OSMANI: JANË RESPEKTUAR TË GJITHA PROCEDURAT LIGJORE
Kullën Përkujtimore në Sllupçan, i cili është ndërtuar tek varrezat e dëshmorëve, VMRO DPMNE e quan vetëm shtyllë betoni. Opozita maqedonase, ka shprehur mllefin e saj për ndërtimin e lapidarit nëpërmjet një kumtese të lëshuar sot.
VMRO DPMNE
Ku është Kovaçevski që të reagojë për shtyllën e betoni të BDI-së?
Premtuan Evropë, por sollën shtylla të betonit.
Sa thasë me para do të vjedhin LSDM dhe BDI me ndërtimin e shtyllës së betonit?
E sot, edhe Ministri i jashtëm, Bujar Osmani, duhej të përgjigjet në pyetje të gazetarëve për procedurat legale për ndërtimin e lapidarit në Likovë.
BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME
Ngjarja e mbrëmshme nuk ishte aktivitet partiak, ishte aktivitet i Komunës së Likovës, që sipas informatave të mia i ka respektuar të gjitha procedurat formale për ndërtimin e përmendores në Komunë. Me vendim të Këshillit dhe me të gjitha vendimet tjera që janë në kuadër të pushtetit lokal.
Ndërtimi i lapidarit ishte premtim i kamotshëm i BDI-së, u premtua nga ish kryetar i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku, e po realizohet në mandatin e dytë të kryetarit aktual, Erkan Arifi.
/KlanMacedonia/



