XHAFERI: KY PROPOZIM ËSHTË NJË PREJ PIKAVE NË NJËRËN NGA SEANCAT E PAMBYLLURA
Edhe pse ka kaluar afati tremujorë që partitë e vogla të koalicionit qeveritarë kishin dhënë për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, këto propozim ndryshime ende nuk janë votuar në Kuvend. Ato aktualisht ndodhet nëpër labirinthet e ligjvënësit, gjegjësisht në njërën nga seancat e papërfunduara. Kryeparlamentari Talat Xhaferi, sqaron procedurat e mëtejshme për sjelljen eventuale të këtyre ndryshimeve.
TALAT XHAFERI, KRYEPARLAMENTAR
”Sa i përket kodit zgjedhorë, duhet të sqaroj se pika është në rend dite në njërën nga seancat e pambyllura, por gjatë ka prit debatin në komisionin përkatës, debati në komision është përmbyll, komisioni kishte vendim që të mbahet shqyrtim publik i propozim ligjit edhe ajo është përmbyll edhe raporti në koordinim të rradhës do të duhet të merremi vesh për momentin e vazhdimit të asaj seance dhe shqyrtimit të asaj pike dhe nëse plenumi vendos që të ketë debat publik, atëherë ajo për mu është obligim që duhet të shpallet në mjetet e informimit, teksti i propozim-ligjit, të qëndrojë i shpallur 30 ditë të mblidhen të gjitha mendimet, sugjerimet ndaj tekstit të propozuar të ligjit dhe të rikthehemi në debat në parlament dhe me vendimarrje finale për fatin përfundimtarë të tekstit të propozuar, kështuqë kjo është procedura.”
Sipas tekstit të ligjit, me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, i gjithë territori i shtetit do të formohej në një njësi zgjedhorë dhe pa prag zgjedhor, gjë që do t’u mundësonte partive më të vogla politike dhe atyre të komuniteteve më të vogla etnike që të ushtrojnë të drejtën e tyre të përfaqësimit. Në modelin aktual zgjedhorë, votat e tyre janë të ndara në gjashtë njësi zgjedhore dhe në asnjë prej tyre nuk arrijnë të marrin as një mandat.
Në janar të këtij viti, partitë më të vogla në koalicionin qeveritar, PLD, RDM, Lidhja Demokratike, Partia Demokratike e Turqve dhe VMRO Popullore i dhanë ultimatum partnerëve të koalicionit qeveritar që deri në prill të votojnë ndryshimet e Kodit Zgjedhor me qëllim formimin e një njësie zgjedhore. VMRO DPMNE opozitare atëherë u shpreh e gatshme të bisedojë për kërkesën e tyre, por në këmbim të mbështetjes kërkoi që këto parti të votojnë pro zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Nisma e partive të vogla e dorëzuar një vit më pare u kundërshtua nga BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët, ndërsa LSDM-ja dha përlqimin parimor për propozim ligjin, por propozoi miratimin e tij me konsensus.
/KlanMacedonia/



