Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.730 testime janë regjistruar 457 raste të reja me COVID-19. Prej rasteve të reja 246 janë në Shkup, Veles 25, Manastir 24, Prilep 22, Tetovë, Kavadar dhe Resnjë 17, Kumanovë 15, Gostivar dhe Gjevgjeli 10, Shtip 7, Ohër dhe Sveti Nikole 6, Strumicë, Kërçovë, Negotinë dhe Kriva Pallanka 5, Koçani 3, Strugë, Probishtip, Kratovë dhe Demir Kapi 2 dhe nga 1 në Dibër, Demir Hisar, Makedonski Brod dhe Dojran. Po ashtu janë shëruar 447 pacientë dhe 9 të tjerë kanë humbur jetën. Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (01.03.2022) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 140 shoferë, prej tyre njëmbëdhjetë automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse një automjet me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 82 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 58 jashtë vendeve të banimit.…

Lexo më Shumë

Më datën 01.03.2022 në Stacionin Policor Karposh është arrestuar L.G. (18) nga Rumania. Ai dyshohet se më datën 17.02.2022 ka mashtruar një grua 77-të vjeçare nga Shkupi, përkatësisht ka kryer veprën penale sipas nenit 247 të Kodit Penal. Sipas denoncimit, ai është prezentuar si biznismen nga një vend i huaj dhe ka ofruar artikuj për shitje, kurse ka kërkuar që pagesa të jetë me ari. Me L.G. është realizuar bisedë zyrtare në prezencë të Prokurorit Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim adekuat.

Lexo më Shumë

Barna, ushqim, shatorë, tesha dhe mjete higjienike janë disa nga donacionet që po mblidhen në Shkup si ndihmë për shtetasit e Ukrainës. Pesë kamionë nga Maqedonia e Veriut janë dërguar në Ukrainë, ndërsa pjesa më e madhe prej tyre kanë pasur ujë, ndërkaq ky aksion vjen në kohën kur po ashpërsohet lufta në Ukraina. Pikat ku mund të dhurohen ndihmat janë lagja Dame Gruev në Komunën e Gjorçe Petrovit. “Gjatë ditës së djeshme ndihmuan kompani, në mesin e të cilave edhe “Gorska” të cilët na dhanë hapësirë për të mbledhur donacionet dhe po ashtu dërguan kamionë me ujë. Mu paraqitën…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski vlerëson se me fokusimin e vëmendjes së politikanëve vendas të pushtetit në situatën në Ukrainë, pushteti synon të zhvendosë vëmendjen nga problemet reale në vend, shkruan Alsat. Ai thotë se partia e tij mbështet paqen në Ukrainë dhe integritetin territorial të saj por askush nuk e ka ruajtur interesin e Maqedonisë dhe popullit maqedonas kur ka qenë nevoja. “Në vend se të fokusohemi në problemin tonë në shtëpi dhe atë që duhet të na shqetësojë në shtëpi, të shqetësohemi për qytetarin në Maqedoni, ata bëjnë largim të vëmendjes dhe shpërqendrim për tema të cilat nuk…

Lexo më Shumë

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka sjellë vendim që t’i rekomandojë Qeverisë së Maqedonisë së Veriut heqjen e certifikatës së vaksinimit anti-Kovid, bëjnë të ditur për TV21 nga KSN. Me këtë, parashihet që qytetarët në objekte hotelerike të mund të hynë pa qenë të obliguar për të treguar certifikatë se janë të vaksinuar kundër Kovid-19, dhe të njëjtën nuk do t’ua kërkojnë as shërbimet e objekteve hotelerike. Megjithatë, që ky rekomandim të fillojë të zbatohet, duhet të kalojë edhe në Shtabin e Krizës dhe në seancë qeveritare.

Lexo më Shumë

Sot edhe zyrtarisht Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) iu dorëzua pajisja e dedikuar për matjen e cilësisë së ajrit me vlerë prej më shumë se 300 mijë euro e siguruar në kuadër të mbështetjes së Suedisë në përmirësimin e cilësisë së ajrit në Maqedoninë e Veriut. Krahas kësaj, Suedia edhe financiarisht e ka ndihmuar bashkëpunimin ndërmjet Agjencisë Suedeze të Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor (EPA Suedeze) dhe MMJPH, nëpërmjet projektit trevjeçar “Mbështetja e Maqedonisë së Veriut në aderimin në BE në fushën e ambientit jetësor.” MMJPH fitoi një pajisje laboratorike lartë precize për matjen e cilësisë së ajrit.…

Lexo më Shumë

Comodita Home, zinxhiri më i madh i shitjes me pakicë për produkte shtëpiake, në kuadër të fushatës humanitare “Çdo ëndërr është e rëndësishme” më 2 mars 2022, në ora 11:00, dhuroi 160 dyshekë dhe 160 jastëkë që do të shfrytëzohen në Kovid qendrat në mbarë Maqedoninë. Donacionin në ISHP Klinikën Universitare për Pulmologji dhe Alergologji Shkup e dorëzoi përfaqësuesi i Comodita Home, z. Hariton Gaxhoski dhe e pranoi D-r Dejan Dokiq, drejtor i Klinikës së Pulmologjisë dhe koordinator i Kovid qendrave. Në takim para gazetarëve të pranishëm u drejtua z. Hariton Gaxhoski, përfaqësues i Comodita Home: “Të nderuara media, Ju faleminderit…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit ka shfaqur analizën e lëvizjes së çmimeve të derivateve të naftës në vendet e rajonit. Nga të dhënat e analizuara për 11 shtete në rajon, përfshirë edhe RMV-në, KRRE thekson në Maqedoninë e Veriut çmimi i EURODIZELIT në javën e parë të muajit mars është më i ulët. Sipas analizës së KRRE-së, çmimin më të lartë të EURODIZELIT e paguajnë në Greqi me 1,621 euro, pastaj në Shqipëri me 1,609 euro, pastaj Serbi, Kroaci, Slloveni, Mal të Zi, Rumani, Hungari, Bullgari dhe Mal të Zi. Në Maqedoninë e Veriut Eurodizelit shitet…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, sot, në ora 12:00, në rrugën “146” në Tetovë, pas urdhrit gjyqësor kanë arrestuar 29-vjeçarin nga Tetova. “29-vjeçari nga Tetova, B.Q. është dënuar me gjashtë vjet e gjysmë burg për veprën penale “vjedhje e rëndë”, të dënuar në bazë të nenit 236 të Kodit Penal”, qëndron mes tjerash në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21. I arrestuari tashmë është dërguar në burgun e Idrizovës.

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë së Veriut ka sasi të kënaqshme të produkteve ushqimore dhe derivateve të naftës në rezervat e mallrave, qytetarët të jenë të qetë, nuk pritet goditje në çmimet e produkteve bazë ushqimore, qetësojnë nga Qeveria dhe shtojnë se bashkë me institucionet tjera monitorojnë situatën në baza ditore dhe po marrin të gjitha masat për ruajtjen e standardit të qytetarëve, transmeton Portalb.mk. Tani për tani, thonë nga Qeveria, nuk ka nevojë të aktivizohen as rezervat e mallrave. “Për momentin nuk ka nevojë për vënien në funksion të rezervave të mallrave, duke pasur parasyshë se prodhuesit e produkteve bazë kanë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, sot në hapësirat e komunës së Gazi Babës ka realizuar një takim me kryetarin e SASHK-ut, Jakim Nedelkov, transmeton Almakos. Për takimin, prefekti Stefkovski ka informuar përmes faqes së tij në Fejsbuk. “ Sot në hapësirat e komunës së Gazi Babës, kam pasur një takim pune me kryetarin e SASHK-ut, Jakim Nedelkov. Si kryetar komune do të kam raporte partneriteti me sindiktat në realizimin e qëllimeve të tyre. Zëri dhe kërkesat e sindikatave janë zëri i punëtorit”, shkroi Stefkovski./Almakos/

Lexo më Shumë