“I ZHGËNJYER NGA BULLGARIA PËR EMËRIMIN E QENDRËS ME VANÇO MIHAJLOV”
Kryeministri Dimitar Kovacevski sot në Kuvend, pas pyetjes së Deputetes së VMRO-DPMNE-së, Rashela Mizrahi, ka theksuar se është I zhgënjyer që Bullgaria fqinje ka vendosur që ta emërojë qendrën kulturore në RMV me Vanço Mihajlov. Ai paralajmëroi hapjen e qendrës së kulturës në Bllagoevgrad të Bullgarisë.
Me njëherë pas hapjes së Qendrës, për cka thash se nuk pajtohem, kam dhënë urdhëra për resorët kompetent, të bëjnë analiza se përse nuk ka një rregullativë ligjore që do të parandalonte një gjë të këtillë dhe të përgatisin bazë ligjore për trajtim adekuat të këtyre emrave.
Dhe në fund, planifikoj që drejtpërdrejtë ta informoj kolegun Petkov se si Qeveri, gjatë këtij viti, kemi për qëllim që të hapim Qendër të ri të Kulturës në Bllagoevgrad të Bullgarisë. Emrin e qendrës do ta përcaktojmë me Institutin tonë për histori kombëtare, dhe do t`ju ftoj edhe juve të vini me mua në hapjen e qendrës”/KlanMacedonia/



