Qytetarët të mos frikësohen dhe të krijojnë panik, pasi biznesmenët do të sigurojnë miell dhe grur të mjaftueshëm. Kështu thotë kryetari i Grupacionit për industrinë e bluarjes dhe furrës në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Goran Malishiq. Sipas tij, sanksionet ndaj Rusisë nga ana e Maqedonisë do të ishin katastrofale, nëse si shtet nuk ka tregje tjera për lëndë të para, siç janë Serbia, Hungaria, Rumania dhe Bullgaria. “Nuk duhet të ketë panik te popullata deri në atë shkallë, njerëzit të jenë të sigurt se biznesmenët tanë do të sigurojnë sasi të mjaftueshme gruri dhe miell për nevojat e…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar se sot hyn në fuqi vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për kufizimin e marzhës për produktet ushqimore. Kjo do të vlejë për shitjet në pakicë dhe shumicë. Ai tha se nuk ka rritje drastike të çmimeve të produkteve ushqimore. “Nuk ka rritje drastike për të çmimeve të produkteve ushqimore, përkundrazi, ka ulje të çmimit ër perimet dhe frutat”, tha Bekteshi, transmeton TV21. Siguron se kontrolle janë duke bërë, por fton që në rast se qytetarët vërejnë ngritje të çmimeve, ta raportojnë të njëjtën në Inspektoratin e Tregut. “Deri në fund të…
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, me propozim-vendim do ta shkarkojë anëtarin e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime Fadil Zendeli, dhe me këtë planifikon ta zhbllokojë punën e Kuvendit. Kujtojmë që opozita fitoi shumicën në Komision me Zendelin, pasi Besa u largua nga pushteti dhe iu bashkua opozitës. Megjithatë, ai nuk pranoi të tërhiqej dhe t’ia dorëzonte postin partnerit të ri qeveritar Alternativa, e cila sipas mazhorancës ishte e paligjshme. Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, propozimi i Xhaferit për shkarkimin e Zendelit do të jetë precedent, duke qenë se për herë të parë do të ndodhte shkarkimi i një anëtari…
Qyteti i Shkupit njofton se parkimi zonal në Shkup është më i lirë. Me Çmimoren e re me çmime më të ulëta për shërbimet e Ndërmarrjes publike “Parkingu i Qytetit” do të përfshihen parkingjet e hapura publike në qytet. “Me këtë Vendim për ndryshimin e Listës së çmimeve të shërbimeve të Ndërmarrjes publike “Parkingu i Qytetit”, ulja ka të bëjë me parkimin për një orë në zona, përkatësisht në zonën A0 parkimi nga 100 denarë, zvogëlohet në 75 denarë, në zonën A nga 50 denarë, zvogëlohet në 40 denarë, në zonën B nga 40 zvogëlohet në 30 denarë, në zonën…
Maqedonia e Veriut nuk ka marrë vendim për dërgimin e trupave ushtarake në Ukrainë, shkruan Alsat. Sipas ministres së Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska ndihma e vetme për momentin është në armatim, por tha se nuk mund të bëjë publike se për çfarë pajisjesh konkretisht bëhet fjalë. “Bëhet fjalë për ndihmë ushtarake, përkatësisht pajisje ushtarake dhe armatim. Kjo bëhet në harmonizim me kërkesat e autoriteteve ukrainase. Kuptohet kërkesa e tyre ndaj nesh ishte e klasifikuar dhe vendimi jonë është ende i klasifikuar. Me donacionin e këtillë nuk zvogëlohet kapaciteti i ushtrisë tonë”, tha Sllavjanka Petrovska, Ministre e Mbrojtjes. Lidhur më një fluks…
Në përputhje me të gjitha parametrat dhe udhërrëfyesit që e përcaktojnë nivelin e cilësisë, modeli arsimor finlandez është një nga më të mirët në shkallë globale. Treguesit më të rëndësishëm janë arritjet e nxënësve finlandezë në testimet dhe garat më të njohura dhe më prestigjioze ndërkombëtare ku ato janë gjithmonë më të ranguarit në vendet më të larta. Ajo është dëshmi e njohurive dhe aftësive të fituara të nxënësve finlandezë në shkollat e atjeshme. Maqedonia e Veriut si vend në zhvillim ka tendencë t’i ndjekë trendet globale arsimore, ndërsa falë bashkëpunimit të sapokrijuar dypalësh mes dy vendeve, Ministria e Arsimit…
Më datën 28.02.2022 në ora 21:35 minuta në blv. ”Aradhat Partizane” në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria M.M. (23) nga Shkupi. Ai nuk është ndaluar në shenjën ”stop” dhe me automjetin ”seat altea” pa targa të regjistrimit, të cilin e ka drejtuar, është përpjekur të arratiset, por së shpejti është kapur dhe tek ai është gjetur pistoletë. Personi në fjalë është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim adekuat sipas nenit 396 të Kodit Penal./KlanMacedonia/
Nga gjithsej 100 qytetarë të hartuar në Ukrainë, 50 tashmë janë evakuuar dhe po aq duhet të evakuohen. Nga këta 50, jo të gjithë janë qytetarë tanë dhe shumica prej tyre pritet t’i evakuojmë sot, informoi në konferencën e sotme ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. Nga ata 50, siç informoi ai, 20 janë në Kiev, 20 janë në qytete të tjera anembanë Ukrainës. “Vazhdojmë me aktivitetet. Rrethanat po ndryshojnë vazhdimisht në terren. Pritjet tona janë që rrethanat do të përkeqësohen edhe më shumë, por në rrethana të tilla ne duhet të gjejmë mënyra për të evakuuar qytetarët tanë…
Ministri Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp theksoi se do të anulohet dërgimi i ambasadorit të ri në Moskë. “Ne sollëm dje vendim ta anulojmë dërgimin e ambasadorit tonë në Rusi i cili duhej të shkonte më 15 mars”, u shpreh Osmani. Osmani po ashtu sqaroi se ka bërë thirrje që qytetarët e Maqedonisë duhet ta lëshojnë Rusinë për shkak se mund të mbyllet hapësira ajrore dhe kthimi i tyre në Maqedoni do të jetë i vështirë. Kujtojmë se ambasadori i ri Maqedoni në Rusi është Nenad Kolev.
Instituti për Shëndet Publik e ka publikuar raportin javor në lidhje me gjendjen me coronavirusin në vend. Sipas raportit për periudhën 21 shkurt – 27 shkurt, janë regjistruar 3.702 raste të reja, që është për 39.5% më pak në krahasim me javën paraprake. Përqindja e rasteve pozitive ka lëvizur prej 13.1% deri 24.2%, pra mesatarisht 18.6%, përcjell Telegrafi Maqedoni. Numri më i lartë i rasteve pozitive ka qenë në Shkup, ndërsa incidenca më e lartë ka qenë në Kavadar. Krahasuar me javën e kaluar, ka një rënie të numrit të të sëmurëve në të gjitha grupmoshat, ndërsa rënie më e…
Një burrë nga Prizreni ka rënë në prangat e Policisë dje, në orët e pasdites, pasi i njëjti dyshohet për dhunë në familje. I njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 14:50.
Ambasada e Gjermanisë ka dalë me informacion të ri për shtetasit e Maqedonisë së Veriut që kanë aplikuar për vizë në Gjermani, transmeton TV21. Njoftimi i plotë: ℹ️ Informacione mbi certifikatat e gjuhës në proceurën e vizave Ju lutemi të keni parasysh se Ambasada Gjermane nuk pranon ? certifikata të falsifikuara të gjuhës në procedurën e vizave. Nëse dorëzoni një falsifikim (me, apo pa vetëdije), aplikimi Juaj jo vetëm që do të refuzohet, por do të regjistroheni edhe në “dosjen ndërinstitucionale të paralajmërimit për viza”. Përveç kësaj, ofruesi i certifikatës së gjuhës do të informohet se Ju keni paraqitur një…

