MICKOSKI NDËRKOMBËTAREVE – ALARMI I KUQ QËMOTI ËSHTË NDEZUR Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se VMRO-DPMNE-ja do të ndërmarrë hapa serioz nëse refuzohet takimi, sic e quan ai, për dalje nga katastrofa kombëtare. Oferta, sipas Mickoskit, mbetet e hapur deri më 10 Maj. Mickoski, u ka dërguar një mesazh edhe miqve ndërkombëtar me porosinë se “alarmi i kuq qëmoti është i ndezur” Se oferta për takim liderësh ku do të dakordohej data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare vazhdon të mbetet e hapur, ka përsëritur edhe nënkryetari i kësaj partie, Aleksandar Nikollovski, i cili tha se…
Author: Hamdi Kumanova
VMRO – DPMNE: Nuk lejojmë hapjen e Kushtetutës pa garanca paraprake Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq deklaroi dje se sa i përket ndryshimit të Kushtetutës, përmbajtësisht nuk kanë problem që cila do bashkësi të futet në Kushtetutë, por kjo nuk është e mundur para fillimit të negociata me BE-në. Ai gjatë emisionit 360 shkallë, tha se mbeten të të përkushtuar në bisedimet me Bullgarinë dhe gjetjen e zgjidhjes për heqjen e vetos. Bojan Mariçi, Zv/kryeministër për çështje evropiane “Udhërrëfyesi ynë në negociatat është Rezoluta e miratuar nga Kuvendi, për të cilën votuan të gjithë partitë. Aty u obliguan të…
Jeta gjatësia e pritur gjatë lindjes në BE në vitin 2020 paraqet 80,4 vjet, që është për 0,9 vite më ulët krahasuar me vitin paraprak 2019. Jetëgjatësi më të lartë të pritur në nivel të BE-së gjatë lindjes kanë banorët e Norvegjisë – 83,3, Islanda dhe Zvicra – nga 83,1 vite, përderisa më të ulët Bullgaria – 73,6 vite dhe Rumania – 74,2 vite. Tek ne jetëgjatësia është 74,4 vite, tregojnë të dhënat e Eurostatit. Në vendet nga rajoni jetëgjatësi më të madhe e pritur gjatë lindjes kanë Greqia – 81,4 vite, më pas pason Kroacia – 77,8, Shqipëria –…
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arritur të arrestojë dy qytetarë të Shkupit të cilët po bartnin migrantë nga kufiri jugor i Maqedonisë së Veriut për në pjesën veriore. Vetura “Seat Toledo”, brenda së cilës ishin edhe 7 migrantë nga Siria, ishte duke u vozitur nga 21 vjeçari O.I. nga fshati Uji i Kuq në Komunën e Studeniçanit. Ai fillimisht nuk kishte respektuar urdhrin për ndalesë nga policia. Ndërkohë, me veturë “BMW” është kapur edhe 27 vjeçari A.N. nga fshati Koliçani i Epërm, fshat në Komunën e Studeniçanit. Ai kishte tentuar të ik, por ishte arrestuar nga policia.
Jetëgjatësia në BE në vitin 2020 është 80,4 vjet, që është për 0,9 vite më ulët krahasuar me vitin paraprak 2019. Jetëgjatësi më të lartë të pritur në nivel të BE-së gjatë lindjes kanë banorët e Norvegjisë – 83,3, Islanda dhe Zvicra – nga 83,1 vite, përderisa më të ulët Bullgaria – 73,6 vite dhe Rumania – 74,2 vite. Tek ne jetëgjatësia është 74,4 vite, tregojnë të dhënat e Eurostatit. Në vendet nga rajoni jetëgjatësi më të madhe kanë Greqia – 81,4 vite, më pas pason Kroacia – 77,8, Shqipëria – 77,4, Mali i Zi – 75,9, Serbia – 74,5,…
Nesër përfundon muaji i shejntë i Ramazanit, dhe ditën e hënë besimtarët musliman festojnë festen e Fitër Bajramit. Namazi i Bajramit do të falet në ora 06:10 në Shkup, ndërsa në Tetovë dy minuta me vonë. Namazi i sabahut do të falet në ora 04:56.
Agjencia kreditore e rejtingut “Fitch” konfirmoi rejtingun kreditor të vendit BB+. Siç njoftoi Banka Popullore, në raport thuhet se, vlerësimi i këtillë mbështetet në politika kredibile dhe konzistente, të mbështetura nga stabiliteti shumëvjeçar i kursit devizor të denarit. Banka Popullore “Fitch nënvizon se niveli adekuat i rezervave devizore, mundësoi përmbushje të likuiditetit të nevojshëm devizor në fillim të vitit 2022. Rezervat devizore vlerësohet se do të mbesin stabile edhe më tej dhe ta mbajnë stabile në mënyrë adekuate stabilitetin e denarit. Në mënyrë shtesë, në raport presionet ndaj bilanci i pagesave vlerësohet si i përkohshëm, ndërsa rreziqet në sektorin e…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut përmes profilit të tij në Facebook njofton se masat e marra nga Qeveria kanë zbutur krizën energjetike dhe ekonomike në vend. “Me masat me kohë kundër krizës i zbutëm goditjet e çmimeve si dhe pasojat e krizës energjetike, të cilat mbrojtën standardin jetësor të qytetarëve dhe likuiditetin e kompanive, ka shkruar sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. Kjo Qeveri punon me efikasitet, ndershmëri dhe përgjegjësi dhe në atë frymë dhe sipas atyre parimeve do të vazhdojmë të punojmë”, ka shkruar Kovaçevski.
“NEGOCIATA PËR HARTIMIN E NJË KONTRATE TË RE TË PËRGJITHSHME KOLEKTIVE” 80.000 bashkëqytetarë tanë të cilët më parë kanë marrë 15.200 denarë, sot marrin pagë prej 18.000 denarë. Paga më të larta kanë ata që më parë kanë marrë nga 15 deri në 17.000 denarë, kështu që sot numri i përgjithshëm i punëtorëve që kanë përfitim të drejtpërdrejtë është rreth 160.000 qytetarë. Kjo rritje e pagës minimale pasohet nga një periudhë e harmonizimit të pagave në të gjithë sektorët, përfshirë pagat në administratën shtetërore dhe publike. Por rritja e pagave në sektorin publik duhet të shoqërohet gjithashtu me rritjen e…
Mundësi për shtetasit e kualifikuar të vendeve të treta të punojnë në Austri Aktualisht ka 24,000 vende të lira pune në Austri dhe ekspertët e biznesit thonë se duan që punëtorët e huaj Do të bëhet më e lehtë për shtetasit e kualifikuar të vendeve të treta të punojnë në Austri. Qeveria e Austrisë ka kërkuar mënyra për ta bërë më të lehtë aksesin në tregun e punës për punëtorët e kualifikuar nga vendet e treta, njofton albinfo.at. Kjo do të thotë se njerëzit nga vendet evropiane që nuk janë anëtarë të BE-së ose të Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE), ku…
VMRO-DPMNE-ja akuzon qeverinë se po shkel ligjin për zgjidhje të qetë të kontesteve duke e vënë Sindikatën e Arsimit dhe mësimdhënësit në pozitë degraduese. Një reagim I këtillë I opozitës maqedonase vjen pasi SASHK-u njoftoi se nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale janë njoftuar për zgjidhje të qetë të kontestit me Qeverinë me cka duhet të ndërpritet greva. Në komunikatën e VMRO-DPMNE-së thuhet se ndërmjetësi në këtë kontest është I punësuar në Kabinetin e Ministres për Punë dhe Politikë Sociale. VMRO-DPMNE “Ai nuk mund të jetë i pavarur, kur njëra nga palët e prekura është qeveria, respektivisht Kovaçevski dhe…
XHAFERI: KY PROPOZIM ËSHTË NJË PREJ PIKAVE NË NJËRËN NGA SEANCAT E PAMBYLLURA Edhe pse ka kaluar afati tremujorë që partitë e vogla të koalicionit qeveritarë kishin dhënë për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, këto propozim ndryshime ende nuk janë votuar në Kuvend. Ato aktualisht ndodhet nëpër labirinthet e ligjvënësit, gjegjësisht në njërën nga seancat e papërfunduara. Kryeparlamentari Talat Xhaferi, sqaron procedurat e mëtejshme për sjelljen eventuale të këtyre ndryshimeve. TALAT XHAFERI, KRYEPARLAMENTAR ”Sa i përket kodit zgjedhorë, duhet të sqaroj se pika është në rend dite në njërën nga seancat e pambyllura, por gjatë ka prit debatin në…

