomir Joveski, në një intervistë për Alsat tha se nëse ekspertiza në rastin Alfa është më e fortë se provat e tjera në procedurë, atëherë mendimi i prokurorisë mund të jetë që lënda të kthehet në rigjykim.
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë organizon protestë të madhe të punëtorëve për të mbrojtur të drejtat ekonomike dhe sociale të anëtarëve dhe punëtorëve të saj. “LSM nuk do ta festojë këtë 1 maj, por do të protestojë. Ne kemi nevojë për para për të festuar, ndërsa paratë tona u hanë nga inflacioni. Prandaj, të gjithë punëtorët, pensionistët, të rinjtë duhet të dalin së bashku dhe t’u thonë punëdhënësve nëse janë të sektorit privat apo publik se duhet një rritje e pagave sa më shpejt. Ne nuk dorëzojmë me përqindje sepse përqindjet janë më pak për një punëtor dhe më shumë…
Oda e Mjekëve ka thënë vlerësim për arsyet e uljes së personave që vaksinohen kundër sëmundjeve të ndryshme. Sipas Odës, kjo ka ndodhur për shkak të paqartësive të krijuara për shkak të pandemisë Covid-19 dhe lëvizjes së intensifikuar antivaksinuese “Vaksinimi është mbrojtja më e mirë nga sëmundjet e rënda infektive, por edhe një nga investimet më të suksesshme dhe me kosto efektive në shëndetin publik dhe mjekët kanë rol kyç në zgjerimin e fushës së vaksinave”, thonë nga Oda e Mjekësisë. Sipas tyre, vaksinat janë të sigurta dhe efektive, ato janë testuar tërësisht dhe provuar se parandalojnë sëmundje të rënda,…
Nëse dhe sa nga gjashtë nominimet për ambasadorë nga Qeveria, dështuan dhe nuk do të jenë ambasadorë, mbetet mister, megjithëse pritej që shumë shpejt të plotësohen vendet vakante në Bruksel, Paris, Vjenë, Uashington dhe qytete të tjera kyçe. Para pak kohësh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, konfirmoi se Teuta Arifi do ishte kandidate e mirë për ambasadore në BE, në Bruksel, duke pasur parasysh faktin se është ish-zëvendëskryeministre për Integrime Evropiane. Ajo sot nuk iu përgjigj pyetjes së Alsat nëse ishte në garë për këtë karrige. Ministria e Punëve të Jashtme paraprakisht bëri të ditur se në Bashkimin Evropian nuk…
Nëpunës policorë të Stacionit policor për mbikëqyrje kufitare “Bogorodicë” mbrëmë në ora 20:30 minuta në dalje të Gjevgjelisë, kanë dhënë shenjë për ndalje automjetit “seat toledo”, me targa regjistrimi të Shkupit, por i njëjti nuk është ndalur. Shumë shpejt automjeti është ndalur dhe në afërsi të pikëpagesës Smokvicë në të janë gjetur 7 persona emigrantë nga Siria. Në të njëjtën kohë, në dalje të Gjevgjelisë është ndaluar automjeti “bmw”, me targa regjistrimi të Shkupit, në të cilin janë gjetur 6 persona emigrantë nga Siria. Shoferi A.N. (27) nga f. Koliçanë i Epërm-Shkup, është përpjekur të arratiset, Më datën 30.04.2022 rreth…

