Shkruan: Bedri Ajdari APEL PËR NDIHME MATERJALE PËR RASTIN “MONSTRA” Duke patur parasysh zhvillimet dhe ngjarjet në Maqedoninë e Veriut në lidhje me rastin e montuar politik “Monstra”, ku gjykata – shkalla e Apelit si sihariq me e shpallë vendimin bash për festën e Bajramit, e zakonisht kështu kanë vepruar gjat gjithë procedures 10 vjeqare. Ne, si kshill dhe si familjar të këti rasti kemi vendosur t’u kundërvihemi këtyre talljeve, fyerjeve dhe abuzimeve ligjore e politike, që në vazhdimsi kanë sjellë vendime Drakonike me prova të finguara për këtë rast të ndjeshëm, jo vetëm per neve, por për gjith shqipëtarët…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, theksoi se mund të gjendet një zgjedhje e përbashkët mes Qeverisë dhe SAShK-ut, por se fillimisht SAShK duhet të jenë të sinqerë me antarësinë e tyre sepse, siç tha Kovaçevski, Qeveria është për negociata që nga dita e parë. “Negociatat nuk zhvillohen me shantazh, por zhvillohen përmes dialogut ekonomik dhe social.Ne kemi ngritur pagën minimale dhe ka një afat ligjor prej 6 muajsh deri në harmonizimin e pagave, ai afat nuk ka skaduar. SASHK-u pa e hapur dialogun brenda atyre 6 muajve filloi grevën sipas meje i shpërqendron mësimdhënësit”, tha Kovaçevski.
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend vazhdon të ulet dhe aktualisht është 802. Gjithashtu është ulur numri i rasteve të reja dhe numri i vdekjeve. Situata epidemiologjike vazhdon të përmirësohet, por ministri i Shëndetësisë Bekim Sali ende paralajmëron se qytetarët duhet të jenë vigjilentë dhe institucionet të jenë të gatshme. Edhe interesimi për vaksinimin është në rënie. Shkalla totale e vaksinimit është 46 për qind, megjithëse Sali thotë se ka mjaft vaksina për këdo që dëshiron të imunizohet. Situata me Covid-19 po përmirësohet në botë. Sipas të dhënave të faqes WorldMeters, në shtatë ditët e fundit në nivel…
Greva nuk është aventurë, thotë kreu i LSM-së, Darko Dimovski në “Utrinski Brifing” lidhur me refuzimin e ofertave që Qeveria që ia ka propozuar SASHK-ut. “Ne do të negociojmë me Qeverinë me fakte në tavolinë. Jakim Nedellkov premton 18,4 përqind dhe pas fjalimit të Qeverisë çdo deklaratë e tij është se presim ofertë të mirë nga qeveria. Shokë, çfarë jemi duke bërë? Negocioj sipas ligjit ose i shtyjmë njerëzit në grevë me 18.4 përqind dhe presim ofertë nga qeveria. Pra, cka është kjo, kuizi i Lila Filipovskës?! Bankieri është Qeveria, Jakim Nedelkov është mysafir tek Lila dhe thotë oferta vlen…
“Duhet të kujtojmë se kur u imponua, diktatura jugosllave vriste bullgarët në Maqedoni”, tha presidenti bullgar Rumen Radev. “Përpjekjet e politikanëve në Maqedoninë e Veriut për të ndërtuar një identitet në baze të falsifikimeve të Internacionales Komuniste, e jo në bazë të së vërtetës historike, janë kundër interesave të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që duan anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Nëse flasim për fashizëm, duhet të jetë e qartë se Ivan Mihajlov është njeriu që refuzoi Hitlerin që të shtynte Maqedoninë në një luftë vëllavrasëse me Bullgarinë. “Jo Ivan Mihajlov, por njerëz të tjerë pas vendosjes së diktaturës…
ARSKOVKI: MAKRADULI U SHKARKUA PËR PËRMIRËSIM TË SITUATËS NË INSTITUCION Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme rekomandoi shkarkimin e Jani Makradulit nga pozita e kryetarit të Këshillit Drejtues dhe drejtorit të Përgjithshëm nga Shoqëria Aksionare për Komunikacionin Postar “Posta e Maqedonisë së Veriut”dhe në këtë pozicion ka zgjedhur Vasko Stefanovin, i cili u shkarkua nga detyra e zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. DUSHKO ARSOVSKI, ZËDHËNËS I QEVERISË “Qeveria dje rekomandoi shkarkimin e Jani Makradulit nga pozita e kryetarit të Këshillit Drejtues dhe drejtorit të Përgjithshëm të “Postës së Maqedonisë së Veriut” për shkak të përmirësimit…
Nëpërmjet një komunikate të LSDM thuhet se udhëheqësia e SASHK ngjan si performancë politike me agjendë politike dhe kërcënime që është në dëm të fmijëve. “Refuzimi i SASHK për rritje të pagave në lartësi prej 10%, përkatësish për 2.500 deri 3.000 denarë në kohë krize e vërteton këtë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Sipas tye, SASHK nuk ka bazë formale për grevë për shkak se sipas Ligjit për pagë minimale, harmonizimi i pagave kryhet në afat prej 6 muajve, që do të thotë se greva para këtij afati është kërcënim i paramenduar. “Pse kryesia e SASHK nuk i përmend fëmijët…
Qytetarët apatrit ankohen se nuk mund të pajisen me shtetësi as përmes ligjit të ri. Ata thonë se dokumentet të cilat kërkohen, nuk janë pjesë e ligjit dhe në ndërkohë dokumentet që ofrohen në përputhje me ligjin nuk merren parasysh, shkruan Alsat. Por ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski mohon të ketë një gjë të tillë. “Nuk ka problem me Ligjin për shtetësi dhe apeloj që të mos krijohet përshtypje se ka probleme me ligjin”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm. Sipas Spasovskit personat që kanë probleme me procedurat janë kryesisht shtetas të huaj. “Rreth 560 qytetarë të cilët jetojnë brenda…
Këshilli i Bashkisë së Shkupit miratoi vendimin me të cilin për herë të parë rastet e kafshimit nga qentë endacakë do të zgjidhen me marrëveshje jashtëgjyqësore. Këshilli i Bashkisë së Shkupit në seancën e sotme miratoi Vendimin për kompensimin e dëmit material dhe jomaterial të shkaktuar nga qentë endacakë në hapësira publike. “Me këtë vendim përcaktohet marrëveshja jashtëgjyqësore në procedurë pas së cilës mund të paguhet dëmi në përputhje me praktikat gjyqësore. Marrëveshja jashtëgjyqësore është në favor të zvogëlimit të shpenzimeve shumë të mëdha që dalin nga proceset gjyqësore dhe të gjitha procedurat ndihmëse, dhe gjithashtu ështënë favor të të…
Mungesa e produkteve ushqimore bazë, ka detyruar shumë vende të kërkojnë tregje alternative ushqimore. Drejtorët e agjencive për ushqim dhe siguri nga rajoni thanë se për shkak të kësaj kontrollet e ushqimeve janë më të shpeshta. “Ne do të kemi ushqim, por mund të ndodhë që njerëzit të jenë të uritur për shkak të çmimeve të larta”, tha Nikollçe Babovski – Drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Babovski siguron se gjithçka që i nënshtrohet kontrollit do të kontrollohet dhe shqyrtohet. “Edhe produktin final, vajin që vjen në raftet dhe ne kemi mundësinë dhe të drejtën dhe detyrimin ndaj qytetarëve,…
NXITET PRODHIMTARIA E USHQIMIT NË KRIZË EKONOMIKE Qeveria ka njoftuar se do të ketë subvencione të reja për bujqit dhe blegtorët, me qëllim që të rritet prodhimtaria vendase e ushqimit në kushte të krizës ekonomike globale dhe rritjes së çmimeve. Pakoja në vlerë gjysmë miliardë denarë përman pesë masa të dedikuara për gratë – prodhuese të ushqimit, për modernizimin e kooperativave bujqësore, për zgjerimin e hapësirës së depove, për makineri për prodhuesit e duhanit dhe të djathit. Maqedonia e Veriut disponon me hapësirë të madhe të pashfrytëzuar bujqësore dhe për këtë arsye Qeveria njofton mundësinë për dhënien e 700 parcelave…
UDHËTOJNË PESË KILOMETRA DERI NË KOSOVË Për dallim nga të tjerët, nxënësit e Bllacës po shkojnë në shkolle, për ata nuk vlenë greva në arsimin. Semra, Rrona dhe Abrari po shpejtojnë ta zënë furgonin për në shkollen fillore “Ilaz Thaçi” në Han të Elezit. “Sa veta jeni që shkoni prej Bllacës në Han të Elezit? Po jemi, ka edhe disa që janë paradite. Kombin a e paguani. Po nga 20 euro. Në borë, shi e diell janë të rreth 50 nxënës janë të detyruar të kalojnë këtë rrugë prej 5 kilometrave. Pas kufirit i pret furgoni i cili i dërgon…

