Edhe pas paralajmërimeve nga Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi se nuk do të ketë presion mbi çmimet e ushqimeve bazë, buka edhe sot vazhdon të shitet me qmim më të lartë në disa vende 37 e në të tjerat 38 denarë. Nuk ka vend për panik te qytetarët, nuk priten goditje çmimesh, deklaroi Ministri i Ekonomisë. Por realiteti flet ndryshe. Ndryshe prej dje është ndërprerë vendimi për ngrirje të çmimeve të prodhimeve themelore ushqimore ndërsa hyn në fuqi vendimi për caktimin e marzheve më të larta tregtare të çmimeve shitëse të prodhimeve themelore ushqimore në tregtinë me shumicë dhe pakicë.…
Author: Hamdi Kumanova
Në tremujorin e katërt të vitit 2021 në vend ka pasur 7.979 vende të lira pune, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës. Shkalla e vendeve të lira pune në shtet është 1,59 për qind. Shkalla më e lartë e vendeve të lira të punës preh 3 për qind ka sektori L – Veprimtaritë e Shërbimeve Administrative dhe Mbështetëse, derisa më e vogël është shkalla në sektorin G – Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, që është 0,29 për qind. Në subjektet afariste me numër të të punësuarve prej 10 deri 49 kanë shkallë më…
Kuvendi sot duhet ta mbajë seancën e 64-të kuvendare ku për rend dite është Propozim-vendimi për shkarkimin e anëtarit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Fadil Besa nga Lëvizja Besa që u parashtrua nga deputetët Talat Xhaferi, Jovan Mitreski, Goran Misovski, Dime Vellkovski, Snezhana Kalleska Vançeva, Darko Kaevski, Daniella Nikollova, Bobi Mojsoski, Panço Minov, Marija Georgievska dhe Zhaklina Lazarevska. Partia opozitare VMRO-DPMNE ka propozuar 400 amendamente dhe dhjetëra amendamente të tjera po ashtu janë parashtruar kundër shkarkimit të anëtarit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Fadil Zendeli. Nga VMRO-DPMNE thonë se Xhaferi i ka njoftuar se amendamentet do t’i heq…
Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq u shpreh se për Maqedoninë e Veriut është mirë qe vendet anëtare të BE-së dhe kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen u shprehën për mbështetjen e parezervë të Ukrainës që të anëtarësohet në BE. “BE duhet të hyjë më me guxim në politikën dhe projektimin e anëtarësimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Ne dëshmuam se jemi partner i besueshëm. Kemi ndërmarrë të gjata hapat që i ndërmorrën edhe vendet anëtare të BE-s”, tha Mariçiq. Ai shtoi se tani është mundësi e mirë që procesi i zgjerimit të përshpejtohet, ndërsa në lidhje me agresion rus ndaj Ukrainës,…
Republika e Maqedonisë së Veriut ka sasi të mjaftueshme të produkteve ushqimore dhe derivate të naftës në rezervat e mallrave, qytetarët të jenë të qetë nuk pritet goditje në çmime të produkteve themelore të ushqimit. Për momentin nuk ka nevojë të vendosen në funksion rezervat e mallrave, duke pasur parasysh se prodhuesit e produkteve themelore kanë rezerva për periudhë prej mbi 35 ditëve, pa përfshirë ditët e të cilat mund të mbulojmë përmes rezervave shtetërore. Vazhdojmë me furnizimin e rezervave shtetërore, siç është paraparë në programin vjetor, ndërsa si Qeveri i shqyrtojmë nevojat eventuale për përforcim shtesë të dinamikës së…
Dje (01-mars) në orën 12:30, 52-vjeçari M.N. nga Llomnica e Gostivarit në SPB Tetovë ka raportuar se pak më parë në rrugën “Majori Çede Filipovski” në Gostivar ka qenë i sulmuar fizikisht nga 51-vjeçari M.T. nga Negotina-Pologut. Rasti është zbardhur plotësisht dhe ndaj personit M.T. do të vijojë një parashtresë përkatëse.Ts
Pjestarët e policisë të SPB-Tetovës mbrëmë (01-mars) rreth orës 21:50, në Përshevcë të Tetovës, me urdhër të gjykatës kanë arrestuar 23-vjeçarin A.H. nga i njëjti fshat për vuajtje të dënimit me burg, pas së cilës është dërguar në Burgun e Tetovës në Tetovë, për të vuajtur dënimin.Ts
Në tremujorin e katërt të vitit 2021 në Maqedoni ka pasur 7.979 vende të lira pune, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika. Shkalla e vendeve të lira pune në shtet është 1.59 përqind. Shkalla më e lartë e vendeve të lira të punës prej 3% ka sektori L – veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe mbështetëse, derisa më e vogël është shkalla në sektorin G – furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, që është 0.29%. Në subjektet afariste me numër të të punësuarve prej 10 deri 49 kanë shkallë më të lartë të vendeve të…
Kuvendi sot do të mbajë vazhdimin e seancës së 64-të, në rend dite të së cilës është Projektvendimi për shkarkimin e anëtarit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Fadil Zendeli nga BESA, të dorëzuar nga deputetët Talat Xhaferi, Jovan Mitreski, Goran Misovski, Dime Velkovski… Rendi i ditës i seancës u votua mbrëmë pas debatit gjithëditor në të cilin deputetët e opozitës VMRO-DPMNE kërkuan pikën e parë të rendit të ditës – Projektvendimin për shkarkimin e anëtarit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Fadil Zendeli, për të ndryshuar me pikat e tjera të rendit të ditës. Ata e akuzuan për shkelje…
Qeverisja e së drejtës është themeli i të gjitha institucioneve demokratike, i prosperitetit ekonomik dhe, më e rëndësishmja, i sigurisë. Është një faktor bazë që garanton plotësimin e nevojave të qytetarëve. Me programet dhe zyrat tona këtu, përpiqemi të mbështesim agjendën e qeverisë për zbatimin e sundimit të ligjit, veçanërisht përpjekjet për të garantuar pavarësinë dhe funksionalitetin e gjyqësorit. Kështu deklaroi mbrëmë ambasadorja amerikane në vend Kate Marie Burns në një intervistë për TV21, transmeton Portalb.mk. Sipas saj, reformat demokratike dhe zbatimi i shtetit të së drejtës janë diçka që kërkon shumë përpjekje, guxim dhe energji, për të arritur sukses…
Komisioni për Sëmundje Infektive, sipas paralajmërimeve, sot do të mbajë mbledhje, në të cilën do të diskutohet për gjendjen epidemiologjike me KOVID-19 në vend. Të dhënat e fundit të Institutit për Shëndet Publik (ISHP) tregojnë se në shtet aktive janë 3431 raste me Kovid-19, prej të cilave 1840 në Shkup. Nga ISHP dje informuan se po zvogëlohet numri i të infektuarve, të vdekurve dhe të hospitalizuarve nga Kovid-19. Javën e kaluar janë regjistruar 3.702 raste të reja pozitive, që është zvogëlim prej 39,5 për qind në krahasim me javën paraprake. Përqindja e rasteve pozitive ka lëvizur prej 13,1 për qind…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dje rreth orës 09:30 në Stacionin e Policisë në Çair është raportuar se një person përmes kërcënimeve ka marrë para nga të punësuarit në një bastore në rrugën “Tale Hristov” në Çair. “Po merren masa për zbardhjen e rastit”, theksojnë nga MPB.

