Drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi, i mohon akuzat se kryeministri Kovaçevski ka kërkuar dorëheqjen e tij. Ndërkohë, 4 institucione po kryejnë hetime për shkaqet e dështimit trevjeçar për mos konfiskimin e pasurisë së Transmetit, pasi ishte marrë vendim gjyqësor për vepër të kryer penale. I hedh kategorikisht poshtë spekulimet dhe shkrimet në portale të caktuara dhe të publikuara që kanë të bëjnë me atë se jam i paarritshëm, gjegjësisht në arrati. Jam në vend dhe aktualisht i kryej detyrat e punës si Drejtor i Drejtorisë së Policisë Financiare. Kështu ka thënë Drejtori i Drejtorisë Arafat Muaremi për…
Author: Hamdi Kumanova
Që nga fillimi i grevës së përgjithshme më 11 prill, Avokati i Popullit ka pranuar katër deri në pesë parashtresa – të gjitha ankesat nga prindërit pse nuk mund t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, veçanërisht për akomodim në kopshtet për fëmijë. Avokati i Popullit Naser Ziber kumtoi se të gjitha parashtresat janë ankesa se përse nuk ka mësime, por nuk ka ankesa për parandalimin e grevës. Në një parashtresë, tha ai, shkruhej se ata mbështesin grevën e mësuesve, por me kërkesë që ai si Avokati i Popullit të marrë masa për vazhdimin e procesit mësimor. “Pra, është e…
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski, njoftoi se sot nga Serbia janë dorëzuar sasitë e para të vajit, të cilat nesër duhet të dalin në treg. Ai edhe një herë apelon tek qytetarët që të mos shqetësohen dhe të mos rezervojnë, sepse siç tha ka vaj. Ajo importohet jo vetëm nga Serbia, por edhe nga Rusia, Ukraina dhe Bullgaria. “Ne garantojmë që ka sasi të mjaftueshme. Kemi rritur prodhimin vendas dhe sot kemi importe nga Rusia, Ukraina dhe Bullgaria, si vaj gatimi ashtu edhe vaj i parafinuar, kështu që nuk ka fare nevojë për panik dhe…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme ka vendosur për gjithë ata që hyjnë në vendin tonë të mundë të kalojnë pa certifikatë të vaksinimit, shkruan Alsat. Komisionit për Sëmundje ngjitëse ditë më parë rekomandoi që të hiqen certifikatat për të gjithë ata që futen në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.833 testime për coronavirus, ndërsa janë regjistruar 133 raste të reja. Shumica e rasteve të reja janë në Shkup (78). Nga MSH informojnë se është regjistruar një pacient i vdekur nga Struga. Nga ana tjetër janë regjistruar 156 pacientë të shëruar. Deri tani në Maqedoni janë infektuar gjithsej 308,752 persona ndërsa 298,688 janë shëruar. Numri i të vdekurve është 9263, kuse numri i rasteve aktive është 801.
SPB Shkup-Njësiti për Kriminalitet Ekonomik dhe Kompjuterik parashtroi kallëzim penal kundër O.I. (32) nga f. Studeniçan-Shkup, i punësuar si ofiqar në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”keqpërdorim i të dhënave personale”. Siç njoftojnë nga MPB, i denoncuari i parë gjatë vitit 2021, pa parashtrim të kërkesës dhe pa pajtim nga ana e nënës së fëmiut, si përfaqësues ligjor i fëmiut të mitur, ka përgatitur dhe me firmën e tij dhe vulë të Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, ka verifikuar Certifikatë nga Libri Amë i të…
Pas takimit me Këshillin e fakultetit të Arteve të UT-së lidhur me ankesat ndaj profesores Besjana Mehmedi, studentët e muzikës vendosën që prej nesër të kthehen në ligjërata. Ata do të kenë mundësinë të zgjedhin një tjetër profesor për ligjërata dhe provime. Mësohet se Këshilli i Profesorëve të Artit Muzikor ka mbështetur studentët. “Ne jemi në këtë vend pune vetëm për shkak të studentëve dhe rrjedhimisht ne jemi me studentët”, thuhet në vendimin e tyre. Ndërkohë UT-ja duhet të shqyrtojë ankesat e studentëve ndaj profesores Besiana Mehmedi, të cilën e akuzojnë për fyerje dhe kërcënime. “Jemi marrë vesh për disa…
Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi i pyetur nga gazetarët se a mendohet në parti largimi i Bujar Osmanit nga posti i ministrit të Punëve të Jashtme, ai tha se nuk mendohet të largohet asnjë ministër. “Në BDI as nuk është diskutuar dhe as që mendohet për ndonjë shkarkim eventual, jo vetëm për Bujar Osmanin, por edhe për ministrat tjerë”, tha Ademi.
Ekonomitë bujqësore nga sot do të mund të dorëzojnë kërkesa për mbështetje financiare nga Programi për implementimin e Fondit intervenues, njoftoi Agjencia e Pagesave. Programi parasheh mbështetje financiare për shpenzimet për blerjen e plehrave artificiale, për dorëzimin të qengjit dhe majmë të therur në kapacitet të regjistruar të thertoreve, si dhe për ruajtjen e pulave të cilat japin vezë, për të cilat janë paraparë 400 milionë denarë. Kërkesat për mbështetje financiare për plehra artificialer do të dorëzohen jo më vonë se deri më 31 maj të vitit 2022, ndërsa kërkesat për pula deri më 30 prill të vitit 2022. “Kërkesat…
Policët e SPB-së Tetovë dje (18.04.2022) në ora 18.10 kanë arrestuar KV (28) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të BF (20) nga Tetova, sipas të cilit rreth orës 17:30 në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë e ka sulmuar fizikisht dhe i ka marrë bizhuteritë. K.V. është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës, ndërsa stoli i është gjetur dhe i është kthyer BF. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit kundër tij do të përgatitet procedimi përkatës. /KlanMacedonia/
Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup nga data 20 deri më 23 prill Ministria e Brendshme njofton opinionin publik se në periudhën prej datës 20.04.2022 deri më 23.04.2022, për shkak të vizitës zyrtare të Presidentit të Republikës së Letonisë, N.T. Egils Levits, i vendit tonë, Ministria e Punëve të Brendshme do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën e gjerë qendrore të qytetit të Shkupit. Për këtë, SPB Shkup apelon tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion që t’i respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë të uniformuar. /KlanMacedonia/
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani është shprehur i qartë se nuk ka përfshirje të komunitetit bullgar , pa nisjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, transmeton TV21. “Nuk do t’i fusim bullgarët në Kushtetutë para se të nisim negociata. Kjo jo se nuk duam, por nuk mund të ndodh kjo”, tha Osmani.

