Author: Hamdi Kumanova

Në një intervistë për televizionin bullgar Nova, kryeministri Kiril Petkov mohoi se një rënie e vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë veriore ishte rënë dakord deri në qershor. Për këtë çështje, ai thotë se duhet votim në Kuvendin e Bullgarisë, ku paralajmëron se duhet hapur një debat i gjerë. Petkov kujton gjithashtu se në vitin 2020, Bullgaria votoi në Këshillin Evropian që Maqedonia e Veriut të lirohet në drejtim të BE-së, dhe më pas të vendoset veto për dy vjet. “Ne i japim Maqedonisë së Veriut rrugën drejt Evropës, por këtë herë ajo është e shtruar me kërkesa dhe detyrime, të…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja e ka akuzuar kryeministrin e vendit Dimitar Kovaçevskin, se ky i fundit e ka ditur dhe e ka lejuar formimin e klubit Vanço Mihjjlov. “Ai ka lejuar formimin e këtij klubi dhe ka ditur për ardhjen e Petkov. Ai për 5 ditë heshti me shpresë se do të shuhen reagimet e opinionit. Kur e pa qeveria se populli nuk do të lejojë fashizëm, Kovaçevski doli me video. Nëse qeveria vazhdon me qasjen injoruese, këto ngjarje të turpshme do të vazhdojnë”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Lexo më Shumë

Sipas zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, për momentin ka arritur maksimumi i çmimeve ushqimore, ndërsa parshikimet e tij janë se nuk do të ketë shtrenjtime tjera për shkak se nuk ka faktorë që duhet të nxit rritje të mëtejshme të çmimeve. “Ajo që është më e rëndësishme është standardi i popullsisë dhe fuqia blerëse e tyre. Unë them hapur se nuk e ndjejmë fuqia blerëse e qytetarëve bie për shkak se çmimet rriten”, u shpreh Bytyqi. Sipas tij, nuk duhet të bëhen krahasime nëse me çmimet e vendeve të rajonit për arsye se fuqia blerëse ndryshon nga shteti në shtet. “Ajo që…

Lexo më Shumë

Revizioni i rritjes ekonomike të vendit prej 4,2 në 3,2 për qind që e shpalli FMN-ja është për shkak të luftës në Ukrainë, thotë guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, e cila së bashku me ministri i Financave Fatmir Besimi merr pjesë në takimet pranverore të FMN-së dhe të Bankës Botërore. “FMN-ja i publikoi projeksionet më të reja me të cilat tenton t’i vlerësojë efektet ekonomike nga lufta në Ukrainë. Në këtë kontekst, bëhet rishikim në rënie dhe pritet në të gjitha vendet, përfshirë edhe vendin tonë. Rritja ekonomike globale pas një norme solide rritjeje prej 6.1 për qind vitin…

Lexo më Shumë

LSDM-ja ka kërkuar nga Hristijan Mickoski të jep dorëheqje për shkak të gjykimeve në rastin gjyqësor “Parcelat në Vodno”. “Shefi i Mickoskit, i arratisuri Nikolla Gruevskit, i dënuar për 7 vjet burg i është marrë pronat dhe është konfiskuar. Mickoski në atë periudhë kur janë bërë krimet në Vodno ka qenë këshilltar i Gruevskit dhe më pas sekretar i përgjithshëm i partisë. E vetmja agjendë politike e Mickoskit është pengimi i drejtësisë, shtetit dhe mbrojtja e krimit të Gruevskit. Pas gjithë kësaj, pas këtyre vendimeve gjyqësore, Mickoski duhet të japë dorëheqje”, thonë nga LDSM.

Lexo më Shumë

Në prag të festës më të madhe ortodokse – Pashkët, NP Higjiena Komunale – Shkup zhvilloi aktivitete për larjen manuale dhe makinerike të oborreve dhe rrethinës në afërsi të tempujve të mëdhenj fetarë ortodoksë në të gjitha komunat e Shkupit. Aktivitetet përfshinin: Katedralen e Shën “Klimentit të Ohrit”, kishat e “Shën Mërisë”, “Shën Dimitrit”, Shën “Jovan Krstitel (Gjon Pagëzori)”, “Sv. Petka” (Shënepremtja), “Shën Gjergji”, Shën Ilia, Shën “Arhangel Mihail”, Shën Pjetri dhe Pali, “Sv Spas” (Shën Ngjitja e Jezusit) etj. Ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë të kujdesen për pastërtinë e objekteve fetare…

Lexo më Shumë

Në tremujorin e parë kemi pasur inflacion real prej 7,7 për qind. Në përgjithësi, në këtë periudhë bëhet fjalë për inflacion të importuar dhe do të varet shumë se si do të lëvizin çmimet në tregjet evropiane dhe si do të reflektojë edhe në vendin tonë. Po marrim masa për ta zbutur atë efekt dhe ato tashmë po japin rezultate, thotë për Zërin e Amerikës, ministri i Financave Fatmir Besimi, i cili në Uashington merr pjesë në takimet pranverore të FMN-së dhe të Bankës Botërore. Besimi konsideron se pasiguria më e madhe është nëse dhe sa do të vazhdojë lufta…

Lexo më Shumë

Nga ana e zyrtarëve policorë nga SPB Strumicë është privuar nga liria PE (46) nga fshati Murtino, Strumicë. Konkretisht, në orën 09.30, pranë vendit të quajtur “Gereno” në zonën e fshatit Murtino, punonjësit e policisë zbuluan një vend të improvizuar për kultivimin e marijuanës, ku u gjetën 62 vazo të mbjella me marihuanë, me lartësi 30 deri në 50 centimetra. Në koordinim me prokurorin e Strumicës dhe me urdhër të gjykatësit është kryer bastisje në shtëpinë e J.P. dhe në hapësira të tjera, ku janë gjetur 187 fara të kanabisit, 20 plumba, vaj nga kanabisi, bimë kanabisi dhe…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, thotë se çdo vend kandidat për anëtarësim në BE duhet të vlerësohet sipas përmbushjes së kritereve dhe jo bazuar në çështje historike. Maqedonia e Veriut ka përmbushur kriteret dhe duhet të vlerësohet sipas tyre, sepse këto janë kritere reale, u shpreh sipas Stevo Pendarovski. Duke shtuar se nëse Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria përqendrohen vetëm në zgjidhjen e çështjeve historike, atëhere do të jetë vështirë të arrihet një marrëveshje. “Nëse përqendrohemi në kriteret reale për anëtarësim në BE: sundimin e së drejtës, luftën kundër krimit, liritë e njeriut, ne mund të arrijmë shumë…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Bytyqi beson se rritja e pagave në arsim, qoftë edhe për 10 për qind, siç është propozuar nga Qeveria, do të ndikojë në rritjen e inflacionit, por thotë se është rrezik i llogaritur. “Interesi më i lartë në këtë moment është që fëmijët të kenë të drejtën e arsimit të garantuar me Kushtetutë. Pavarësisht nga të gjitha palët e interesuara. Ne kemi bërë një hap përpara, si të thuash, edhe pse kemi pasur plane të caktuara, me vetëdije kemi hyrë në këtë spirale të rritjes së pagave”, deklaroi Bytyqi për “360…

Lexo më Shumë

Një minoren 16-vjeçar është sulmuar fizikisht dhe therur me thikë nga një grup i të rinjve dje në Tetovë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21 në rrugën “Jane Sandanski”. “Në SPB Tetovë është raportuar për shkelje të rendit dhe qetësisë publike me përleshje fizike në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë, në të cilën fillimisht kanë marrë pjesë disa persona, ndërsa një i mitur është lënduar me sende të mprehta. Shërbimet e SPB Tetovë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, informon Marjan Josifoski, zëdhënës në SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Sot përfundon java e dytë e grevës së përgjithshme në arsim. Përgjatë kësaj periudhe që po zhvillohet greva e mësimdhënësve, Qeveria dhe Sindikati i Arsimit, Shkеncës dhe Kulturës kanë akuzuar njëra-tjetrën, ajo e para për shantazhe, ndërsa kjo e fundit për presione. Në fund të javës së kaluar Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ofroi SASHK-ut 10 për qind rritje të pagave, respektivisht 2.500 denarë, ndërsa sindikati e refuzoi të njejtën, pasi oferta ka qenë në formë gojore dhe nuk kishte garancë të shkruara nga Qeveria. Nga sindikati theksuan se 10 përqindëshi i ofruar nga ekzekutivi, nuk korrespondon me rritjen…

Lexo më Shumë