SAMITI I SOFJES BE – BALLKANI
Pas 21 viteve nga nënshkrimi I Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, 15 vite nga marrja e statusit të kandidatit dhe 13 rekomandimeve të njëpasnjëshme, Maqedonia e Veriut ende është në pritje të negociatave me BE-në.
Ministri Bujar Osmani asgjë të re nuk kishte për t`i thënë moderatores së Forumit të Sofjes, Federika Mogerini, rreth kredibilitetit të procesit të zgjerimit.
BUJAR OSMANI – MINISTËR I JASHTËM
“Kredibiliteti i BE-së në RMV është lëkundur dhe këtë e tregojnë sondazhet e opinionit public, kurse e njëjta gjë po ndodh në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Bosnjë. Cështja është nëse do të ketë qasje strategjike dhe liderizëm në BE për Ballkanin Perëndimor? Qorrsokaku I BE-së lidhur me zgjerimin është burimi I cënueshmërisë së rajonit, kurse për këtë ndikojnë edhe cështjet e hapura dhe ndikimi rus, me cka qytetarët janë të zhgënjyer nga BE-ja për shkak të pritjeve”
Në Samitin në Sofje, Komisioneri Varhelyi nuk mund ta fshehte zhgënjimin pasi ende diskutohet cështja e RMV-së dhe Shqipërisë, duke bërë deklaratën e fortë mbi pushtetin e BE-së për këto dy vende.
OLIVER VARHELJI – KOMISIONER I ZGJERIMIT
“Nëse ke pushtet dhe nuk e përdor kjo konsiderohet nga të tjerët si kapitullim, dorëzim i pushtetit tënd dhe i kapaciteteve të tua. Ndaj, ne duhet t’i besojmë vetes tonë dhe fuqisë që kemi dhe mendoj, se të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian duhet t’i besojnë natyrës transformuese të zgjerimit tê Bashkimit Europian”
Vendosja e pakicës bullgare në Kushtetutën e RMV-së është kushti që duhet të plotësohet para se të nisin negociatat me BE-në. Ky është qëndrimi I Ministres së Jashtme bullgare, Gençovska, dhënë para nisjes së Samitit.
TEODORA GENÇOVSKA – MINISTRE E JASHTME E BULLGARISË
“Kushti I këtillë është vërtetuar në Deklaratën e Kuvendit dhe në zgjidhjet e Këshillit konsultativ për siguri kombëtare. Në këtë fazë, ata duhet ta zbatojnë këtë, e më pas të nisin negociatat. Nuk e di cfarë sinjalesh ka dhënë Kryeministri Petkov, por ky është qëndrimi ynë”
Por, në Forumin e Sofjes janë dëgjuar edhe qëndrime se duhet të hiqet vetoja bullgare.
ILHAN KJUÇUK – EURODEPUTET
“Qasja 4+1 I garanton të drejtat e bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve që të vehen në Kushtetutën e RMV-së. Sipas meje, më reale është që të hiqet vetoja dhe Bullgaia të jep “dritë jeshile” për takimin e parë ndërministror dhe hapjen e kapitullit të parë që të gjendet mënyra që edhe bullgarët të kycen në Kushtetutë si element konstituiv”
Këto komente janë bërë në Konferencën në Sofje për përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE të titulluar “BE-ja takohet me Ballkanin – Mësimet nga Ukraina, Zgjerimi evropian mbrojtja nga lufta.



