Aksionit të Forumit Rinor të Alternativës dega në Kumanovë iu janë përgjigjur një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kumanovës me rrethinë, po edhe subjekte tjera. Ndër to, pozitivisht janë përgjigjur edhe shtëpia botuese “Logos-a”, “Shkupi”, e shumë shtëpi botuese tjera që kanë dhënë përkrahje të parezervë për këtë aksion.
Forumi Rinor i Alternativës ka shfrytëzuar rastin e Panairit Ndërkombëtar të Librit që po mbahet prej me 3 deri me 9 maj në Shkup për t`i kontaktuar të gjitha shtëpitë botuese dhe ka marr premtime për përkrahjen e këtij projekti.
Ky projekt ka nisur në ditën ndërkombëtare të librit dhe do të finalizohet menjëherë pas përfundimit të Panairit Ndërkombëtar të Librit. Është realizuar nën organizim të Forumit Rinor të Alternativës në Kumanovë.



