Shpallja e Joakim Krçovskit “pishtar i parë i Maqedonisë” është akt antihistorik dhe nuk përputhet me të vërtetën”, pohon hisloriani bullgar Plamen Pavlov. Në një intervistë për BGNES, Pavlov tha se vetë Krçovski ka thënë se ka shkruar në gjuhën më të thjeshtë bullgare për të qenë më i kuptueshëm për njerëzit, duke ikur nga të ashtuquajturat, normë e vjetër bullgare. “E gjithë puna e tij dhe e gjithë jeta e tij tregon se ai është arsimtar bullgar. Vetë Manastiri i Osogovës, nga ana tjetër, ka qenë gjithmonë qendra e spirttuaktetit bullgar jo vetëm në rajonin e Kriva Pallankës, por edhe në të gjithë rajonin e Kjustendilit”, tha Pavlov. Sipas tij, ky nuk është rasti i parë i tillë i vjedhjes. Pavlov kujion se para disa vitesh KOM-i e ka shpallur shenjtor murgun Kiril Pejçinoviq, ndërsa tani, sipas tij, e njëjta gjë është edhe me Joakim Krçovskin. Të dy ishin rilindës bullgarë,të ngjashëm me peshkopin Sofronij Vraçanski. Dallimi, shton ai, është se Krçoovski dhe Pejçinovi tejkaluan aterritorin e Maqedonisë së sotme dhe :pushtuan vendet e tjera bullgare në territoret bullgare perëndimore”. Për Pavlovin, kjo është dëshmi se Kisha Ortodokse Maqedonase dominohet nga forca që kundërshtojnë dialogun me Kishën Ortodokse Bullgare dhe veçanërisht me Bullgarinë.
Data 14.11.2026
Aktuale
- Tri vjet nuk e pa nënën, Olechka zbulon të kaluarën e dhimbshme, tregon edhe se është në listën e zezë në Bjellorusi
- Një mama single, vushtrriasja paralajmëron hallakamë në Big Brother – a do ta përballojnë banorët e tjerë?
- E bija e madhe e Shyhrete Behlulit zbulon një sekret të madh nga jeta e saj – nuk e paskemi njohur deri më tani
- Siria heq kërkesën për miratim paraprak të hyrjes për shtetasit amerikanë dhe britanikë pas polemikave
- Iu desh një raport mjekësor për ta bindur, ky është lajmi tronditës që Beharja e mori sa ishte akoma në Big Brother
- Bejta ua këputi shpresat krejt vajzave, e konfirmon LIVE se është në një lidhje jashtë shtëpisë së Big Brotherit
- Venera Azizi: Me Kosovën e nisëm, me Shqipërinë po e përmbyllim
- Sulmohet brutalisht një i mitur para shkollës në Rashçe, 5 bashkëmoshatarë e rrahin me grushte, shqelma dhe sende të forta



