Author: Hamdi Kumanova

Çmimet e banesave në tremujorin e parë të këtij viti shënojnë rritje prej 12,4 për qind në nivel vjetor, ndërsa në tremujorsh për 2,9 për qind, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore. Në tremujorin e parë të vitit të kaluar është regjistruar rritje e çmimeve të banesave për 3,2 për qind, në të dytin për 4,1 për qind, në të tretin për 5,8 për qind, ndërsa në të katërtin për 11,2 për qind. Raporti i BP-së për lëvizjet monetare në muajin mars të këtij viti tregon se tek kreditë e miratuara banesore të personave fizikë është shënuar rritje mujore prej…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se një 18-vjeçar ka raportuar se ka qenë i sulmuar fizikisht nga një taksist. “Mbrëmë (04-maj), në ora 03 e 15 minuta, 18-vjeçari B.B. nga Tetova, në SPB Tetovë ka raportuar se një orë më parë pas kthimit nga Bërvenica në Tetovë ka qenë i sulmuar fizikisht nga taksisti A.M. (34) nga ky fshat. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, thonë nga SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë

Bllokimi i Kuvendit në kushte të krizës është energji destruktive, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në lidhje me bllokimin aktiv të paralajmëruar të Kuvendit nga partia opozitare VMRO-DPMNE. Sipas Osmanit, kjo është përmendore e përçarjes, gjegjësisht tregon se tani në rrjetet sociale më shumë flitet për Kullën përkujtimore të UÇK-së dhe e që transmetohet në kontest negativ, sesa për tentimet për bllokimin e shtetit qëllimi i së cilës në fund është të vuajnë qytetarët e të gjitha bashkësive etnike. “Qeveria është unike dhe absolutisht e qartë në përcaktimet e saja dhe asgjë nuk do ta hezitojë…

Lexo më Shumë

Me një ceremoni solemne në qytetin grek të Aleksandroupolit nisi dje ndërtimi i terminalit të gazit të lëngshëm natyror (LNG). Në këtë aktivitet morën pjesë presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, kryeministrat grekë Kyriakos Mitsotakis, Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe ai i Bullgarisë Kiril Petkov, si dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, transmeton Portalb.mk. Terminali do të jetë një portë e re energjetike, i cili do të ndihmojë Ballkanin dhe Evropën të jenë më pak të varura nga gazi rus, tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, raporton gazeta greke Kathimerini. “Shantazhi i fundit i Moskës ndaj gazit natyror e bën bashkëpunimin…

Lexo më Shumë

Ambasada e Kosovës në Shkup, ka konfirmuar për Pa Censurë, se janë hequr detyrimet për vërtetim vaksine, test PCR ose antigjen në pikat kufitare me Kosovën. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut këtë verë do të mund të pushojnë në të gjitha vendet fqinje, ku tradicionalisht i kalojnë pushimet verore, pa paraqitur asnjë certifikatë vaksinimi, PCR negativ apo test antigjen. Kufizimet që ishin të vlefshme për hyrje në Republikën e Shqipërisë dhe Greqisë, pak ditë më parë u hoqën plotësisht për qytetarët e Maqedonisë, kështu që nga 1 maji qarkullimi i udhëtarëve dhe mallrave në të dy vendet është plotësisht i…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (03.05.2022) ka zhvilluar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar, me 255 vozitës të sanksionuar. Nga këto, 17 automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuar. Në të njëjtën kohë, 135 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në një zonë të banuar dhe 120 me shpejtësi nga një zonë e banuar. Kontrollet e intensifikuara të veprimit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë…

Lexo më Shumë

Italia mbështet çeljen e menjëhershme të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Konfirmimi erdhi nga Kryeministri Mario Draghi gjatë fjalës së tij para Parlamentit Europian. “Integrimi i plotë i vendeve që manifestojnë aspirata nuk paraqet kërcënim për stabilitetin e projektit evropian. Italia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut në përputhje me vendimin e marrë nga Këshilli Evropian në Mars 2020”. Qëndrimi i Draghit erdhi gjatë diskutimit të gjatë për të ardhmen e Europës, ku përmendi edhe shtetet e tjera të Ballkanit që presin prej vitesh anëtarësimin në Bashkimin Europian. “Ne…

Lexo më Shumë

SENATI I UNIVERSITETIT NËNË TEREZA NË SHKUP me propozim të rektorit Prof.Dr. Izet Zeqiri dhe me votim të fshehtë emron PROREKTORËT e rinj. Ndër ta është edhe Doc. Dr. BUJAMIN BELA një kontribues në sferen edukative dhe shoqërore. Profesor Bela zgjidhet në pozitën e Prorektorit për Financa, Investime dhe Zhvillim. Bujamin Bela i lindur më 08.07.1986 në SHKUP ka diplomuar në fushën e MENAXHMENTIT dhe studimet Master në “MBA Management Business Administration” pran Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, ndërsa studimet e Doktoratës në Universitetin e Stambollit në Turqi. Titullin “Doktor shkence” e mori në Departamentin e Menaxhimit me…

Lexo më Shumë

Me një komunikatë me shkrim partia më e madhe opozitare në vend VMRO DPMNE ka reaguar rreth spekulimeve për propozimin apo jo të Teuta Arifit për ambasadore. Nga atje thonë se Bujar Osmani dhe Ali Ahmeti duhet të merren vesht se a kanë tentuar ta bëjnë Teutën ambasadore dhe nëse po në sa vende. Bujari dhe Ahmeti të merren vesh nëse e kanë propozuar apo jo për ambasadore Teuta Arifin dhe në sa vende LSDM dhe BDI vazhdojnë ta turpërojnë vendin, Osmani të thotë se në sa vende ka tentuar ta bëjë ambasadore Teuta Arifin, por e kanë kthyer. Pas…

Lexo më Shumë

42 intelektualë dhe figura publike nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut bënë thirrje për heqjen e vetos së vendosur nga Sofja mbi fillimin e bisedimeve të pranimit të Shkupit në BE. Ata thanë se po krijonin një rrjet klubesh miqësie për të “krijuar një shoqëri civile aktive që punon për t’i afruar të dy vendet mbi bazën e vlerave evropiane”. Sipas pjesëmarrësve bullgarë në nismë, konflikti mes dy vendeve nxitet nga Rusia dhe qëllimi është destabilizimi i Ballkanit. Prof. Aleksandër Kjosev fajësoi politikanët për përkeqësimin e dialogut dhe sugjeroi që biseda të kthehet në fushën e jetës së përditshme -…

Lexo më Shumë

OSMANI: JANË RESPEKTUAR TË GJITHA PROCEDURAT LIGJORE Kullën Përkujtimore në Sllupçan, i cili është ndërtuar tek varrezat e dëshmorëve, VMRO DPMNE e quan vetëm shtyllë betoni. Opozita maqedonase, ka shprehur mllefin e saj për ndërtimin e lapidarit nëpërmjet një kumtese të lëshuar sot. VMRO DPMNE Ku është Kovaçevski që të reagojë për shtyllën e betoni të BDI-së? Premtuan Evropë, por sollën shtylla të betonit. Sa thasë me para do të vjedhin LSDM dhe BDI me ndërtimin e shtyllës së betonit? E sot, edhe Ministri i jashtëm, Bujar Osmani, duhej të përgjigjet në pyetje të gazetarëve për procedurat legale për…

Lexo më Shumë