Author: Hamdi Kumanova

Rëndësinë e terminalit të ri të gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Aleksandrupoli për pavarësinë energjetike, çlirimin nga gazi rus dhe diversifikimin e burimeve, e theksuan kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Greqisë dhe Bullgarisë, Dimitar Kovaçevski. Kirjakos Micotakis dhe Kiril Petkov, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kreu i Këshillit Evropian, Sharll Mishell, gjatë ceremonisë solemne në qytetin grek, me rastin e fillimit të ndërtimit të terminalit të LNG. Menjëherë pas fjalimeve përshëndetëse, kryeministrat e Bullgarisë dhe Greqisë nënshkruan Marrëveshjen për fillimin e realizimit të projektit. Në fjalimin e tij, kryeministri Kovaçevski tha se “kjo është një ngjarje historike për…

Lexo më Shumë

GAZETARËT KËRKOJNË DËNIME NDAJ SULMEVE “Adrijana sa herë të kanë rrahur? Asnjëherë por kanë tentuar”. 14 vite punon si kameramane dhe disa herë kanë tentuar ta sulmojnë. Si ajo ka edhe shumë punëtor të tjerë mediatik të cilët përçdo ditë ballafaqohen me sfida në terren. Për këtë Shoqatat e gazetarëve dhe punëotrëve mediatik kanë inicuar ndyshimin e Kodit penal ku parashihet që çdo sulm ndaj një gazetari, kameramani ose fotoreporteri do të trajtohet njësoj si një sulm ndaj një zyrtari. VLADIMIR ÇADIKOVSKI SHGM  “Kërkojmë miratim të shpejtë të ligjit me të cilin do të mundësohet që sulmuesit ndaj gazetarëve do…

Lexo më Shumë

Gazetaria e lirë është e barabartë me gazetarinë cilësore. Mediat e lira dhe të pavarura janë të nevojshme për promovimin dhe mbrojtjen e demokracisë në të gjitha segmentet e shoqërisë, tha ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit. Në një deklaratë për media, Tupançeski theksoi se qytetarët kanë nevojë për informata të sakta dhe të verifikuara, sepse vetëm gazetaria cilësore, e përgjegjshme dhe etike mund të çojë në zhvillimin e demokracisë dhe shoqërisë gjithëpërfshirëse. Për të përmirësuar gjendjen, siç thotë Tupançeski, Ministria e Drejtësisë përmes ndryshimeve ligjore për përgjegjësi civile për fyerje dhe…

Lexo më Shumë

QËLLIMI – RESPEKTI I NDËRSJELLTË Përmes video-lidhjes është prezantuar Klubi I ri për miqësi midis RMV dhe Bullgarisë si dhe Deklarata për formimin e tij. Nismëtarët e formimit të Klubit nga Shkupi dhe Sofja kanë theksuar se ai është formuar në bazë të respektit të ndërsjelltë me qëllim të dialogut të sinqertë. Sipas tyre, klubi udhëhiqet në bazë të parimeve evropiane dhe së ardhmes së përbashkët evropiane. Një dër themeluesit e klubit, ish-Kryeministri Vllado Buckovski ka theksuar se është e qartë se në kësi situatash kritike, kur vullneti politik nuk është I mjaftueshëm, duhet të arrihet tek kompromisi dhe heqjen…

Lexo më Shumë

Deklarata e sotme e Ministrit të BDI-së, Bujar Osmani nga inaugurimi i djeshëm i lapidarit të UÇK-së në Sllupçan, paraqet një goditje dhe ofendim të madh për lavdinë e UÇK-së, sidomos kur kjo deklaratë vjen nga ata të cilët insistojnë se kanë ekskluzivitet mbi historinë e vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut! Duke u distancuar nga ngjarja e djeshme në Sllupçan në të cilën morën pjesë të gjithë funksionarët dhe eksponentët e BDI-së, Bujar Osmani, në fakt, tregoi se dyfytyrësia e klanit politik që ka kapur shqiptarët e Maqedonsë së Veriut tash dy dekada, nuk njeh kufij. Kjo nuk është…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit është përfshirë në realizimin e terapisë me senzor dhe trajtimin e fëmijëve me autizëm nga grupet e rrezikuara sociale, i cili realizohet nga Shoqata për përkrahje dhe trajtim të personave të spektrit autik dhe zhvillim atipik “Në botën time” Shkup. Për aktivitetet dhe dinamikën e realizimit, kryetarja Arsovska sot është takuar dhe ka biseduar me përfaqësues të shoqatës. Me realizimin e këtij projekti mundësohet trajtim cilësor për integrimin senzorial të fëmijëve me autizëm dhe ADHD nga familjet e rrezikuara sociale dhe me të ardhura të ulëta. Ky trajtim ofron mundësi të përmirësohet cilësia e jetës së fëmijëve…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm ka dalë në mbrojtje të Teuta Arifit, e cila ende nuk e ka konfirmuar apo mohuar informacionin për angazhimin e saj diplomatic, shkruan Alsat. Osmani ka mohuar raportimet se ish-kryetarja e Tetovës ka qenë e nominuar për ambasadore në Ankara. Sipas tij, ajo është viktimë e lajmeve të rreme, por Osmani nuk ka mohuar se Arifi është ende kandidatja kryesore për postin e ambasadores në Bruksel. “Asnjëherë nuk ka pasur asnjë mendim, as propozim për Ankara, si dhe nuk ka pasur refuzim. Asnjëherë nuk ka pasur propozim për Teuta Arifin, që të refuzohet nga Uashingtoni. Asnjëherë nuk…

Lexo më Shumë

Pas rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Infektive, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, si dhe pas raportimit të ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali, janë shfuqizuar të gjitha masat kundër koroanvirusit me përjashtim të masës për: mbajtje të obligueshme të maskave mbrojtëse në shtëpitë e shëndetit, barnatore, transport publik dhe qendrat e përkujdesit ndaj personave të moshuar dhe me nevoja të veçanta. Qeveria rekomandon zbatimin e masave kryesore të preventivës personale kundër virusit Kovid 19.

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut është renditur në vendin e 57-të në listën e 180 vendeve sipas Indeksit të lirisë së mediave të Reporterë pa kufij për vitin 2022, që paraqet përmirësim për 33 pozicioneve në krahasim me vitin e kaluar kur ishte renditur në vendin e 90-të. Në Raportin për shtetin bëhet e ditur se edhe pse gazetarët nuk punojnë në atmosferë armiqësore, dezinformatat e shpërndara dhe mungesa e profesionalizimit ka bërë që të bie besimit i shoqërisë në media, që i ekspozon mediat e pavarura në kërcënime dhe sulme. “Edhe pse televizioni është burimi dominues i informacionit, mediat onllajn luajnë…

Lexo më Shumë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka inkurajuar sot gazetarët në Ditën Botërore të Lirisë së Medias. “Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Medias dua të uroj dhe inkurajoj të gjithë gazetarët të cilët vazhdojnë të ushtrojnë profesionin e tyre fisnik edhe përkundër sfidave dhe vështirësive të shumta. Në një vend si Maqedonia e Veriut që vazhdon të rangohet në fund të listave ndërkombëtare për lirinë e shprehjes, kjo ditë duhet të jetë këmbanë për të gjithë që në çfarëdo forme mund të kontribojnë për ndryshimin e kësaj situate. Ngulfatja e lirisë së medias është një nga robëritë…

Lexo më Shumë

Ndonëse ende nuk ka vendim definitiv, burime pranë Ministrisë së Arsimit për TV21 thonë se mësimi do të vazhdojë edhe pas 10 qershorit për t’i kompensuar të gjitha ditët e humbura nga greva. Opsioni tjetër është që të punohen disa të shtune deri në fund të gjysmëvjetorit të dytë dhe ditët e ngelura përsëri pas 10 qershorit, kur nxënësit duhet të lirohen në pushim veror. Derisa vazhdon pezullimi i grevës në arsim, drejtorët e shkollave ende nuk janë të informuar se si do të veprojnë në lidhje me kompensimin e orëve mësimore të humbura gjatë grevës. Ndryshe, ministri i Arsimit…

Lexo më Shumë

Nga Ndihma e Shpejtë në Tetovë njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Pollogut kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjithsej 152 qytetarë. Ndërkaq nga ky institucion theksojnë se në gjithsej 8 raste personeli mjekësorë është dashur që të intervenojë përmes autoambulancës, gjegjësisht janë realizuar 8 vizita mjekësore në shtëpitë e pacientëve. Nga Ndihma e Shpejtë theksojnë se zakonisht qytetarët janë ankuar për dhimbe në lukth.

Lexo më Shumë