Author: Hamdi Kumanova

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 16 e 30 minuta, në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, ka arrestuar 40-vjeçarin N.S. nga Gostivari, i cili sillej në mënyrë agresive ndaj pjesëtarëve të policisë duke mos iu bindur urdhrave të tyre, deri sa ata ishin duke ndërmarrë veprime zyrtare. Pas një sqarim të plotë dhe dokumentimi të rastit, ndaj tij do të ngritët parashtresë përkatëse./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Këshilltari i Qeverisë për Energjetik, Viktor Andonov, informoi se terminali i gazit në Aleksandropolis ka filluar në vitin 2013. “Dje u ndërtua terminali i gazit të lëngshëm natyror dhe si i tillë u shpall projekt i përbashkët në interes të BE-së. Projekti ka karakter rajonal dhe sjell siguri energjetike. Për këtë arsye ishin të pranishëm liderët e disa vendeve të rajonit, ndër të cilët edhe kryeministri Kovaçevski. Në të kaluarën kemi pasur një nga çmimet më të larta të gazit natyror, sepse furnizoheshim nga një burim dhe konsumonim një sasi të vogël të gazit natyror. Një nga arsyet është sigurimi…

Lexo më Shumë

Ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica” me urdhër të Qytetit të Shkupit këto ditë po vendosin shtylla mbrojtëse në bulevardin Brigada e tretë maqedonase. Shtyllat vendosen për të parandaluar parkimin e parregullt të automjeteve nëpër shtigjet për këmbësorë dhe të biçikletave, si dhe në hyrjet e rrugëve përreth. Deri më tani janë vendosur rreth 100 shtylla mbrojtëse në ishujt për këmbësorë dhe në hyrjet e rrugëve lidhëse në bulevardin Brigada e tretë maqedonase, si dhe në drejtim të rrugës Vasko Karangelevski. Sipas planit për punë, ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica” në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë vendosjen e…

Lexo më Shumë

Prokurorja Katerina Kolareviq do të dorëzojë kërkesë për vazhdimin e masës së paraburgimit për ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri. Ndërsa brenda katër ditëve do të dihet nëse kërkesa do të pranohet ose jo, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjatë muajit, Zeqiri ka dhënë deklaratë para prokurores, si i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ai ka mohuar fajësinë ndërsa janë dëgjuar edhe disa dëshmitarë tjerë të cilët kanë njohuri për furnizimin publik të nënshkruar nga Zekiri. “Prokurori kompetent e udhëheqë procedurën hetimore kundër personit për të cilin keni shfaqur interes dhe dy persona tjerë të pakapshëm për organet e rendit.…

Lexo më Shumë

Me zgjidhjen e re ligjore për falje do të mund të falen vetëm personat për të cilët ka përfunduar procedura gjyqësore. Presidenti i vendit në të ardhmen nuk do të mund të falë persona të dyshuar apo të akuzuar, por vetëm ata për të cilët ka një aktvendim gjyqësor se kanë kryer një vepër të caktuar penale. Kështu ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski, i cili ka thënë se është përgatitur një zgjidhje krejtësisht e re ligjore, që të mos ketë interpretime të ndryshme për faljet. “Zbatimi i atij ligji vërtet ka treguar se vërtet ka dispozita,…

Lexo më Shumë

Integrimi europian është përgjigjja më e mirë për të kapërcyer të gjitha krizat me të cilat përballet Bashkimi Europian në kontekstin aktual të agresionit rus në Ukrainë. Kjo është kryefjala e fjalimit të kryeministrit të Italisë, Mario Draghi drejtuar Parlamentit Europian të mbledhur në seancë plenare në Strasbourg. Për kryeministrin italian, një Europë e zonja për t’u përgjigjur në kohë të stuhishme është një Europë më e besueshme për qytetarët e saj dhe në sytë e botës. Në këtë kontekst, Mario Draghi ka deklaruar, se është në favor të integrimit të plotë dhe sa më të shpejtë të vendeve të…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në vend nga gjithsej 1.661 teste të kryera, 135 raste kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, janë shëruar 85 pacientë ndërsa nuk është regjistruar asnjë vdekje, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas sistemit ‘Termini im”, më datë 02 Maj është regjistruar një viktimë me Covid-19, një 78 vjeçar nga Ohri. Sipas të dhënave, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 309.925, numri i të shëruarve është 300.021, numri i të vdekurve është 9.283 dhe numri i rasteve aktive është 621.

Lexo më Shumë

Një person i mbytur është gjetur mëngjesin e sotëm në ujërat e liqenit të Ohrit, pranë shkëmbinjve mes plazheve “Gorica 2” dhe “Gorica 3”. Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për një aksident me pasoja tragjike. Peshkatari nga Ohri ka rrëshqitur nga shkëmbi nga i cili po peshkonte. Rastin për AIM e ka konfirmuar zëdhënësi i SPB-së së Ohrit, Stefan Dimoski, duke treguar se ekipet policore janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë kontroll. Trupi i të mbyturit është vënë re nga kalimtarët dhe është denoncuar në polici.

Lexo më Shumë

HIQEN TË GJITHA MASAT ANTI-COVID Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar rekomandimin e Komisonit për Sëmundje Ngjitëse që të hiqen të gjitha masat anti-covid, me përjashtim të mbajtjes së detyrueshme të maskave nëpër institucionet shëndetësore dhe qendrat për kujdesin e pleqve dhe personave me nevoja të veçanta. Por si është situata në terren. Reparti Infektiv dukej I zbrazët. Mjekët thonë se varianti Omicron dhe vaksinimi ndikoi në uljen e ndjeshme të rasteve të infektimeve. DR.FADIL CANA – INFEKTOLOG “Rënia e numrit të pacientëve pritej pas valëve me të cilat u përball sistemi ynë shëndetësor, varianti i fundit që mbizotëroi…

Lexo më Shumë

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev edhe njëherë i ka bërë të qartë Shkupit se nuk do të ketë heqje të vetos për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, nëse Maqedonia e Veriut nuk ndryshon Kushtetutën në lidhje me minoritetin bullgar. RUMEN RADEV PRESIDENT I BULLGARISE “Perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka alternativë dhe është një synim strategjik i Bullgarisë, por integrimi i saj nuk mund të ndodhë pa garantuar më parë të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut dhe ndalimin e gjuhës së urrejtjes. Ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut dhe futja…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi të enjten (05.05.2022) do të marrë pjesë në takimin Ministror për Bashkëpunim Rajonal dhe Siguri Energjetike, Diversifikimin dhe Tranzicioni i Gjelbër, që do të mbahet në Sofje, Republika e Bullgarisë. Në takimin ministror të organizuar nga Ministria e Energjetikës e Bullgarisë, përveç ministrit Bekteshi dhe nikoqirit, ministri i Energjetikës i Bullgarisë, Aleksandar Nikollov do të marrin pjesë edhe Dite Jorgensen, Drejtor Gjeneral i drejtorisë për Energjetikë në Komisionin Evropian (DG ENER), Konstantinos Skrekas, ministër për Energjetikë dhe Mjedisit i Greqisë, Virgil Daniel Popesku, ministër për Energjetikë i Rumanisë, Zorana Mihajloviq, zëvendëskryeministre dhe ministre e Minierave…

Lexo më Shumë

“BULLGARIA ËSHTË NËN PRESION TË MADH NGA BE-ja PËR HEQJEN E VETOS” Presidenti bullgar Rumen Radev si rrallë herë deri më tani, në konferencë dedikuar marrëdhënieve me Maqedoninë e Veriut, ka folur për nevojën për kompromis për heqjen e vetos për integrim evropian të vendit, duke pranuar se Sofja zyrtare është nën presion të madh nga ana e partnerëve evropianë, në kontekst të luftës në Ukrainë. Radev akuzon se në Maqedoninë e Veriut zhvillohet fushatë antibullgare, ndërsa premtimet për Korridorin 8 janë harruar . Në Maqedoninë e Veriut, nga ana tjetër, sot, kreu shtetëror por edhe opozita kanë nderuar revolucionarin Goce…

Lexo më Shumë