Author: Hamdi Kumanova

Sindikatat në Maqedoninë e Veriut kërkojnë rritje lineare prej 2.806 denarë për të gjitha pagat në vend, duke filluar nga punëtori i përgjithshëm e deri te presidenti i vendit. Me të famshmen “Bella Çao”, filloi protesta e 1 Majit, e organizuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, e cila mbahet sot në Shkup, me rastin e 1 Majit – Ditës së Punëtorëve. Në mesin e numrit të madh të qytetarëve të pranishëm mund të shihen parrollat e disa sindikatave, por edhe pensionistë.

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut po vazhdon të furnizohet me gaz natyror rus nga Bullgaria, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i Resurseve Energjetike Nacionale, Bajram Rexhepi. Megjithatë, ai thotë se deri kur do të vazhdojë furnizimi me këtë produkt, do të varet nga vendimi i autoriteteve ruse në ditët në vijim. Kompania ruse e energjisë, Gazprom, njoftoi më 27 prill se ka ndërprerë plotësisht furnizimet me gaz për Bullgarinë dhe Poloninë për shkak të mungesës së pagesës me rubla për gazin rus. Maqedonia e Veriut importon 8 për qind të derivateve të naftës me origjinë nga Rusia.…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme ka vijuar dje në Shkup me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 146 masa, nga të cilat 18 sanksione për tejkalim të shpejtësisë, 25 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, pesë sanksione për shofer fillestar. Tetë masa janë shqiptuar për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, 15 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, katër sanksione për kalim sinjalizim të mbyllur (semafori i kuq), 42 sanksione për kundërvajtje nga motoçiklistë…”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Vetëm të bashkuar dhe solidarë në luftë, ne gazetarët dhe punonjësit mediatikë mund të luftojmë për të drejtat tona të punëtorëve dhe kthimin e dinjitetit të penës gazetareske, porosit Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatikë. Siç theksoi kryetari i SPGPM-së, Pavle Bellovski në video urim, nëse në vend do të kishte vetëm dhjetë gazetarë, shtatë do të merrnin pagë nën mesataren, ndërsa katër nuk do të kishin as punësim të përhershëm. “Qëndroni zgjuar, me zë të lartë dhe të palëkundur. Kolegë, të drejtat nuk janë përkujtim feste, por një betejë që filloi në vitin 1886 dhe vazhdon”, thotë…

Lexo më Shumë

Tre bashkësitë fetare më të mëdha në vend, Kisha Ortodokse e Maqedonisë, Bashkësia Fetare Islame dhe Kisha Katolike e Maqedonisë sot në territorin e gjithë vendit do të mbajnë rite fetare kushtuar paqes në Ukrainë dhe gjithë botës. Nga Shoqata e Ukrainasve në Maqedoninë e Veriut informuan se në tempujt e qytetit dhe periferisë të Kishës Ortodokse, menjëherë pas liturgjisë së shenjtë do të mbahet lutje për paqen në Ukrainë dhe në gjithë botën. Shoqata e Ukrainasve në RMV “Gjithashtu, Bashkësia Fetare Islame e RMV-së sot njërën nga pesë lutjet në xhami në gjithë territorin e vendit do t’ia kushtojë…

Lexo më Shumë

Luljeta Ademi është aktiviste dhe personazh i jetës publike në Maqedoni. “Luljeta Ademi ka nevoj urgjente per trajtim mjeksor.Ajo vuan nga Osteomioliti kronik. Luljetës ka filluar ti kalbet këmba.Kurimi i saj është i mundur vetem jasht shtetit.Kostoja është e lartë dhe e papërballueshme per te si nënë e vetme që jeton me qira dhe lufton sëmundjen” thuhet në njoftimin e miqve në llogarinë e hapur në gofundme. Këtu mund të ndihmoni Luljetën. Për pagesa nga Maqedonia: NUMRI I XHIRO LLOGARISË: 270700028143044 HALKBANK “Miq, familjarë, bashkëpunëtorë, të njohur e të panjohur sot si kurrë më parë kam nevojë për ndihmën tuaj!…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës – 1 Maj, tha se punëtorët duhet vlerësuar dhe puna duhet paguar, e se përpjekjet për përmirësimin e standardit jetësor mbeten prioritet i Qeverisë. Zëvendëskryeministri Mariçiq në statusin e tij në Facebook ka shkruar se edhe kur bota po përballet me sfida të reja dhe krizë ekonomike, Qeveria ka treguar se është një partner i vërtetë i qytetarëve dhe në një vit kaq të vështirë, ka konfirmuar se mund të jetë një vit i drejtësisë sociale, me rritjen e pagës minimale. “Ne e dimë se për përparim…

Lexo më Shumë

‘PUNËTORËT PARTIAK NUK VIJNË NË PUNË E MARRIN PAGA, PUNËN E TYRE E BËJNË TË TJERËT’  Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë Darko Dimovski në një intervistë për REL thotë se në administratë ka shumë punëtorë partiak të cilët nuk vijnë në punë e marrën paga, ndërsa punën e tyre e bëjnë të tjerët. Sipas tij duhet bërë reforma serioze në administratë. Në administratë kemi punonjës që nuk shkojnë në punë, ata janë punonjës partiakë, ndërsa punën e tyre e kryejnë ata që vërtetë janë punëtorë, pra me ngarkesë të shtuar. Kështu deklaroi kryetari I Lidhjes së Sindikatave të…

Lexo më Shumë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski ka dërguar deri te qytetarët me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës. Siç thekson Nikollovski, 1 Maji është simbol i inkurajimit dhe vendosmërisë, në luftën për një të nesërme më të mirë, ditë për pranimin e punës dhe për angazhim për të drejta të punëtorëve. “Të dashur qytetarë, punëtorë, Gëzuar 1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punës. Ju jeni forca lëvizëse e ekonomisë maqedonase dhe e zhvillimit të shoqërisë sonë. 1 Maji është një ditë simbol i guximit dhe vendosmërisë, i luftës për një të nesërme më të mirë, një…

Lexo më Shumë

Borxhi gjatë kësaj qeverie arriti në 60% të BPB-së ose mbi 7 miliardë euro. Sipas njoftimeve, do të vijojë një huamarrje e re prej 900 milionë eurosh, ku borxhi ndoshta do të kalojë 8 miliardë euro ose do të jetë rreth 65% e BPB-së. Këto gati një miliardë euro janë marrë për të ruajtur likuiditetin buxhetor, e jo për zhvillim ekonomik, thonë sot nga VMRO-DPMNE. Nuk ka investime kapitale, nuk ka autostrada të reja, spitale klinike, infrastrukturë të konsiderueshme arsimore, thonë nga partia e Mickoskit, duke shtuar se përpos që nuk ka projekte infrastrukturore, ekonomia po përjeton një kolaps të…

Lexo më Shumë

Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka uruar 1 majin Ditën Ndërkombëtare të punës. “Më lejoni që në emër të deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe në emrin tim personal t’ju drejtoj urime me rastin e 1 Majit, Ditës ndërkombëtare të punës, ditës së punëtorëve që paraqesin një bashkësi shumë të madhe me mundin, kontributin dhe përkushtimin e të cilëve jemi ajo që jemi ose po, pa të cilët kurrë nuk do të ishim ajo që jemi. Çdo çast, çdo atom energji që e harxhojnë për të siguruar funksionim normal të përditshmërisë sonë, për të pasur bukë në…

Lexo më Shumë

Mbrëmë zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë kryer kontrolle në objektet hotelierike në zonën e Shkupit, duke privuar nga liri 14 persona, për shkak të dyshimit për “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Kështu, te A.G.(21), S.N.(24), S.D.P.(25), A.Z.(24), H.J.(18), M.K.(23), A.N.(28) është gjetur marihuanë, ndërsa te S.S. (18), S.V. ( 33), I.T. (25), M.K. (29), L.N. (19) dhe K.M. (29) është gjetur pluhur i bardhë, dhe tek T.B. (22), përndryshe të gjithë nga Shkupi. Personat janë ndaluar në stacionin policorë dhe ndaj tyre do të ngrihet kallëzim nga neni 215 i Kodit Penal.

Lexo më Shumë