Author: Hamdi Kumanova

Dje në mbrëmje rreth orës 23:55, në Kopanicë të Tetovës, zyrtarë policorë të SPB- Tetovë e kanë privuar nga liria personin T.Gj. (42) dhe diku më vonë edhe vëllaun e tij S.Gj. (39) nga ky fshat, të cilët rreth 15 minuta më herët në gjendje të alkoolizuar, në shtëpinë e tyre familjare, janë përleshur fizikishtë, ku gjatë përleshjes kanë përdorur edhe mjet të fortë. Dy personat janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS

Lexo më Shumë

Koordinatori i grupit kuvendar i LSDM-së, Jovan Mitreski në konferencë për shtyp u shpreh se 5 vite pas 27 prillit ende e kanë për obligim ndaj qytetarëve dhe gjeneratat e ardhshme që të mos përsëritet edhe një herë. “Nuk do të përsëritet nëse të gjitha subjektet politike, jo vetëm deklarativisht, unifikohen pas vlerave demokratike dhe të lirisë.”, tha Mitreski. Sipas tij, 27 prilli i viti 2017 është një nga datat më të errët në historinë e demokracisë së Maqedoisë. “Për të ndaluar ndryshimin e qeverisë, dhunues të armatosur të nxitur nga OBRM-PDUKM hynë me dhunë në Kuvend duke tentuar të…

Lexo më Shumë

Rreth 500 punonjës të Drejtorisë së Librave Amë prej sot kanë nisur grevën. Kërkojnë paga më të larta. Greva organizohet nga Sindikata e Pavarur e Drejtorisë së librave amë. Sportelet për paraqitjen e kërkesave për lëshimin e certifikatave të lindjes, të martesave dhe certifikatave të vdekjeve nuk do të funksionojnë. Greva është pasojë e hasjes për tre vjet në vesh të shurdhër të autoriteteve kompetente për rritjen e pagave të punëtorëve në shërbimet e librave amë, të cilat arrijnë në 14.500 denarë, që është më pak se paga minimale.

Lexo më Shumë

Policët e SPB-së Tetovë mbrëmë (26 prill) rreth orës 19:00 e 10 minuta, në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, kanë arrestuar 51-vjeçarin tetovar G.G. , pasi që gjatë kontrollit është gjetur më shumë se një kilogram marijuanë. Marihuana është gjet në çantën e shpinës dhe në një objekt aty pranë, e rregulluar në enë të ndryshme dhe qese të ndryshme, si dhe u gjetën zipper qese. Tetovari G.G. është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgatitet parashtresë për “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”,…

Lexo më Shumë

Marrëveshja e arritur mes Qeverisë dhe kryesisë së Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) për rritjen e rrogave prej 12 për qind dje nuk mori mbështetje nga anëtarët e SASHK-ut, si rrjedhojë edhe sot vazhdon greva në shkollat fillore dhe të mesme, ndërsa sipas paralajmërimeve, do të zgjasë derisa nuk gjendet zgjidhje e pranueshme për të dyja palët, ndërsa SASHK-u vendosi që çerdhet për fëmijë të vazhdojnë me punë të rregullt. Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkovski, dje pasi që kumtoi se anëtarësia nuk e pranoi propozimin për rritje të rrogave prej 12 për qind, deklaroi se Sindikata në shenjë…

Lexo më Shumë

Bullgaria nuk tërhiqet nga vetoja për kushtin ndaj Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të hapen negociatat me Bashkimin Europian. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska, para fillimit të forumit “BE dhe Ballkani”. Gençovska sqaroi se përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë është një kusht që duhet përmbushur përpara se vendi të fillojë negociatat e anëtarësimit në BE. GENÇOVA “Për të filluar procesin e negociatave të anëtarësimit në BE, mbetet kërkesa që Republika e Maqedonisë së Veriut të regjistrojë bullgarët në Kushtetutën e saj. Në këtë fazë fillimisht duhet…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me 100 ditët e Qeverisë që re duke thënë se bëhet fjalë për 100 ditë mashtrim, gënjeshtra dhe manipulim. “Janë 100 të thelluara më tepër në korrupsion, janë 100 ditë më tepër në skandale, janë 100 ditë të thelluara më tepër në krim të organizuar. Janë 100 ditë më tepër gjyqësi të thelluar në padrejtësi. E dini 8% është besimi në gjyqësor, kjo i bjen që as familjet e gjykatësve dhe prokurorëve nuk besojnë në sistemin gjyqësor të Maqedonisë së Veriut. Pra kemi 100 ditë më tepër thellim të varfërisë, rritje të papunësisë,…

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj një punonjësi të policisë në lidhje me dyshimet për ushtrim të dhunës gjatë kryerjes së detyrës, transmeton Portalb.mk. Polici F.M. i punësuar në Repartin për intervenime policore në SPB Shkup akuzohet në bazë të nenit 143, paragrafi 1 nga Kodi Penal për “maltretim gjatë kryerjes së punës zyrtare”. I dyshuari para një muaji kishte përdorur dhunë ndaj qytetarit T.G. nga Manastiri, ndërsa ndaj tij është paralajmëruar masë disiplinore.

Lexo më Shumë

Kryeministri Kovaçevski sot u shpreh se në 100 ditë qeverisje janë ballafaquar të përgatitur edhe krizën energjetike edhe me zgjidhje të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse siguruam mbrojtje për qytetarët nga rritjet e çmimeve të shkaktuara nga kriza globale energjetike. “Me përgjegjësi dhe guxim, në përputhje me sfidën, morëm menaxhimin dhe furnizimin me energji për ndërmarrjet e ujësjellësit në Shkup për të siguruar ngrohje qendrore të vazhdueshme për qytetarët. Subvencionet e parashikuara për furnizim të pandërprerë me ngrohje të pjesëve të qytetit të Shkupit janë 2,9 milionë euro në muaj, gjatë sezonit të ngrohjes, kurse kursimet mujore për amvisëri janë 1.000 denarë…

Lexo më Shumë

SAMITI I SOFJES BE – BALLKANI Pas 21 viteve nga nënshkrimi I Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, 15 vite nga marrja e statusit të kandidatit dhe 13 rekomandimeve të njëpasnjëshme, Maqedonia e Veriut ende është në pritje të negociatave me BE-në. Ministri Bujar Osmani asgjë të re nuk kishte për t`i thënë moderatores së Forumit të Sofjes, Federika Mogerini, rreth kredibilitetit të procesit të zgjerimit. BUJAR OSMANI – MINISTËR I JASHTËM “Kredibiliteti i BE-së në RMV është lëkundur dhe këtë e tregojnë sondazhet e opinionit public, kurse e njëjta gjë po ndodh në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Bosnjë. Cështja është nëse…

Lexo më Shumë

Një ditë pas arritjes së marrëveshjes mes SASHK-ut dhe Qeverisë për ndërprerjen e grevës në arsim, deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH) Elmi Aziri deklaroi se për shkak të inateve politike të Qeverisë, nxënësit humbin dy javë nga procesi arsimor, ndërsa arsimtarët u torturuan dhe shpesh herë edhe u anatemuan. Ai më tej, pyeti ministrin e Arsimit, Jeton Shaqiri, ku mbeti premtimi parazgjedhor për rritjen e rrogave të mësimdhënësve në 600 euro. Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e deputetit të ASH-së, Elmi Aziri Për të satën herë me radhë, Qeveria u soll e u mbështoll dhe përsëri…

Lexo më Shumë

Me një ceremoni solemne, në prani të ministrit të Arsimit dhe Shkencës z.Jeton Shaqiri dhe ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike z.Admirim Aliti, dhe të punësuarve në institucion, sot në ambientet e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup u realizua pranim-dorëzimi i detyrës së rektorit, mes rektorit aktual Prof.Dr. Azis Pollozhani dhe rektorit të zgjedhur Akad.Prof.Dr. Izet Zeqiri. Detyrën e re, Akademik Izet Zeqiri e morri zyrtarisht përmes dorëzimit të Insignias nga ana e rektorit aktual Pollozhani me ç’rast prezantoi planet e tij gjatë mandatit të rektorit të UNT-së. ‘Si rektor do të udhëheq dhe menaxhoj me UNT në mënyrë…

Lexo më Shumë