Maqedonia e Veriut nuk ka marrë vendim për dërgimin e trupave ushtarake në Ukrainë, shkruan Alsat. Sipas ministres së Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska ndihma e vetme për momentin është në armatim, por tha se nuk mund të bëjë publike se për çfarë pajisjesh konkretisht bëhet fjalë. “Bëhet fjalë për ndihmë ushtarake, përkatësisht pajisje ushtarake dhe armatim. Kjo bëhet në harmonizim me kërkesat e autoriteteve ukrainase. Kuptohet kërkesa e tyre ndaj nesh ishte e klasifikuar dhe vendimi jonë është ende i klasifikuar. Me donacionin e këtillë nuk zvogëlohet kapaciteti i ushtrisë tonë”, tha Sllavjanka Petrovska, Ministre e Mbrojtjes. Lidhur më një fluks…
Author: Hamdi Kumanova
Në përputhje me të gjitha parametrat dhe udhërrëfyesit që e përcaktojnë nivelin e cilësisë, modeli arsimor finlandez është një nga më të mirët në shkallë globale. Treguesit më të rëndësishëm janë arritjet e nxënësve finlandezë në testimet dhe garat më të njohura dhe më prestigjioze ndërkombëtare ku ato janë gjithmonë më të ranguarit në vendet më të larta. Ajo është dëshmi e njohurive dhe aftësive të fituara të nxënësve finlandezë në shkollat e atjeshme. Maqedonia e Veriut si vend në zhvillim ka tendencë t’i ndjekë trendet globale arsimore, ndërsa falë bashkëpunimit të sapokrijuar dypalësh mes dy vendeve, Ministria e Arsimit…
Më datën 28.02.2022 në ora 21:35 minuta në blv. ”Aradhat Partizane” në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria M.M. (23) nga Shkupi. Ai nuk është ndaluar në shenjën ”stop” dhe me automjetin ”seat altea” pa targa të regjistrimit, të cilin e ka drejtuar, është përpjekur të arratiset, por së shpejti është kapur dhe tek ai është gjetur pistoletë. Personi në fjalë është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim adekuat sipas nenit 396 të Kodit Penal./KlanMacedonia/
Nga gjithsej 100 qytetarë të hartuar në Ukrainë, 50 tashmë janë evakuuar dhe po aq duhet të evakuohen. Nga këta 50, jo të gjithë janë qytetarë tanë dhe shumica prej tyre pritet t’i evakuojmë sot, informoi në konferencën e sotme ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. Nga ata 50, siç informoi ai, 20 janë në Kiev, 20 janë në qytete të tjera anembanë Ukrainës. “Vazhdojmë me aktivitetet. Rrethanat po ndryshojnë vazhdimisht në terren. Pritjet tona janë që rrethanat do të përkeqësohen edhe më shumë, por në rrethana të tilla ne duhet të gjejmë mënyra për të evakuuar qytetarët tanë…
Ministri Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp theksoi se do të anulohet dërgimi i ambasadorit të ri në Moskë. “Ne sollëm dje vendim ta anulojmë dërgimin e ambasadorit tonë në Rusi i cili duhej të shkonte më 15 mars”, u shpreh Osmani. Osmani po ashtu sqaroi se ka bërë thirrje që qytetarët e Maqedonisë duhet ta lëshojnë Rusinë për shkak se mund të mbyllet hapësira ajrore dhe kthimi i tyre në Maqedoni do të jetë i vështirë. Kujtojmë se ambasadori i ri Maqedoni në Rusi është Nenad Kolev.
Instituti për Shëndet Publik e ka publikuar raportin javor në lidhje me gjendjen me coronavirusin në vend. Sipas raportit për periudhën 21 shkurt – 27 shkurt, janë regjistruar 3.702 raste të reja, që është për 39.5% më pak në krahasim me javën paraprake. Përqindja e rasteve pozitive ka lëvizur prej 13.1% deri 24.2%, pra mesatarisht 18.6%, përcjell Telegrafi Maqedoni. Numri më i lartë i rasteve pozitive ka qenë në Shkup, ndërsa incidenca më e lartë ka qenë në Kavadar. Krahasuar me javën e kaluar, ka një rënie të numrit të të sëmurëve në të gjitha grupmoshat, ndërsa rënie më e…
Një burrë nga Prizreni ka rënë në prangat e Policisë dje, në orët e pasdites, pasi i njëjti dyshohet për dhunë në familje. I njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 14:50.
Ambasada e Gjermanisë ka dalë me informacion të ri për shtetasit e Maqedonisë së Veriut që kanë aplikuar për vizë në Gjermani, transmeton TV21. Njoftimi i plotë: ℹ️ Informacione mbi certifikatat e gjuhës në proceurën e vizave Ju lutemi të keni parasysh se Ambasada Gjermane nuk pranon ? certifikata të falsifikuara të gjuhës në procedurën e vizave. Nëse dorëzoni një falsifikim (me, apo pa vetëdije), aplikimi Juaj jo vetëm që do të refuzohet, por do të regjistroheni edhe në “dosjen ndërinstitucionale të paralajmërimit për viza”. Përveç kësaj, ofruesi i certifikatës së gjuhës do të informohet se Ju keni paraqitur një…
Kryeguvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, Ana Mitreska në emisionin “Top Tema” tha se kursi i denarit është i qëndrueshëm dhe se rezervat devizore në në nivel solid. Ajo shtoi se Maqedonia e Veriut ka kapacitet dhe hapësirë ta mirëmbajë qëndrueshmërinë e kursit devizor. “Denari është i qëndrueshëm. Deri tani të gjitha ndryshimet te rezervat devizore janë sipas parashikimeve tona. Niveli është i lartë me rreth 3.4 miliardë euro dhe dua të theksoj se është më lartë në krahasim me nivelin që e kishim në fillim të pandemisë”, tha Mitreska. Ajo theksoi se edhe në raportin për ekonominë…
Ambasada e Italisë në RMV informon se duke filluar nga sot (1 mars), deri më 31 mars, kur pritet të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme në Itali, do të ndryshojnë rregullat për hyrje në Itali. Nga Ambasada njoftojnë se Italia do të mund të vizitohet edhe për qëllime turistike, duke poseduar kovid-certifikatë me njërën prej vaksinave të miratuara nga EMA, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nga data 1 mars deri më 31 mars 2022, për të hyrë ne Itali do të jetë e nevojshme që të keni Çertifikaten e gjelbert Kovid-19 ( Çertificakten e vaksinimit, Çertifikaten që demonostron se e keni kaluar Kovidin)…
Dy transportues nga Maqedonia janë bllokuar për të pestën ditë në kufirin ukrainas-polak. Para sulmit në Ukrainë, kamionët e mbushur me mollë nga Maqedonia kanë kaluar nëpër Ukrainë. Pas sulmit të parë, menaxheri i kompanisë ka kontaktuar shoferët dhe i ka udhëzuar të largohen menjëherë nga Ukraina përmes Polonisë. Por problemet nisën pasi kamionët u kontrolluan nga dogana e Ukrainës. Është parë se malli ishte i destinuar të përfundonte në Rusi, pas çka shoferëve maqedonas u janë marrë pasaportat dhe dokumentet tjera. Menaxheri i kompanisë së transportit për Alsat tha se as ambasada jonë në Ukrainë e as Ministria e…
Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj dekoron me medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” Menduh Thaçin dhe kryetarin e ndjerë z. Arbën Xhaferi. Sot, në zyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Menduh Thaçi dhe ish-kryeministri i Kosovës kanë zhvilluar një takim miqësor ku kanë biseduar për situatën politike në RMV dhe rajon. Poashtu, ish-kryeministri Ramush Haradinaj i ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare z. Menduh Thaçi si dhe kryetarit tashmë të ndjerë të PDSH-së z. Arbën Xhaferi për kontribut të jashtëzakonshëm në lidhje me çështjen kombëtare.

