‘PUNËTORËT PARTIAK NUK VIJNË NË PUNË E MARRIN PAGA, PUNËN E TYRE E BËJNË TË TJERËT’
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë Darko Dimovski në një intervistë për REL thotë se në administratë ka shumë punëtorë partiak të cilët nuk vijnë në punë e marrën paga, ndërsa punën e tyre e bëjnë të tjerët. Sipas tij duhet bërë reforma serioze në administratë.
Në administratë kemi punonjës që nuk shkojnë në punë, ata janë punonjës partiakë, ndërsa punën e tyre e kryejnë ata që vërtetë janë punëtorë, pra me ngarkesë të shtuar. Kështu deklaroi kryetari I Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë Darko Dimovski në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë, duke nënvizuar se në këtë drejtim nevojiten reforma serioze.
DARKO DIMOVSKI, KRYETAR I LIDHJES SË SINDIKATAVE TË MAQEDONISË
“Në administratë duhet të ndodhin reforma serioze, sepse në administratë, unë publikisht flas për këtë, ka punonjës që nuk shkojnë në punës dhe ata janë punonjës partiakë, sepse e dijmë që institucionet kalojnë nga përqafimi i njërës parti në atë të partisë tjetër që vjen në pushtet. Dhe për këtë fitohet një përshtypje se administrata nuk punon asgjë. Jo, përkundrazi, administrata punon shumë më shumë se sa duhet, sepse punon edhe për kolegun që nuk shkon në punë, dhe ai që punon vërtet në vendin e tij ka një ngarkesë më të madhe”
Dimovski tha se gishti duhet drejtuar drejt menaxhmentit që lejon që, disa ushtarë partiakë të ndodhen në listën e planifikuar, të marrin paga dhe ta demotivojnë punëtorin e vërtetë që punon me ngarkesë më të madhe.
DARKO DIMOVSKI, KRYETAR I LIDHJES SË SINDIKATAVE TË MAQEDONISË
“Ai që realisht duhet të kritikohet është ai që drejton atë institucion, pra menaxhmenti. Pasiqë dikush lejon që në kohën e punës dikush të mos jetë në vendin e punës, të pijë kafe prapa sporteleve, dhe të mos e bëjë punën e tij, duhet vërtetë të vendosim persona të aftë dhe menaxherë që vërtetë dijnë ta punojnë punën, dhe jo vetëm të kenë librezë partiake dhe më pas të bëhen funksionarë, politikanë.”
Në intervistë Dimovski nënvizoi se kërkojnë që edhe e shtuna të jetë ditë jopune. /KlanMacedonia/



