Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, punonjësit policorë gjatë ditës së djeshme nga ora 06:00 deri në ora 09:00 kanë kryer kontroll aksion ndaj automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve, para së gjithash autobusët dhe taksi furgonat. “Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 2 shkelje (TE). Njëri automjet ka pasur parregullsi në pajisjet e frenimit, ndërsa tjetrit nuk i kanë funksionuar pajisjet sinjalizuese, pas së cilës të dy janë përjashtuar nga qarkullimi dhe janë përgatitur parashtresat përkatëse për shkelësit. Gjatë kontrollit, gjithashtu janë konstatuar dhe sanksionuar në mënyrë ligjore edhe 4 lloje tjera të shkeljeve në trafik (TE-3 dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski tha se qeveria nxitohet për shkak se dëshiron të mbushë Gjykatën Kushtetuese me kuadro partiake. “Kjo mund të ishte test për kapacitetet demokratike të qeverisë, por duket se shkojnë me polarizime, kombinatorika partiake dhe kjo është absurde”, tha sot në foltoren e kuvendit, deputeti Nikolla Miceski pas propozimit për seancë me propozim të qeverisë për shkarkimin e deputetit Fadil Zendeli nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime. Ai theksoi se kjo që po bën qeveria nuk është parë ndonjëherë dhe se me forcë polarizohet puna në kuvend. Sipas tij, komisioni është funksional, por qeveria…
Vazhdojnë të ulen rastet pozitive me kovid 19 në vendin tonë. Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar raportin javor në lidhje me gjendjen e Koronavirusit në vend. Sipas raportit për periudhën 21 shkurt – 27 shkurt, janë regjistruar 3.702 raste të reja, që është për 39.5% më pak në krahasim me javën paraprake. INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK “Gjatë kësaj periudhe është regjistruar një rënie e rasteve pozitive në krahasim me javën e kaluar për 39,5 për qind. Përqindja e pozitivitetit varion nga 13,1% në 24,2%, mesatarisht 18,6%. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi, ndërsa incidenca më e lartë…
Mbrëmë vonë rreth irës 21 në SPB Shkup është denoncuar se në një nga dhomat e spitalit psikiatrik “Bardhovcë”, në Shkup është i vdekur I.K (35) nga Shkupi, njofton Pa Censurë. Nga Ekipet e Ndihmës së shpejtë u konstatua vdekja e tij, ndërsa me urdhër të Prokurorit publik trupi i pajetë iu dha obduksionit.
Dekani i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Berton Sulejmani, i shoqëruar nga Prof. Dr. Isa Spahiu, sot pritën në takim dekanin e Fakulteti të Filologjisë të Universitetit “Fehmi Agani” nga Gjakova, Prof. Asoc. Dr. Kamber Kamberi dhe bashkëpunëtorët e tij, Dr. Labinot Berisha, Prof. Ass. Dr. Mimoza Hasani – Pllana dhe profesoreshën Ass. Yllka Imeri. Me këtë rast, palët biseduan për shumë tema, që kanë të bëjnë me fakultetet që ata i drejtojnë, ndërsa rëndësi e veçantë iu kushtua organizimit të përbashkët të një konference mbarëkombëtare për gjuhën, letërsinë dhe përkthimin. Dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr.…
Në këtë kohë krize kur çmimi i energjisë arrin shumë rekorde, termocentralet shtetërore thonë se në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) përdoret energjia elektrike e prodhuar nga kapacitetet vendore. Energjia elektrike nuk importohet dhe nevojat e familjeve dhe konsumatorëve të vegjël plotësohen sipas planit fillestar. Punojnë dy blloqet të TEC Manastirit, por jo edhe blloku i tretë i cili është ende në defekt. Nëse është e nevojshme, përfshihet TEC Osllomej ndërsa me gjysmë kapacitet prodhohet energji elektrike edhe nga TEC Negotinë. “SHA EMV bëhet stabilizues, përkatësisht garantues për të pasur furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me energji elektrike…
Maqedonia e Veriut ka nisur të zbatojë sanksionet ndaj Rusisë prej 1 marsit, duke përfshirë mbylljen e hapësirës ajrore për të gjitha fluturimet nga Rusia, ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Një vendim tjetër është ai i dërgimit të ndihmës ushtarake dhe asaj humanitare. Qeveria u ka bërë thirrje edhe kompanive private që të përfshihen në dërgimin e ndihmave ndërsa operatorëve kabllorë u ka rekomanduar që të ndalojnë transmetimin e të gjitha mediave ruse në programet e tyre, si masë për t’u përballur me dezinformatat dhe propagandën ruse lidhur me agresionin në Ukrainë. Maqedonia e…
PETROVSKA: OFROJMË NDIHMË ME PAJISJE USHTARAKE DHE ARMË Nuk ka dhe nuk do të ketë vendim që ushtarë nga Maqedonia e Veriut të dërgohen në luftë në Ukrainë. Kështu deklaroi Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska. SLAVJANKA PETROVSKA, MINISTRE E MBROJTJES “Nuk ka vendim për dërgim të ushtarëve tanë në Ukrainë dhe nuk do të ketë.. Pasi RMV është anëtare e Aleancës së NATO-së dhe të gjitha vendimet që sillen në korrniza të Alëancës së NATO-së ne si vend anëtarë do t’i respektojmë.” Por Maqedonia e Veriut megjithatë ka marrë vendim për ndihmë ushtarake ndaj Ukrainës, vendim ky i cili është…
Pas tre muajsh, tashmë nuk vlen masa për çmimet e ngrira të produkteve elementare ushqimore kurse hyri në fuqi marzha e kufizuar tregtare e produkteve, apo diferenca mes çmimit të blerjes dhe shitjes. Shitësit me pakicë nuk do të jenë në gjendje të rrisin marzhën më shumë se 5 % në shitje me shumicë dhe 10 % me pakicë. Ekonomistët thonë se në afat të shkurtër kjo masë do të ndikojë në rritjen drastike të çmimeve të produkteve për qytetarët. Megjithatë, rritja e shpenzimeve do të shkaktojë rritje të çmimeve, duke përfshirë edhe produktet elementare ushqimore. Në ditën e parë…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në margjinat e Samitit investues për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim në Londër, u takua me drejtoren për Evropë në Departamentin për hulumtime të “Economist”, Joan Hoje, e cila udhëheq me indeksin e demokracisë në botë që po zbatohet çdo vit”=. Sipas këtij hulumtimi për vitin e kaluar, thuhet në njoftimin e qeverisë, Maqedonia e Veriut u hoq nga zona e shteteve me “regjim hibrid” dhe hyri në vendet me demokraci funksionale si “demokraci me mungesa”. “Indeksi i demokracisë për Maqedoninë e Veriut sipas “Economist” është përmirësuar për 5 vende dhe është sukses…
Gjatë qeverisjes Zaeviste, çmimet e karburanteve u rritën ndjeshëm për shkak të akcizave dhe taksave që vendosën. Një vit e gjysmë litër naftë kushton 46 denarë, ndërsa sot një litër naftë kalon 75 denarë me tendencë për rritje. Po ashtu, çmimi i një litri benzinë ishte 50 denarë, ndërsa tani çmimi i ka kaluar 84 denarë. Kjo rritje e çmimit është nga 65 në 70%, thuhet në komunikatën e partisë nga VMRO-DPMNE. Praktikisht me këtë rritje të karburanteve goditet drejtpërdrejt buxheti i qytetarëve, por edhe i ekonomisë. Çmimet e karburantit, të cilat janë vendimtare për standardin, po rriten dhe qeveria…
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH) Halil Snopçe, kërkon që Maqedonia e Veriut, të tërhiqet nga “Ballkani i Hapur”, pasi vlerëson se Rusia përmes Serbisë mund ta përdorë këtë nismë për t’i realizuar qëllimet e veta në Ballkan, shkruan gazeta LAJM. “Serbia është shteti i vetëm në Evropë përveç Bjellorusisë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës. Serbia është shteti i vetëm në Evropë përveç Bjellorusisë, që nuk ka votuar rezolutën e propozuar nga ana e Shqipërisë dhe SHBA-së në Këshillin e Sigurimit, për ndërprerjen e agresionit rus ndaj Ukrainës. Siç tha edhe…

