Author: Hamdi Kumanova

Ish-kryeministri Zoran Zaev në intervistë të përbashkët me ish-kryeministri grek, Alexis Tsipras u shpreh se kontesti që ka pasur Maqedonia e Veriut me Bullgarinë është më i lehtë në krahasim me kontestin me Greqinë. “Marrëveshja e Prespës kërkonte zgjidhje kreative për mbylljen e çështjeve me rëndësi historike. Kontesti bullgar është sfidë më e vogël se ajo me Greqinë. Besoj se Bullgaria do të gjejë forcë dhe do ta tejkalojë veten”, deklaroi Zaev. Ai u shpreh se Bullgaria është mike dhe ky shtet duhet ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut për shkak se nuk është interes i Maqedonisë të jetë pesë e…

Lexo më Shumë

Nga LSDM sot bëjnë apel deri tek Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës që të ndërpritet greva dhe fëmijët të kthehen në shkolla, përcjell TV21. Deputetja e LSDM-së, Daniella Nikollova premton se pushteti edhe këtëvit do të sigurojë rritje të pagave në arsim. “Edhe këtë vit do të ketë rritje të pagave në arsim, këtë do ta arrijmë përmes dialogut me sindikatat dhe të gjitha palët e përfshira. Prandaj, apelojmë tek SAShK-u që t’i kthehet dialogut, që mësimi të vazhdojë, do të gjendet një zgjidhje në interes të mësimdhënësve. Të mos lejojmë që mësimi të prolongohet dhe kështu të rrezikohet…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë ndaj siç i quajti ai “kërcënimeve të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM” drejt punonjësve në arsim, përcjell TV21. Mickoski tha se grafitet nëpër muret e shkollave përbëjnë kërcënim për Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. “Ky është mesazhi që përmes aktivistëve LSDM-ja dhe Qeveria ua dërgon mësimdhënësve, profesorëve, edukatorëve, por edhe SASHK-ut dhe sindikatave tjera, ky është mesazhi. Është skandaloze dhe i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, OSBE-së dhe të gjithë atyre që ndjekin proceset të reagojnë, në të kundërtën do të jem i zhgënjyer me sjelljen e tyre”,…

Lexo më Shumë

Përfitimi i përgjithshëm i tre laboratorive më të mëdha private “Avicena”, “Biotek” dhe “Nikob” për vitin e kaluar është 6,8 milionë euro. Kjo është pothuajse dyfish më shumë nga fitimi i tre laboratorive më përfituese në vitin 2020, shkruan Faktor, njofton Portalb. Pasi e përforcuan pozitën e tyre në treg në kushte të pandemisë së shkaktuar nga virusi korona, laboratorite më të mëdha private vitin e kaluar i kanë rritur të ardhurat për 70 për qind në krahasim me vitin 2020. “Avicena” ka të ardhura prej 7,1 milionë euro dhe fitim prej 2,8 milionë euro. Fitimi i kësaj shoqate është…

Lexo më Shumë

Në Qendër Zhupë të dielën votohet për zgjedhjet e kryetarit të Komunës. Sot të drejtë vote kanë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm që janë gjithsej 57. Krahasuar me zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kësaj radhe numri i të sëmurëve dhe të pafuqishmëve është për 40 vetë më i madh. Nesër të drejtën e votës duhet ta shfrytëzojnë 7 mijë e 77 persona, që është për 240 votues më pak krahasuar me zgjedhjet lokale të tetorit të kaluar. Në garë për kreun e komunës janë dy kandidatë. Në këtë komunë përsëritet votimi për kreun e komunës, pasi në zgjedhjet e…

Lexo më Shumë

Në emër tim personal dhe në emër të ITSHKSH në Shkup uroj që festa e Pashkëve të na sjell më shumë dashuri njerëzore dhe më pak plagë shpirtërore. Meqë Pashka është festa më e rëndësishme për të krishterët, që shënon Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit….nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar, uroj që shqiptarët katolikë të Shkupit dhe qyteteve tjera përfshi edhe Ipeshkvinë e Kosovës të kalojnë çastet më të përshpirtshme gjatë kësaj feste. Festa e Pashkëve na kujton ngadhnjimin e jetës dhe ringjalljen e shpresës, për ditë më të mira edhe për shqiptarët katolikë të…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një komunikate të LSDM-së thuhet se viti mësimor duhet të vazhdojë të zhvillohet pa pengesa, posaçërisht pas dy viteve pandemi kur nxënësit mësuan online ose me model të kombinuar. “E drejta e grevës është e drejtë e garantuar, por mësimdhënësit duhet të udhëhiqen nga interesat e nxënësve. Qeveria e LSDM tregoi kujdes për arsimin dhe kjo shihet edhe me rritjen e pagave për 4.5 vite për 3.200 deri 6.400 denarë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Ata shtojnë se po ashtu krahas pagave kanë investuar edhe në përmirësimin e kushteve për punë dhe se për 4 vjet e gjysmë janë…

Lexo më Shumë

Propozimet e Shkupit për arritjen e marrëveshjes dhe heqjen e vetos bullgare për fillimin e negociatave me BE-në janë të papranueshme për Sofjen. Pala bullgare thotë se nuk ka marrë një dokument zyrtar dhe mendon se duhet të vazhdojë dialogu për çështje të hapura politike dhe sapo të ketë progres, paralajmëron kundërpropozimin e saj. Marrëveshja e mundshme, politika ndaj Maqedonisë së Veriut, nëse ka apo jo një dokument që negociohet, shkaktoi mosmarrëveshje në koalicionin qeveritar bullgar. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani të enjten informoi se ekziston një dokument si bazë për marrëveshje me Bullgarinë, i pranueshëm nga pala…

Lexo më Shumë

Raftet e vajit për gatim në dyqane gjatë tërë kësaj jave ishin të zbrazëta. Rekomandimi i autoriteteve qeveritare për tregtarët që ta kufizojnë sasinë e shitjes së vajit për çdo blerës, nuk ka sjellë efekte pozitive. Qytetarët ankohen se në asnjë dyqan nuk arrijnë të gjejnë vaj për gatim. “Ja edhe sot nuk ka vaj, shitësja më tha se nuk e di kur do të furnizohen.…. Në këtë situatë s’kam çka bëj, vaj mund të gjesh vetëm në tregun e gjelbër por atje është shumë më shtrenjtë, kursej maksimalisht dhe përdor vaj ulliri derisa të sjellin në dyqan vaj luledielli”,…

Lexo më Shumë

Edhe ish-shefja e diplomacisë bullgare, Ekaterina Zakharieva sot do të jetë pjesë e delegacionit bullgar që po e udhëheq kryeministri Kiril Petkov në hapjen e klubit kulturor “Ivan Mihaillov” në Manastir. Në delegacion do të jenë edhe zëvendëskryeministrja e Bullgarisë, Ilijana Jotova si dhe ministrja e MPJ-së, Teodora Gençovska. Delegacioni do të promovojë projekte qeveritare të Bullgarisë dhe më pas do të vijojnë takimet e shoqatave bullgare në Maqedoni me kryeministrin Petkov. Po ashtu është paraparë që me ministrin Bujar Osmani dhe Bllagoj Boçvarskin të vizitohet projekti “Manastiri 2”.

Lexo më Shumë

Për kalimin e sigurt të rrugës kërkohet respektimi maksimal dhe i plotë i rregullave dhe rregulloreve të qarkullimit rrugor si nga këmbësorët ashtu edhe nga shoferët e automjeteve. Gjëja më e rëndësishme për të ditur është se në komunikacion nuk ka të drejtë absolute kalimi. Kjo do të thotë se automjetet janë të detyruara të kalojnë këmbësorët në vendkalimin e këmbësorëve, por në të njëjtën kohë çdo këmbësor duhet të kalojë rrugën në vendkalimin e këmbësorëve pasi të sigurohet që mjetet që lëvizin në rrugë të jenë në gjendje të sigurt të ndalojnë, kumtoi Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin…

Lexo më Shumë

Qeveria dhe Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – SASHK vazhdojnë bisedimet edhe këtë fundjavë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje të pranueshme reciprokisht për rritjen e pagave në arsim dhe arsimin parashkollor dhe kujdesin. Nga SASHK thonë se ende nuk kanë marrë një propozim konkret për rritjen e pagave dhe se deri në fund të fundjavës duhet të vendosin për kërkesën kryesore nga Qeveria, që të pezullohet greva dhe të kthehen nxënësit në shkollë. “Kemi marrë disa informacione që sërish nuk kanë të bëjnë me përcaktimin e përqindjes. Tani Këshilli i SASHK-ut do të diskutojë për…

Lexo më Shumë