Author: Hamdi Kumanova

Vaji “Briliant” rriti çmimin e vajit për gatim nga 115 në 135 denarë. Siç deklaroi për MIA, drejtori i fabrikës, Kosta Tashkov tha se çmimi i ri është rezultat i rritjes së çmimit të lëndës së parë. Sipas tij, lënda e parë e vajit nga Bullgaria Romania dhe Ukraina kushton 2.200 euro për një ton, ndërsa para 2-3 muaj ka kushtuar nga 1.200 deri 1.500 euro. Në pyetjen nëse do të ketë sërish shtrenjtime të çmimit të vajit, ai thekso se kjo varet nga çmimi në berzën botërore.

Lexo më Shumë

Sot është dita e dytë ku punonjësit e Drejtorisë për Libra amë protestojnë për paga të larta. Sipas nënkryetarit të Sindikatës së Pavarur të Drejtorisë së Librave Amë, Igor Jovanovski, sindikata tashmë dy vite përpiqet që të nënshkruajë Marrëveshje kolektive, por kjo nuk ndodh ose për shkak të ndërimit të ministrit ose drejtorit. “Neve nuk na konvenonte rritja linerare e pagave për 15% për shkak se kemi kolegë që marrin pagë nën minimalen. Ende nuk është rritur paga minimale te ne”, u shpreh Jovanovski. Ai tha se nga Minsitria e Financave u kanë thënë se nuk kanë mjete./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Në ueb-faqen change.org është publikuar peticion ku kërkohen online nënshkrime për heqjen e maturës shtetërore për vitin arsimor 2021/2022. “Për shkak se për një periudhë të gjatë ishim online (2 vite), pushimi dimëror u vazhdua dhe greva e profesorëve bëri që të humbim materialet kryesore dhe konsiderojmë se jemi gjenerata më e dëmtuar dhe s’kemi bazë për t’u testuar për maturë”, thuhet në përshkrimin e peticionit. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme ministri Jeton Shaqiri u shpreh se po shqyrtohet mundësia që përfundimi i shkollës të shtyhet për shkak të grevës. Kujtojmë se greva e mësimdhënësve vazhdon edhe në javën e…

Lexo më Shumë

Kryeparlamentari Talat Xhaferi ndodhet në vizitë pune në Ukrainë ai në takimin me kryetarin Stefançuk ka shprehur mbështetjen personale por dhe institucionale ndaj krimeve në Ukrainë. Në përvjetorin e zgjedhjes sime për Kryetar të Kuvendit e vizitova Ukrainën dhe u takova me mikun tim Stefançuk. Ditë historike në shumë aspekte, edhe për të, edhe për ne. Dhuna, lufta, vrasjet nuk bëjnë pjesë në botën bashkëkohore, të ndërtojmë të rrënuarën përmes bashkëpunimit ndërshtetëror, ka shkruar Xhaferi në rrjetin social facebook. Sot jam këtu për të shprehur mbështetjen personale dhe institucionale për Verkhovna Radën dhe deputetët e Verkhovna Radës, mbështetjen e qytetarëve…

Lexo më Shumë

Nga LSDM theksojnë se mbi 16.000 maturantë janë në pasiguri për shkak të agjendës politike të kryesisë së SASHK-ut. “Rreth 10 për qind ose rreth 1600 prej tyre nuk e kaluan pjesën e parë të provimit shtetëror të maturës dhe nuk mund t’i nënshtrohen provimeve në qershor. Rrezikohet regjistrimi i atyre maturantëve që planifikojnë të vazhdojnë shkollimin jashtë vendit dhe e gjithë kjo vetëm për shkak të qëndrimit shantazhues të kryesisë së SASHK-ut”, thonë nga LSDM Ata shtojnë se se kryesia e SASHK-ut hodhi poshtë propozimin për rritje të re të pagave në arsim dhe mbrojtje të fëmijëve për 12…

Lexo më Shumë

Në dy vitet e fundit, për shkak të pandemisë, ndërsa tani edhe më shumë për shkak të situatës në Ukrainë, ne, por edhe në përgjithësi Evropa, po përballemi me krizën ekonomike dhe energjetike, goditje të çmimeve dhe inflacion. Por, edhe në kushte të këtilla kaq komplekse, institucionet shtetërore funksionojnë në mënyrë të qëndrueshme, me çfarë e justifikojnë besimin e qytetarëve. Udhëheqës në këtë drejtim është Banka Popullore e cila ka udhëhequr dhe udhëheq politikë monetare efikase gjatë të gjitha këtyre krizave, me çfarë u dërgon sinjale faktorëve ekonomikë, ndërsa kjo ka një ndikim stabilizues lidhur me gjendjen në treg dhe…

Lexo më Shumë

Sot, me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Ukrainës, Rusllan Stefançuk, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është në vizitë të Ukrainës, ku udhëtoi me tren përmes Polonisë në orët e hershme të mëngjesit. Njëherazi, në vizitë të Ukrainës janë edhe kryetarët e Parlamenteve të Rumanisë dhe Konfederatës Zvicerane. Kryetari Xhaferi i vizitoi qytetin Irpin dhe pistën e Hostomelit që janë të shkatërruar nga veprimet luftarake, pas çka bashkë me kryetarët tjerë të parlamenteve dhanë deklaratë bashkë. Më poshtë, teksti i deklaratës së Kryetarit Xhaferi: “Mirdita të gjithëve, Mik i dashur Rusllan, Të nderuar kolegë,…

Lexo më Shumë

“Për shkak të “përleshjeve patetike të koalicionit të Kiril Petkov” dhe “ish Partisë Komuniste”, ne nuk mund t’i ofrojmë ndihmë ushtarake Ukrainës me pajisje mbrojtëse, tha për “BNR” eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev. Ai është i mendimit se qeveria bullgare po demonstron “sjellje të turpshme”. “Nuk e di pse duhet të nxitojmë,” tha Kovaçev për qëndrimin e Bullgarisë mbi procesin e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Sipas Kovaçevit, “Maqedonia e Veriut ka frikë të bëjë një hap përpara dhe t’i kthejë shpinën trashëgimisë jugosllave, ndërsa në të njëjtën kohë është më pak e reformuar, së bashku me Serbinë, nga republikat e…

Lexo më Shumë

Në organizim të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut, në prani të mbi 20 afaristëve nga Maqedonia e Veriut, të cilët veprojnë në tregun shqiptar, është ripërtëritur puna e Biznes klubit të Maqedonisë së Veriut në Tiranë. Në takimin kanë marrë pjesë edhe kryetarja e odave ekonomike, Ines Muçostepa dhe kryetari e Odës ekonomike në Durrës, Alban Isteri. “Mbledhja u organizua në Qendrën kulturore informative të Maqedonisë së Veriut, me qëllim të promovimit të unitetit të biznes bashkësisë nga vendi i jonë, këmbimit të informatave dhe ideve për paraqitje më të suksesshme para biznes bashkësisë shqiptare, respektivisht çështeve dhe problemeve me…

Lexo më Shumë

Duke mos treguar se çfarë mesazhe do të japë për funksionarët e vendit, komisioneri i zgjerimit të BE-së Oliver Varheji mbërriti për vizitë zyrtare në Shkup. Por si arriti, ashtu u largua, pa asnjë koment për mediat, shkruan Alsat. Megjithatë, Varheji pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski në Twitter shkroi se po bëhen përpjekje për fillimin e bisedimeve për anëtarësim para përfundimit të kryesimit francez, që përfundon në fund të qershorit. Sipas tij, nuk ka kohë për të humbur dhe procedurat duhet të përshpejtohen. Në takimin Kovaçevski-Varheji u konstatua se zhbllokimi i integrimeve evropiane është i domosdoshëm menjëherë, njoftojnë nga…

Lexo më Shumë

Zjarrfikësit e Tetovës pasditen e sotme kanë shuar zjarrin në një objekt afër stacionit të autobusëve për më shumë se dy orë. Zjarri është raportuar në orën 14:00, ndërsa është lokalizuar dhe fikur pas orës 16:00. “Ndërhymë në një ndërtesë të madhe që i ngjante sallës së fabrikës. Fatmirësisht askush nuk u lëndua, kishim frikë nga viktima, sepse kur arritëm atje na thanë se lypës të pastrehë qëndrojnë aty sepse salla ishte e braktisur. Objekti është afër stacionit të autobusëve, ku ka edhe objekte të tjera banesore dhe afariste, prandaj kemi luftuar që zjarri të mos bartet në drejtim tjetër”,…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Zoran Zaev nga konferenca në Strumicë me titull “Sovraniteti dhe Evropa” e organizuar nga Ambasada Franceze, i rekomandoi BE-së që të ndryshojë mënyrën e vendimmarrjes dhe se ideja evropiane nuk guxon të shantazhohet nga nacionalizmi, përcjell Telegrafi Maqedoni. “E pyes BE-në nga Strumica ime evropiane, e cila kufizohet me Greqinë dhe Bullgarinë, nëse kjo mënyrë e vendimmarrjes në BE, ku një shtet anëtar bllokon një rajon të tërë për arsye jashtëzakonisht irracionale dhe nacionaliste, është një mekanizëm me të cilin zhvillohet ideja evropiane. Nëse jo, dhe e di që nuk është, atëherë ndryshoni mënyrën se si merrni vendimet. BE-ja…

Lexo më Shumë