Author: Hamdi Kumanova

Vazhdon kërkimi intensiv për fëmijën 10-vjeçar Petar Xhoboski, për të cilin prindi i tij raportoi të premten mbrëma (25.02) se është larguar nga shtëpia në fshatin Vërbsko, komuna e Prilepit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk. Sipas policisë, menjëherë janë marrë masa dhe aktivitete për gjetjen e fëmijës dhe në kërkim janë angazhuar 102 zyrtar policor, një helikopter, qenë të stërvitur për kërkim, si dhe një dron. Në kërkim janë përfshirë edhe pjesëtarë të Njësisë territoriale zjarrfikëse Prilep, pjesëtarë të shërbimit të shpëtimit “Zllatovrv”, shoqatës gjuetare “Mukos”-Prilep, banorë të fshatrave përreth, si dhe qytetarë vullnetarë nga disa qytete. Kërkimi intensiv vazhdon deri…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (27.02.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut. Nga MPB thonë se snë territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 gjoba, nga të cilat 23 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 33 gjoba për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 19 sanksione për drejtim të automjetit pa patentë shofer. “Janë vendosur 14 gjoba për përdorimin e celularit, 13 sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit, pesë masa për shofer fillestar, pesë për mjete të paregjistruara”. “Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në…

Lexo më Shumë

Pas vazhdimit të eksodit të emigrimit në vend, të rinjtë emigrantë për Klan-M, kanë rrëfyer për arsyet e emigrimit, adaptimin në shoqërinë gjermane, dhe se sa  janë afër realizimit të objektivave të tyre personale. Ka mbaruar studimet e psikologjisë në Universitetin e Tetovës, Dëfrim Seferi nga Gostivari, rrëfen momentin e largimit nga Maqedonia drejt Shtutgartit të Gjermanisë, si dhe arsyet që e shtyen të ndërrmarë këtë veprim. “2 tetori ishte lamtumira ime e fundit ndaj vendlindjes, atë ditë mendova se po digjem i tëri i gjallë, porn ë fakt më digjej vetëm shpirti. Teksa po nisesha, ktheva kokën mbrapsht e…

Lexo më Shumë

Gjatë 10 viteve të fundit prerja ilegale e drunjëe në Kërçovë vazhdon të jetë problem i madh qytetarët e këtij rajoni. Edhe pse ka thirrje të shumta që të ndalohet ky fenomen, megjithatë prerja e drunjve vazhdon. “Më parë prerja e drunjve ishte natën dhe në fshehtësi, ndërsa tani kjo ndodh në mes të ditës”, tha një banor i fshatit Osllomej, Sipas tij, problemi është se prerësit ilegal i njohin policët e pyjeve dhe të punësuarit në policinë pyjore, ndërsa fshatarët mbrojnë vetëm pronën private. Personi përgjegjës i Policisë Pyhore në Kërçovë, Branko Nikolloski tha se punonësit angazhohen maksimalisht.

Lexo më Shumë

Sektori për Arsim në Bashkinë e Shkupit filloi aktivitetet për realizimin e projektit “Shkollat e Shkupit me dyer të hapura për universitetet për të promovuar programet studimore”. Me realizimin e këtij projekti, Bashkia e Shkupit dëshiron të ndihmojë maturantët në përcaktimin se ku duhet të vazhdojnë në studime më tej. Projekti mundvson ndërlidhje dhe komunikim mes universiteteve dhe shkollave të mesme në komunikim online ose në shkollë, varësisht nga gjendja me COVID-19. Sipas Bashkisë së Shkupit me këtë mënyrë, nxënësit maturantë do ta kenë më lehtë të marrin vendimin se ku do të studiojnë.

Lexo më Shumë

Nuk dihet se sa para shtetit i ka kushtuar procesi i imunizimit të popullsisë. Ministria e Shëndetësisë thotë se ky informacion është i mbrojtur dhe nuk mund të publikohet. Për momentin vendi disponon me 440.000 vaksina Pfizer kundër Kovid19 si dhe 250.000 të tjera të siguruara nga mekanizmi Kovaks si ndihmë nga Italia. Ka dhe sasi të caktuara të vaksinave nga prodhuesi Sinofarm dhe Sinovac të cilat kryesisht përdoren për dozën e dytë, shkruan Alsat. Pavarësisht se vaksinat nuk mungojnë, ka mjaftueshëm, interesimi i qytetarëve për imunizim mbetet shumë i ulët. Edhe përkundër paralajmërimeve të shumta, Ministria e Shëndetësisë nuk…

Lexo më Shumë

BUSHI SIGURON PËR BARAZI, JU BËN THIRRJE NËPUNËSVE SHQIPTAR TË APLIKOJNË Zëvendës ministri i punëve të brendshme Nazim Bushi u bën thirrje të gjithë nëpunësve policorë shqiptarë, që të aplikojnë në shpalljen interne të fundit për Njësitin Special “Tigrat” në të cilin aktualisht nuk ka asnjë përfaqësues shqiptarë. Nga kabineti i zëvendësministrit nënvizojnë se në këtë njësit domosdoshmërisht duhet të zbatohet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat. NAZIM BUSHI, ZV/ MINISTËR I MPB-SË “Njësiti special antiterrorist- Tigri, është i përfaqësuar vetëm nga maqedonasit dhe në atë njësit nuk ka asnjë pjestar të nacionaliteteve të tjera, përfshirë këtu edhe shqiptarët, prandaj nga…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se përsmes korridorit të krijuar, të siguruar në koordinim me Qeverinë e Republikës së Bullgarisë, dy familje me shtetas tanë, nga Odesa e Ukrainës janë pjesë e koridorit dhe presim të mbërrijmë në Bullgari brenda ditës. “vë kuadër të të njëjtit bashkëpunim, u bëjmë thirrje shtetasve tanë që ndodhen në territorin e Ukrainës, nëse kanë mundësi, të drejtohen për në Odesa, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Bullgarisë, nga ku ka ende korridore aktive të evakuimit”, thonë nga MPJ Ata njoftojnë se janë në kontakt të vazhdueshëm me Autoritetet e Rumanisë…

Lexo më Shumë

Shkruan: Doc.Dr. Bujamin Bela Për një njeri apo shoqëri që ka përvetësuar besimi se gjithçka që ndodh në jetë, është e paracaktuar nga vullneti i një fuqie superiore dhe se nuk ka kuptim të mendosh dhe të planifikosh për të ardhmen paraqet nënshtrimin absolut, i cili anashkalon vullnetin dhe përpjekjen njerëzore. Kjo pikëpamje është e dëmshme në perspektivën afatgjate, andaj pro-aktiviteti ose marrja e masave parandaluese kundër ngjarjeve dhe fenomeneve shoqërore, vendosja e sistemeve mbrojtëse, planifikimi në lidhje me të ardhmen dhe sforcimi i kushteve konsiderohen më se të nevojshme. Kur në shoqëri përhapet ndjenja e pafuqisë, performanca e ulët…

Lexo më Shumë

Pavarësisht rritjes së përditshme të çmimeve të produkteve ushqimore, të faturave mujore, madje edhe të transportit, Qeveria pohon se për momentin nuk ka ndonjë goditje serioze çmimesh për qytetarët. Autoritetet vlerësojnë se me masën për çmimet e ngrira dhe marzhet e kufizuara, edhe disa çmime janë ulur. Por, qytetarët vërejnë vetëm një trend në rritje. A i mbani mend çmimet e tre produkteve, që i keni blerë në nëntor të vitit të kaluar dhe sot? “Djathi 185, tani 235 denarë për kilogram. Kaçkavalli 285 – 335 denarë, fasulja 55 denarë, tani është 65 denarë”, tha një qytetar. “Çdo ditë rriten…

Lexo më Shumë

Jemi të gatshëm të miratojmë masa dhe politika në interes të qytetarëve, në radhë të parë për mbrojtjen e kategorive më të ndjeshme të qytetarëve, si dhe për përkrahjen e ekonomisë, shkroi në kolumnën e tij lidhur me krizën ruso-ukrainase, ministri i Financave, Fatmir Besimi. “Një analizë e thellë në kriza të tilla, ka rëndësi të madhe, duke marrë parasysh të gjithë parametrat, madje edhe ata që duken të vegjël dhe të parëndësishëm për momentin, për të arritur pritshmëritë më të sakta. Nuk duhet të përhapim pesimizëm apo optimizëm, por të jemi realist dhe të ndërmarrim aktivitete sipas situatës. Me…

Lexo më Shumë

Si rezultat i rreshjeve të pandërprera të borës, rrugët në lagjen vikend shtëpizave në Kodrën e Diellit janë të bllokuara. Edhe pse bora ishte paralajmëruar, institucionet lokale nuk kanë reaguar. Deri në mesdite janë lajmëruar dhjetra raste për ndihmë ngaqë siç thonë, rrugët kanë qenë të papastruara, me akull gjë që ka pamundësuar qarkullimin e banorëve dhe vizitorëve në ketë lagje. Deri në mesdite në rrugët kryesore të qendrës për skijim ka kaluar vetëm një kamionetë për pastrim, ndërkaq rruga kryesore Tetovë-Kodra e Diellit vazhdon të jetë e pa pastruar tërësisht nga Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”. Edhe përkundër këtij…

Lexo më Shumë