Author: Hamdi Kumanova

Kriza ekonomike botërore që u shkaktua nga agresioni rus në Ukrainë, por edhe ajo e pandemisë kanë ndikuar në punën e Qeverisë të Maqedonisë së Veriut sa i përket realizimit të programit të saj, por sikur të hartohej një strategji më e mirë, pasojat do të ishin më të vogla. Kështu thonë njohësit e çështjeve politike dhe të ekonomisë duke komentuar 100 ditët e para të punës së Qeverisë së kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski. Branimir Jovanoviq, njohës i çështjeve të ekonomisë, thotë se në muajin e parë të punës, Qeveria u përball mirë me krizën ekonomike duke parandaluar pasojat më…

Lexo më Shumë

Kryetari i Çairit, Ganiu ka uruar 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës. Ju punëtorë jeni forca e shoqërisë, jeni e djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. Djersa, mundi juaj dhe kontibuti juaj gjatë dekadave kërkojnë respekt pafund. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat tuaja, të angazhohemi për kushte sa më të mira, avancim dhe mundësi të barabarta për secilin punëtor veç e veç. Duke u zotuar për mbështetje maksimale ju urojmë 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës. Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit

Lexo më Shumë

Sot në ditën e punëtorit kur të gjithë politikanët e vendit urojnë 1 Majin, Lideri i ASH-së ka vënë edhe një herë në dukje gjendjen e mjerueshme të shtetit, dhe ikjen e popullit në europë, për një jetesë më të mirë. Raprton News33. “Maqedonia e Veriut është bërë vendi ku më së paku vlerësohet puna, ndërsa 1 Maji është shndërruar në ditë zie për punëtorët. Nuk mund të urojmë derisa mijëra punëtor të zellshëm për çdo ditë braktisin vendin e ata që ngelin këtu shkilen, nënvlerësohen, kërcënohen dhe shpëtimin e shohin njejtë si të parët.” – ka shkruar Sela/News33/

Lexo më Shumë

Prej sot në Shqipëri, Greqi dhe Bullgari mund të shkoni pa certifikata vaksinimi kundër Kovid 19. Duke filluar nga data 1 Maj 2022, për të gjitha udhëtimet drejt Shqipërisë, si në rrugë detare, tokësore apo ajrore, nuk kërkohet asnjë dokument spcifik në kushtet e Covid-19. Sipas vendimit, në Greqi suspendimi është i përkohshëm dhe zgjat deri më 31 gusht. Sipas vendimit të ministrisë së shëndetësisë atje nga 1 maji hiqet vërtetimi që dëshmon se jeni vaksinuar ose keni kaluar koronavirusin dhe lejohet funksionimi i objekteve me kapacitet prej 100% Gjithashtu, edhe Bullgaria nga sot i ka hequr masat anti-kovid për…

Lexo më Shumë

Sipas njoftimeve zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë së Greqisë, nga sot do të hiqet “Covid pass”-i i detyrueshëm për hyrje në të gjitha objektet brenda Greqisë, si dhe çertifikata evropiane e udhëtimit në vend, sipas njoftimeve zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë të Greqisë, njoftoi korrespondenti i AIM-s nga Athina. Sa i përket rregullave që zbatohen në vend nga sot, vendimi specifik ministror tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare të Greqisë, ndërsa ai tjetri për pikat kufitare nuk është publikuar ende, megjithëse i mëparshmi ishte në fuqi. deri në orën gjashtë, të këtij mëngjesi. Ministria e Shëndetësisë, të enjten tha se…

Lexo më Shumë

Problemin më të madh për shkak të grevës e kanë maturantët. Ata në fillim të qershorit duhet tiu nënshtrohen provimeve të maturës shtetërore. Rreth 1600 nga gjthsejt 16 mij maturantë nuk e kanë kaluar pjesën e detyrës proektuese. Në këtë periudhë maturantët zakonisht janë përgaditur me arsimtarët për të kaluar me sukses provimet e maturës, por tani për shkak të grevës kanë stanguar edhe me materialin që është dashur të përvetësohet thonë nga Unioni i studentëve të shkollave të mesme. “Ne kemi humbur goxha shum nga mësimi dhe kërkesa jonë ndaj Qeverisë besoj se do të pajtoheshin të gjithë për…

Lexo më Shumë

Prokuroria ka mungesë kuadri. Krimin aktivisht e ndjekin 162 prokurorë, ndërsa pas sistemimit duhet të punësohen të paktën edhe 100 prokurorë. Për krim të organizuar janë angazhuar 14 prokurorë. Por, në tre qytete të vendit nuk ka asnjë prokuror të vetëm. Ato janë Kriva Pallanka, Sveti Nikolla dhe Dellçeva. Në këto prokurori dërgohen prokurorët e qyteteve të tjera. Problem ka edhe në prokuroritë në Tetovë dhe Kumanovë. Në prokurorinë e Tetovës vetëm dy prokurorë ndjekin krimin, ndërsa duhet të angazhohen dhjetë, ndërsa në rajonin e Kumanovës janë 10 prokurorë në vend të 14, disa prej të cilëve dërgohen edhe në…

Lexo më Shumë

Nga 5074 shtetas ukrainas që kanë hyrë në vendin tonë, asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur interes të kërkojë azil për të qëndruar në Maqedoninë e Veriut për një periudhë më të gjatë. Nga Qeveria thonë se këto qytetarë kanë hyrë në vendin tonë brenda dy muajsh nga data 24 shkurt deri më 24 prill, shkruan Alsat. “ Në vendin tonë gjatë kësaj periudhe kanë hyrë 5074 shtetas ukrainas, ndërsa 4094 prej tyre më pas kanë lëshuar vendin tonë. 1008 persona janë nën 16 vjeç, ndërsa 95 janë mbi 70 vjeç. Për komentin asnjë person nga Ukraina nuk parashtruar kërkesë…

Lexo më Shumë

Belovski: Të drejtat e punëtorëve janë parakusht për gazetari profesionale Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve të Maqedonisë, Pavle Belovski nëpërmjet një video paraqitje me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, ka përkujtuar për statusin e dobët të gazetarëve dhe punonjësve mediatik në vend. Ai tha se, të drejtat e punëtorëve janë parakusht për gazetari profesionale dhe se puna e sigurt do të thotë gazetari dinjitoze. Pavle Belovski, SPGM “Pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Punës, dëshirojmë të dërgojmë porosi se, vetëm të bashkuar dhe të solidarizuar në luftën, ne gazetarët dhe punonjësit mediatik mund të luftojmë për të drejtat…

Lexo më Shumë

Ish deputeti dhe veprimtari Hysni Shaqiri mbrëmë në Emisionin Debativ në TV SHENJA foli për historinë më të re të shqiptarëve në Ballkan, të cilën e përfshinë edhe në librin e sapobotuar “Golgota e shqiptarëve të Maqedonisë në vorbullën e ngjarjeve 1981-2021”. Shaqiri flet për konfliktin e vitit 2001, të cilit iu bashkua duke lënë postin e deputetit, për sfidat në luftë dhe ngjarjet e pakuptimta që ndodhnin gjatë konfliktit, si për shembull tërheqja nga Kalaja e Tetovës. Në përgjithësi, Shaqiri thotë se Marrëveshja e Ohrit nuk e ka zgjidhur çështjen kombëtare të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. HISNI SHAQIRI,…

Lexo më Shumë

Krah për krah sindikalistëve u rreshtua edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi i cili para pjesëmarrësve të protestës tha se askush nuk duhet të harrojë se punëtori është në vend të parë, kapitali njerëzor është parasegjithash “Ju jeni pasuria jonë dhe do të bëjmë gjithcka që secili punonjës, pavarësisht nëse është në sektorin privat ose publik, do të paguhet me dinjitet për punën që e bën. “ Ai ka theksuar se megjithatë, avancimi i të drejtave të njeriut nuk ndodh njëherë përgjithmonë. “Duhet të flitet edhe për trajtimin e njëjtë të burave dhe grave në tregun e punës, për…

Lexo më Shumë

Asociacioni Qytetar CIVIL – Qendra për Liri ka dërguar sot një mesazh urimi me rastin e Ditës së Punës – 1 Majit, duke theksuar se kjo ditë i kushtohet protestës së punëtorëve dhe kërkesave të zhurmshme për përmirësimin e kushteve të punës dhe respektimin e dinjitetit dhe të drejtave të punëtorëve dhe punëtoreve. “Sindikatat, organizatat e shoqërisë civile dhe partitë politike kanë për obligim të tregojnë shumë më tepër sinqeritet dhe përkushtim në luftën për drejtësi sociale dhe të drejtat e punëtorëve”, thuhet në deklaratën e Civilit për Ditën e Punës. Sipas Civil, sindikatat që përfaqësojnë të drejtat e punëtorëve…

Lexo më Shumë