Forumi Rinor i Alternativës në Kumanovë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit, 23 prill, shpall aksion për ndërtimin e një biblioteke në shkollën e fshatit Sopot.
Me këtë rast i drejtohet të gjithë qytetarëve , afaristëve e dashamirëve të librit që të dhurojnë libra në shtandin i cili do të jetë i hapur të shtunën dhe të dielën prej ora 15 deri në ora 18 te Shadërvani afër Bash Pelivanit në Kumanovë.



