Author: Hamdi Kumanova

Bazuar në vendimin e BE-së dhe vendeve të tjera evropiane, përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut, për mbylljen e hapësirës ajrore evropiane për linjat ajrore ruse, Ministria për Punë të Jashtme u bënë thirrje qytetarëve të RMV-së që qëndrojnë në territorin e Federatës Ruse të përdorin fluturimet komerciale ende të disponueshme, tokësore dhe detare, për t’u larguar nga ai vend. Ky paralajmërim vjen pas mundësisë së një ndërprerjeje të plotë të fluturimeve drejt dhe nga Rusia. “U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që planifikojnë të vizitojnë Federatën Ruse në periudhën e ardhshme, të përmbahen nga udhëtimi…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën që u mbajt mbrëmë, e kryesuar nga zëvendëskryeministri, Artan Grubi solli vendim me çka u rekomandohet – propozohet operatorëve kabllor që të ndalojnë transmetimin e kanaleve ruse në platformat e tyre. Mirëpo, gjatë diskutimit në seancën qeveritare është konstatuar se për momentin Qeveria nuk ka mundësi ligjore për t’i urdhëruar operatorë kabllor, prandaj edhe në këtë fazë shkohet vetëm me rekomandim. TV21 gjatë ditës së sotme do të kontaktojë me operatorët kabllor – Telekom, A1, Neotel, Telekabel, etj për të mësuar qëndrimin apo vendimin e tyre ndaj këtij rekomnadimi të Qeverisë. Kuptohet gjithashtu…

Lexo më Shumë

Një i mitur nga Tetova së bashku me nënën e tij 39-vjeçare E.A. dje (27-shkurt) në ora 18:45 kanë raportuar se rreth orës 16:30 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë ka qenë i sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër 17 vjeçar, të cilin e njihte dhe i njëjti kishte qenë bashkë me disa të mitur të tjerë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Lexo më Shumë

Gjatë mbrëmjes së kaluar (27.02.2022), në periudhën nga ora 16:00 deri më 20:00 është realizuar kontrollim aksional në pjesën e trafikut në territorin e qytetit të Shkupit, edhe atë në komunën Kisella Vodë. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 57 shoferë, prej të cilëve pesëmbëdhjetë për drejtimin e automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, dy persona janë sanksionuar për shkak të drejtimit të automjetit pa patentë shoferë, një për shkak të skadimit të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit… Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (27.02.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 sanksione, prej të cilave tridhjetë e tre sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, njëzet e tri sanksione për tejkaim të shpejtësisë së lejuar, nëntëmbëdhjetë gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shoferë. Poashtu janë shqiptuar edhe katërmbëdhjetë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, trembëdhjetë sanksione për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, pesë masa për shoferët fillestarë dhe pesë gjoba për automjete të paregjistruara. Kontrollimet e…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (27.02.2022) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të mëdha nga shpejtësia e lejuar. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 230 shoferë, prej tyre njëmbëdhjetë automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 95 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 135 jashtë vendeve të banimit. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë…

Lexo më Shumë

Jemi larg luftës së tretë botërore, por shumë afër krizës më të madhe ekonomike që ka ndjerë njerëzimi. Kështu vlerësoi, profesori universitar Nano Ruzhin sipas të cilit masat që shtetet perëndimore kanë ndërmarrë për të ndaluar luftën në Ukrainë ishin të pashmangshme. “Këto tani janë sanksionet më masive që janë marrë kundër një shteti në historinë e njerëzimit. Pra, nuk bëhet fjalë vetëm për çështje ekonomike, financiare, sociale, politike, diplomatike, strategjike etj. E gjithë strategjia do të ketë shumë efekte negative si për Rusinë ashtu edhe për botën perëndimore. Pra e gjithë tregtia botërore, gjithë njerëzimi do të humbasë me…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale – Shkup sot do të kumtohen aktvendimet për disa nga të akuzuarit të cilët e pranuan fajin në rastin “Titanik”. Martin Protugjer, Mile Janakieski.l Katerina Velovska. Gordana Jankullovska, Munir Pepiq, Biljana Brishkovska-Boshkovski, Kiril Todorovski dhe Kosta Mitroski janë të akuzuarit të cilët e pranuan fajin dhe kërkuan nga gjykata, gjatë shqiptimit të aktvendimeve, t’i marrë parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese, posaçërisht virtytin që e pranuan fajin për veprimet e kryera. Paraprakisht, prokurorja Lile Stefanova para gjykatës i prezantoi rrethanat lehtësuese dhe vështirësuese dhe kërkoi zbutje dhe kushtëzim të dënimeve. Rastin “Titanik” e udhëheqë gjykatësi Osman Shabani, ndërsa…

Lexo më Shumë

Më datë 27.02.2022 në ora 20:25 në fshatin Neproshten janë arrestuar 5 persona, mes tyre edhe dy fëmijë. “Nëpunësit policorë të repartit policor Tearcë kanë arrestuar A.S.(58), A.B.(26), Ç.M.(21) dhe dy fëmijë, të gjithë nga fshati Sellcë e Tetovës. Gjatë kontrollit në veturën “Folksvagen golf” me targa të Tetovës, me shofer A.S., kurse të tjerët kanë qenë bashkudhëtarë, është gjetur dhe marrë marihuanë dhe mjete të forta”, qëndron mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ata janë mbajtur në stacion policore dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim penal.

Lexo më Shumë

Gjatë fundjavë së kaluar, kundërvajtës të panjohur kanë djegur tre enë për hedhjen e mbetjes të vendosura në bulevardin Krste Misirkov, në afërsi të Bit pazarit. Kontejnerët e djegur ishin me nxënje prej 3,2 m² dhe që të gjitha janë tërësisht të shkatërruara dhe të papërdorshme. Nga fillimi i vitit janë djegur gjithsej nëntë kontejnerë plastik të vendosura në sipërfaqet publike. Me qëllim që të mos prishet dinamika e hedhjes, mbledhjes dhe transportimit të mbetjes komunale, NP Higjiena Komunale – Shkup në afatin më të shkurt të mundshëm kontejnerët e djegur i zëvendësoj me të ri. NP Higjiena Komunale –…

Lexo më Shumë

Duhet të vazhdohet me ndjekjen me kujdes të gjendjes, e cila ndryshohet nga ora në orë. Duke pasur parasysh lidhjen e vogël të ekonomisë sonë me ekonomitë e Rusisë dhe Ukrainës, nuk priten pasoja të drejtpërdrejta, po indirekte janë të mundshme. Ngjarjet më të reja ndikojnë veçanërisht në tregjet globale të energjensave dhe ushqimit, së bashku me pasigurinë më të madhe mund t’i përkeqësojë perspektivat e rritjes së ekonomisë evropiane dhe botërore, konstaton në seancë Këshilli i Bankës Popullore. Nga Banka Qendrore sot kumtuan se stabiliteti i sistemit financiar është mbështetje e ekonomisë vendase. Sipas BP-së, mekanizmat mbrojtëse në sistemin…

Lexo më Shumë