NXITET PRODHIMTARIA E USHQIMIT NË KRIZË EKONOMIKE
Qeveria ka njoftuar se do të ketë subvencione të reja për bujqit dhe blegtorët, me qëllim që të rritet prodhimtaria vendase e ushqimit në kushte të krizës ekonomike globale dhe rritjes së çmimeve. Pakoja në vlerë gjysmë miliardë denarë përman pesë masa të dedikuara për gratë – prodhuese të ushqimit, për modernizimin e kooperativave bujqësore, për zgjerimin e hapësirës së depove, për makineri për prodhuesit e duhanit dhe të djathit. Maqedonia e Veriut disponon me hapësirë të madhe të pashfrytëzuar bujqësore dhe për këtë arsye Qeveria njofton mundësinë për dhënien e 700 parcelave për kultivimin e kulturave strategjike.
Bujqit dhe blegtorët do të kenë mundësi të re ta avancojnë prodhimtarinë e tyre dhe me këtë t’i ulin pasojat e krizës ekonomike globale dhe të rritjes së çmimeve. Deri më 20 maj Qeveria premton se do t’i miratojë të gjitha aplikacionet që janë të kompletuara për një nga pesë thirrjet për ndihmë financiare. Gratë me biznese të vogla familjare për prodhimin e mjaltit, djathit, marmelatave dhe të tjera do të mund të fitojnë 600 euro për shfrytëzues, me mundësi të shesin edhe nga pragu i shtëpisë. Bujqit të cilët kanë nevojë për traktor do të kenë mundësi të fitojnë nga 3,500.000 denarë, ndërsa masat tjera janë.
LUPÇO NIKOLOVSKI, MINISTËR I BUJQËSISË
“Masa e tretë për të cilën sot është shpallur thirrja është rritja e kapacitetit të depove për ushqim të kafshëve, përkatësisht prokurimi i silos. Masa e katërt është ndërtimi i mandrave, masë e re për blegtorët, për përpunimin e qumështit, që do të sjellë të hyra më të larta, zhvillim të produkteve dhe plasman më të mirë. Masa e pestë ka të bëjë me sektorin për mbështetje të prodhuesve të duhanit.”
Drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Nikica Baçovski thekson.
NIKICA BAÇOVSKI, AGJENCIA PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL
“Kjo është periudhë kur duhet të mbështetet çdo individ që dëshiron të investojë në sektorin e bujqësisë. Për këtë arsye u bëj thirrje të gjithë shfrytëzuesve potencialë të njihen me kushtet dhe të aplikojnë për mbështetje financiare.”
Si përgjigje ndaj krizës eonomike dhe mungesës potenciale të produkteve ushqimore bazë, Qeveria këtyre ditëve është përgjigjur edhe me ofrimin e kushteve të volitshme për kultivimin e kulturave bujqësore strategjike. Është shpallur thirrje për ndarjen e 700 parcelave në 14 rajoneve në vend, me hapësirë të përgjithshme mbi 5700 hektarë, për mbjellje të grurit, misrit, elbit, thekrit, lulediellit, panxharit dhe kulturave tjera./KlanMacedonia/



