GAZETARËT KËRKOJNË DËNIME NDAJ SULMEVE
“Adrijana sa herë të kanë rrahur? Asnjëherë por kanë tentuar”. 14 vite punon si kameramane dhe disa herë kanë tentuar ta sulmojnë. Si ajo ka edhe shumë punëtor të tjerë mediatik të cilët përçdo ditë ballafaqohen me sfida në terren.
Për këtë Shoqatat e gazetarëve dhe punëotrëve mediatik kanë inicuar ndyshimin e Kodit penal ku parashihet që çdo sulm ndaj një gazetari, kameramani ose fotoreporteri do të trajtohet njësoj si një sulm ndaj një zyrtari.
VLADIMIR ÇADIKOVSKI SHGM
“Kërkojmë miratim të shpejtë të ligjit me të cilin do të mundësohet që sulmuesit ndaj gazetarëve do të ndjeken sipas detyrës zyrtare. Nuk kemi kohë që të presim që të kalojnë të gjitha krizat politike dhe konferenca banale të politikanëve që t’u kujtohet se ekzitojnë fal qytetarëve”.
Gazetarët i përkrah edhe presidenti i shtetit Stevo Pendarovski ku i mblodhi të gjithë gazetarët në zyrat e tij.
STEVO PENDAROVSKI PRESIDENTI I RMV-SË
“I përkrah propozimet për ndryshim të kodit penal të inicuar nga Organizatat sindikale të gazetarëve me çka propozohet që sulmet ndaj gazetarëve dhe punëorët mediatik të trajtohen si vepra penale të cilët do të ndiqen sipas detyrës zyrtare me gjoba të larta.
Propozim ligji për Kodin Zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe ndryshimet sa i përket sulmeve ndaj gazetarëve ende nuk ka kaluar në Kuvend dhe as nuk është shqyrtuar nga komisioni amë. Edhe pse këtë propozim ligj Qeveria ia ka dorëzuar Kuvendit që nga muaji korrik i vitit të kaluar, ai ende nuk i ka kaluar filtrat e nevojshme për miratim./KlanMacedonia/



