Sot kur promovohet Monografia e Ministrisë së Brendshme për qytetarët 2017-2021, po kujtoj vetëm tri reformat substanciale që i realizuam me sukses:
E shuam përgjithmonë “policinë sekrete” duke themeluar Agjencinë për Siguri Kombëtare;
U dhamë fund përgjimeve të paligjshme të telekomunikimeve të qytetarëve, gazetarëve, afaristëve, politikanëve, etj., duke themeluar Agjencinë Teknike Operative;
Decentralizuam pushtetin policor duke themeluar Organet e Punëve të Brendshme në tërë shtetin;./Tetovasot/







