QËLLIMI – RESPEKTI I NDËRSJELLTË
Përmes video-lidhjes është prezantuar Klubi I ri për miqësi midis RMV dhe Bullgarisë si dhe Deklarata për formimin e tij.
Nismëtarët e formimit të Klubit nga Shkupi dhe Sofja kanë theksuar se ai është formuar në bazë të respektit të ndërsjelltë me qëllim të dialogut të sinqertë. Sipas tyre, klubi udhëhiqet në bazë të parimeve evropiane dhe së ardhmes së përbashkët evropiane.
Një dër themeluesit e klubit, ish-Kryeministri Vllado Buckovski ka theksuar se është e qartë se në kësi situatash kritike, kur vullneti politik nuk është I mjaftueshëm, duhet të arrihet tek kompromisi dhe heqjen e bllokimit bullgar. Sipas Buçkovskit, bllokimi I Nëntorit të vitit 2020 ka shkaktuar dëme serioze në raportet edhe ashtu të brishta që ishin ndërtuar në bazë të Traktatit të Miqësisë nga viti 2017.
VLADO BUÇKOVSKI – ISH-KRYEMINISTËR
“Në bazë të asaj marrëveshjeje, me përpjekje plotësuese nga dy shoqëritë të ndërtojmë një ambient për mbështetje të ndërsjelltë dhe mirëkuptim dhe të kërkojmë që me mbështetjen tonë dy qeveritë të arrijnë një zgjidhje të qëndrueshme ku as njëra e as pala tjetër nuk do të ndjehen të nënçmuar”
Një ndër shkaqet e formimit të klubit të miqësisë Maqedoni e Veriut – Bullgari është edhe situate në mediat në Sofje dhe Shkup. Sipas themeluesve të klubit, tek mediat mbretërojnë narativa nacionaliste që në dy vitet e fundit helmojnë opinionin publik në të dy vendet.