Author: Hamdi Kumanova

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit tashmë një muaj punon me më pak prokurorë. Që nga shkurti, pesë prokurorë publikë në prokurorinë e udhëhequr nga Vilma Ruskovska nuk kanë mandat për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe korrupsionin, shkruan Alsat. “Sipas vëllimit të punës, prokuroria aktualisht ndodhet në pozitë të palakmueshme sepse prokurorët me mandat janë të detyruar të veprojnë në rastet e kolegëve të cilëve u ka mbaruar mandati në interes të procedimit të procedurave hetimore dhe para- hetimore, por, edhe të rasteve që janë në proces gjyqësor. Më besoni se kjo është punë e…

Lexo më Shumë

Opozitarja VMRO-DPMNE, fjalimin e Kryeministrit Kovaçevski e vlerësoi si “demagogji boshe” duke kërkuar masa konkrete për ndihmë të qytetarëve për shkak të rritjes së çmimeve dhe inflacionit. Në vend përballemi me “stagflacion” ose kombinim të inflacionit dhe të çmimeve të larta, por stagnim të ekonomisë, theksoi Mickoski, duke kërkuar që Qeveria të heqë dorë nga tatimet dhe detyrimet, në mënyrë që të kontrollohet çmimi i lëndëve djegëse dhe produkteve tjera të shtrenjtuara. I kritikuar nga partitë në pushtet se nuk ka qëndrim për agresionin rus në Ukrainë, lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, nga foltorja në Veles sot theksoi se…

Lexo më Shumë

Ministria për Arsim dhe Shkencë do të pranojë aplikime nga studentët shtetas të RMV-së që nuk e kanë shfrytëzuar deri më tani mbështetjen financiare prej 40 euro për blerjen e ushqimeve, transmeton Portalb.mk. Aplikimi në këtë konkurs, duke bashkangjitur fletëparaqitjen dhe deklaratën për saktësinë e të dhënave, mund të bëhet përmes portalit për shërbime publike https://e-uslugi.mon.gov.mk/. Kjo mundësi është e hapur çdo muaj nga dita e 20-të e muajit e deri në ditën e fundit të muajit. “Në rrjedhë është aplikimi për realizimin e së drejtës të racionit të subvencionuar për studentë, për studentët të cilët i plotësojnë kushtet në…

Lexo më Shumë

Në muajin tetor, nëntor dhe dhjetor në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 2 707 martesa, ndërkohë janë realizuar edhe 499 divorce, transmeton Portalb.mk. Të dhënat e fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave bëjnë me dije që më së shumti martesa ka pasur në Tetovë (175), në Gostivar (142), Strugë (112) dhe Saraj (104). Ndërkohë nga gjithsej 499 divorce sa janë realizuar, më së shumti ka pasur në Manastir (38), Strumicë (38), Shtip (37), Gostivar (33), etj. Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të fundit janë regjistruar më shumë vdekje sesa lindje, por kjo nuk ka ndodhur në të…

Lexo më Shumë

Nga e premtja në mëngjes nuk ka transport publik prej dhe deri në lagjen Shuto Orizare. Banorëte asaj ane thonë se kane mbetur të ngujuar të premten në stacion duke pritur autobus. “U vonova për në punë, më shumë se një orë prita dhe nuk erdhi. Në fund u detyrova të marr taksi, sepse patjetër e kisha të arrij disi në punë. U paraqitëm në telefon, na thanë se do të vijë autobusi, por as nam e as nishan”, tha Marija Stefanovska, banore e kësaj lagje. Edhe nxënësit të revoltuar deklaruan se ishin të detyruar të gjejnë mundësi alternative që…

Lexo më Shumë

Ajo që po ndodh këto ditë, agresioni ushtarak kundër Ukrainës dhe kërcënimi ndaj sovranitetit të saj, tregon se sa lehtë mund të rrezikohet siguria dhe siguria e qytetarëve.Si një vend i vogël, kjo na tregon se sa i rëndësishëm është anëtarësimi në NATO për ne, për Maqedoninë e Veriut, thuhet në kumtesën e LSDM-së. Nga LSDM theksojnë se përmbushje e objektivit strategjik për të qenë anëtare e NATO-s do të thotë siguri dhe siguri e qytetarëve. “NATO për ne do të thotë sovranitet dhe integritet i garantuar territorial. Sot ne mund të shohim qartë. Nuk ka çmim për paqen dhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit. “Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 183 masa prej të cilave 35 janë për tejkalim shpejtësie, 44 për mosdhënie të përparësisë ndaj kalimtarëve dhe 15 për vozitje pa leje”, sqarojnë nga SPB Shkup. Po ashtu janë shqiptuar 5 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 3 për shoferët fillestarë, 2 për errësim të xhamave, 11 për mosregjistrim, 9 për këmbësorët dhe 35 për parkim jo të rregullt. Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë së Veriut mori grant me vlerë prej 225.6 milionë eurove nga Komisioni Evropian për përkrahje të projekteve infrastrukturore dhe energjetike. Siç u publikua nga ana e KE-së, mjetet janë miratuar në kuadër të pakos së investimeve prej 3.2 miliardë eurove, me qëllim të përforcimit të lidhjes së Ballkanit Perëndimor. Përkrahja konkretisht i referohet bashkëfinancimit të projektit për rehabilitimin e pjesës lindore të linjës hekurudhore Korridori VIII – aksi i tretë (Kriva Pallankë – Deve Bair, kufiri me Republikën e Bullgarisë), për stacionin e pastrimit të ujërave të zeza në Shkup, elektranën fotovoltaike Osllomej, si dhe për projektin…

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj tre personave nga Pakistani në lidhje me kontrabandën me migrant, transmeton Portalb.mk. “Policia ka paraqitur kallëzim penal ndaj 21 vjeçarit D.A., 18 vjeçarit M.A. dhe 35 vjeçarit B.R., të gjithë nga Pakistani, për kryerjen e veprës penale “Kontrabandë me migrantët”, deklarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut, të cilët kishin marrë nga një mijë euro për person. Gjykatësi i procedurës ndaj të dyshuarve është përcaktuar 30 ditë paraburgim. Ata dyshohet se gjatë javës kanë kryer bartjen ilegale të gjashtë migrantëve përmes vijës kufitare me Serbinë, me qëllim dërgimin e tyre…

Lexo më Shumë

Dje (25 shkurt) në mbrëmje rreth orës 20, në rrugën e “Potokut” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-së Tetovë kanë privuar nga liria 22-vjeçarin A.T. nga Tetova, pasi gjatë kontrollit iu gjet marihuanë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të përgatitet kallëzim penal.

Lexo më Shumë

Me datë 25.02.2022 në ora 14.25 në fshatin Çajle të Gostivarit zyrtarët policorë nga Zyra e jashtme për Çështje Kriminale Gostivar kanë privuar nga liria personat I.D. (50) nga fshati Raven dhe A.A. (49) nga fshati Rostushë. Tek personi A.A. është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri ngjyrë kafe. Pas dokumentimit të rastit do të bëhet një parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të fundit janë regjistruar më shumë vdekje sesa lindje, por kjo nuk ka ndodhur në të gjitha komunat, pasi në disa komuna ka ndodhur edhe e kundërta, transmeton Portalb.mk. Të dhënat e fundit të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, vërehet që në komunat si Studeniçani (79), Saraji (73) dhe Haraçina (66) ka pasur më shumë lindje sesa vdekje, kurse në komunat si Manastiri (-176), Kisella Vodë (-154) dhe Prilepi (-142) ka pasur më shumë vdekje sesa lindje. Në këtë periudhë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 5 015 lindje të gjalla, më së…

Lexo më Shumë