Agjencia kreditore e rejtingut “Fitch” konfirmoi rejtingun kreditor të vendit BB+. Siç njoftoi Banka Popullore, në raport thuhet se, vlerësimi i këtillë mbështetet në politika kredibile dhe konzistente, të mbështetura nga stabiliteti shumëvjeçar i kursit devizor të denarit.
Banka Popullore
“Fitch nënvizon se niveli adekuat i rezervave devizore, mundësoi përmbushje të likuiditetit të nevojshëm devizor në fillim të vitit 2022. Rezervat devizore vlerësohet se do të mbesin stabile edhe më tej dhe ta mbajnë stabile në mënyrë adekuate stabilitetin e denarit. Në mënyrë shtesë, në raport presionet ndaj bilanci i pagesave vlerësohet si i përkohshëm, ndërsa rreziqet në sektorin e jashtëm janë ulur duke pasur parasysh mundësinë e vazhdueshme për shfrytëzim të likuiditetit devizor përmes linjës repo te Banka Qendrore Evropiane”.
Në raport thuhet se, ndikimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainë, do të ndjehet përmes rritjes së nivelit të çmimeve vendore nën ndikimin e çmimeve më të larta të importit të energensave dhe prodhimeve ushqimore, duke pasur parasysh se përbëjnë mbi 50 përqind të shportës së konsumatorëve.
Në kumtesë më tej thuhet se, Banka Popullore filloi me kujdes normalizimin e karakterit të lehtësuar të politikës monetare përmes rritjes së normës bazë të interesit për 0,25 përqind pikë. Në atë mënyrë, do të mundësohet stabilizim i pritjeve të inflacionit si dhe përforcim i preferencave të qytetarëve ndaj valutës vendore. /KlanMacedonia/



