“TË DORËHIQET MINISTRI SPASOVSKI”
Është e saktë se do të ketë dorëheqje, por edhe përgjegjësi nga LSDM-ja dhe Qeveria, menjëherë pas zgjedhjeve. Në këtë mënyrë janë përgjigjur nga VMRO-DPMNE-ja, pasi socialdemokratët kërkuan dorëheqjen e kreut partiak Mickoskit.
VMRO-DPMNE
“Koha e dorëheqjeve do të vijë kur LSDM-ja do t`i humb në mënyrë katastrofike zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilët I kërkojmë të mbahen sa më shpejt. Pas dorëheqjeve të këtilla do të pasojë përgjegjësia. Përgjegjësia se si zhduket vaji i kanabisit, për cilin ka vjedhur Muhamed Zekiri, ku kanë shkuar paratë e zhvatjes”
Opozita maqedonase nuk është ndalur me kaq. Kanë kërkuar edhe dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski. Sipas VMRO-DPMNE-së, është dita e katërt që hesht Spasovski, kurse nuk dihet asgjë për vjedhjen e vajit të kanabisit, në vlerë prej dy milionë eurove.
VMRO-DPMNE thotë se vjedhja ka ndodhur në një object me dhjetëta kamera të sigurisë, kurse ende nuk janë kapur dorasit, duke shfaqur dyshime se mosreagimi katërditor i MPB-së, është periudhë e mjaftueshme që vaji I kanabisit të nxirret jashtë vendit dhe të shitet në tregun e zi, kurse dikush të përfitojë miliona. /KlanMacedonia/



