Author: Hamdi Kumanova

Prej mesnatës çmimi i benzinës do të rritet për 2,5 denarë, ndërsa çmimi i naftës do të rritet për 3 denarë, përcjell TV21. Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator për Energjetikë. Do të rritet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë, gjegjësisht për 2,5 denarë. Çmime sipas vendimit të fundit të KRrE-së: Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 88,05 (denarë/litër) Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 90,05 (denarë/litër) Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 90,00 (denarë/litër) Vaji ekstra i lehtë – 85,00 (denarë/litër)

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha në konferencës e sotme për shtyp njoftoi se takimi i grupeve të punës mes Shkupit dhe Sofjes është realizuar me 14 prill. Hoxha tha se në të njëjtin takim është biseduar për hapjen e një pike të re kufitare mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Sipas informacioneve që kemi në Sofje me 14 prill është realizuar takimi i fundit. Është takuar Komisioni i Përbashkët për ndërtimin e vendkalimit të ri kufitar Klepalo, mes Berovës dhe Strumjanit. Në Shkup takimi i fundit ka qenë mes grupit të punës me numër 3, Grupi i punës për Bashkimin…

Lexo më Shumë

SASHK-u dhe Qeveria janë rikthyer sot në tavolinën e bisedimeve në përpjekje për të gjetur zgjidhje për kërkesat e mësimdhënësve për rritje te pagave në arsim, shkruan Alsat. Kryetari i Sindikatës për Arsim, Jakim Nedelkov, tha se hynë në takimin e sotëm si optimist, mirëpo tha se nuk mund të japë qëndrim konkret se çfarë epilogu pret nga bisedimet. Ai tha se do të diskutohet edhe pagesa e mëditjeve në arsimin fillorë, të mesëm dhe në çerdhe dhe u bëri apel kolegëve të tij për durim. “Epo unë do të doja që të ketë zgjidhje brenda këtyre 10 ditëve. Ekziston…

Lexo më Shumë

Ka hyrë në ditën e pestë greva e punonjësve administrativ në Drejtorin e Librave Amë. Ata kërkojn rritje lineare të pagave, pasi ka punonjës me përvoj punë gati 15 vite që marin rrogë prej15000 denarësh. Kërkojnë edhe mirëkuptim nga qytetarët të cilëve nuk po u jepen dokumentet e nevojshme, këmbëngulin se nuk do zbrapsen edhe përkundër presioneve, deri në realizmin e kërkesave kolektive. “Shumica e kolegëve ka gati 15 vjetë nuk ka lëvizje në rroga janë referent të rinj. Me 15000 denar besoj se nuk mund të ushqehet një familje. Ka presione nuk do të thotë se nuk ka, po…

Lexo më Shumë

Kreu i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov në konferencësn e sotmw për shtyp tha se viti shkollor duhet të përfundojë me 10 qershor, përcjell TV21. Nedellkov tha se puna e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit është që të vlerësojë se sa orë u mungojnë mësimdhënësve dhe të realizojnë program që do të zbatohet deri më 10 qershor, me të cilin sipas ligjit do të përfundojë viti shkollor. “Ka bazë, ministri i Arsimit ka të drejtë diskrecioni që pas 100 ditëve të mësimit të kryera të verifikojë vitin si të mbaruar. Nuk ka rrezik për shkelje të asnjë…

Lexo më Shumë

Aksionit të Forumit Rinor të Alternativës dega në Kumanovë iu janë përgjigjur një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kumanovës me rrethinë, po edhe subjekte tjera. Ndër to, pozitivisht janë përgjigjur edhe shtëpia botuese “Logos-a”, “Shkupi”, e shumë shtëpi botuese tjera që kanë dhënë përkrahje të parezervë për këtë aksion. Forumi Rinor i Alternativës ka shfrytëzuar rastin e Panairit Ndërkombëtar të Librit që po mbahet prej me 3 deri me 9 maj në Shkup për t`i kontaktuar të gjitha shtëpitë botuese dhe ka marr premtime për përkrahjen e këtij projekti. Ky projekt ka nisur në ditën ndërkombëtare të librit dhe…

Lexo më Shumë

Portali i famshëm Numbeo ka përditësuar listën vjetore të vendeve më të shtrenjta dhe më të lira për të jetuar në botë, përcjell TV21. Si erdhën ata me listën? Ata llogaritën kostot e strehimit, veshjeve, ushqimit, transportit, internetit, shërbimeve, gjërave ushqimore… Në këtë listë e gjithsej 139 vendeve, Maqedonia e Veriut renditet e 118-ta, Kosova renditet e 134-ta, Shqipëria është e 99-ta, Bosnja dhe Hercegovina e 96-ta, Sllovenia është në vendin e 45-të, Kroacia është e 59-ta, Serbia në vendin e 94-të, Mali i Zi i 87-ti. Lista është përpiluar duke lëvizur nga vendet më të shtrenjta në ato më…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot paraprakisht u kërkoi falje qytetarëve, për siç tha ai, çfarë do të pasojë. Ai bëri të ditur se bllokada e Kuvendit nga VMRO-DPMNE do të zgjasë me javë dhe muaj dhe qëllimi është që qeveria të largohet. Në mbledhjen e sonte të Komitetit Ekzekutiv, Mickoski do të prezantojë idenë e bllokadës.(INA)

Lexo më Shumë

Pas paralajmërimit të kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski për bllokim të Kuvendit, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, tha se do të veprojë sipas Rregullores dhe se “nuk do të bëjë luftë”. Ai theksoi se çdo parti është përgjegjëse para qytetarëve për veprimet e veta, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Kuvendi vepron sipas Rregullores, nëse ka amendamente do të shohim se si do të kalojnë ligjet në komisione, nëse ka filibastering, sa mund të flasin deputetët, ja 120 deputetë që do të flasin për 10 minuta. Do të shohim nëse do të hapet debat në seancë plenare apo jo”. “Unë do të punoj…

Lexo më Shumë

“Situata e re në Ukrainë stimulon nevojën për të mbajtur një bashkëpunim të fortë ndërkombëtar me vendet e rajonit, për shkak të të cilit Republika e Maqedonisë së Veriut është e përfshirë në mënyrë aktive dhe mbështet të gjitha nismat ndërkombëtare që synojnë forcimin e bashkëpunimit dhe sigurisë në rajon, duke përfshirë dhe sigurinë e gjithë kontinentit evropian”, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në fillim të fjalimit të tij në konferencën për Procesin e bashkëpunimit të Evropës Juglindore, që po mbahet në Athinë, në kuadër të presidencës greke, njofton AIM. Ministri iu referua ndikimit dhe pasojave të…

Lexo më Shumë

Rritja ekonomike e vendit në vitin 2022 pritet të ngadalësohet deri në 2,7 për qind me ç’rast BPV-ja reale deri në mes të vitit do ta rrisë nivelin para pandemisë, vlerëson Banka Botërore (BB) në Raportin e rregullt gjashtëmujor ekonomik për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Skenari bazë i BB-së mbështetet në supozimin se faza aktuale e krizës do të lehtësohet në tremujorin e dytë nga viti 2022 madje edhe nëse efektet nga sanksionet për shkak të luftës në Ukrainë vazhdojnë edhe gjatë vitit 2022, por edhe në vitin 2023. “Sektori energjetik, bujqësia dhe industria automobilistike do të jenë më të…

Lexo më Shumë

Incidenti ka ndodhur në ora 23.15, kur AS (53) nga Kumanova, punonjës në Repartin e rëntgenit në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare është sulmuar fizikisht nga një person, shkruan kumanovonews, transmeton Open-TV. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë