Deputetja nga rradhat e Aleancës për Shqiptarët Ilire Dauti përmes një postimi në rrjetin social facebook ka akuzuar qeverinë se ajo nuk i ka përmbushur premtimet e veta, e lëre më kërkesat e punëtorëve. Gjithashtu ajo potencon faktin se kemi një rritje në përmasa shumë të mëdha të shpenzimeve që duhet t’i përballojë punonjësi, ndërsa rritje të pagës nuk ka ende.
Sipas saj në buxhetin e vitit 2022 mes tjerash u tha se mbi 500 milionë euro janë rezervuar për pagat e punonjësve të administratës shtetërore. Pra, në buxhetin e vitit 2022 krahasuar me atë të vitit 2021 janë planifikuar 17 milionë euro më shumë për pagat e administratës (mjete financiare të destinuara për rritjen e pagës së punonjësve në administratë).
U planifikua një rritje prej 5% në sektorin e shëndetësisë, 7% në atë të kulturës dhe arsimit, si dhe 15% në gjyqësor dhe prokurori. Gjithashtu u tha se janë paraparë mjete financiare në vlerë prej 3 milionë e 300 mijë euro për punësime të reja në të gjithë sektorët e administratës publike.
Por, gjer tani, pra gjer në pagat e muajit mars në këto sektorë, pos premtimeve, punonjësit nuk kanë përfituar asnjë rritje të pagave.
Në anën tjetër, në një vështrim të publikuar nga enti statistikor në vend, indeksi i çmimeve të produkteve industriale në tregun vendas në muajin shkurt të vitit 2022 krahasuar me muajin shkurt të vitit 2021 rezulton se ka një rritje të çmimeve prej 33,2 % në grupin e energensëve (energji elektrike, karburantë të naftës, ngrohje qendrore ), rritje prej 35,9% shënuan produktet kapitale, 22,1% shënuan rritje çmimet në sektorët industriale (mineralet, industria e rëndë etj), 6,5 % ka rritje të çmimeve të produkteve të konsumit të gjerë si dhe 9,9% shënuan rritje çmimet e shportës konsumuese .
Siç shihet, kemi një rritje në përmasa shumë të mëdha të shpenzimeve që duhet t’i përballojë punonjësi, ndërsa rritje të pagës nuk ka ende. Pra, nga kjo rezulton se punonjësit në administratë çdo ditë e më tepër po varfërohen, çdo ditë e më teper po u bie fuqia blerëse dhe për këtë shkak duhet në mënyrë urgjente të ketë rritje të pagave, ka shkruar Ilire Dauti.
Data 14.11.2026
Aktuale
- Tri vjet nuk e pa nënën, Olechka zbulon të kaluarën e dhimbshme, tregon edhe se është në listën e zezë në Bjellorusi
- Një mama single, vushtrriasja paralajmëron hallakamë në Big Brother – a do ta përballojnë banorët e tjerë?
- E bija e madhe e Shyhrete Behlulit zbulon një sekret të madh nga jeta e saj – nuk e paskemi njohur deri më tani
- Siria heq kërkesën për miratim paraprak të hyrjes për shtetasit amerikanë dhe britanikë pas polemikave
- Iu desh një raport mjekësor për ta bindur, ky është lajmi tronditës që Beharja e mori sa ishte akoma në Big Brother
- Bejta ua këputi shpresat krejt vajzave, e konfirmon LIVE se është në një lidhje jashtë shtëpisë së Big Brotherit
- Venera Azizi: Me Kosovën e nisëm, me Shqipërinë po e përmbyllim
- Sulmohet brutalisht një i mitur para shkollës në Rashçe, 5 bashkëmoshatarë e rrahin me grushte, shqelma dhe sende të forta



